Përdoruesi diskutim:Avni Alcani

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Avni Alcani. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Avni Alcani ka lindur më 14 gusht 1953

Vendlindja: Elbasan, Shqipëri

Shkolla e kryer: Universiteti i Tiranës

Profesioni" Skulptor, Restaurator i objekteve arkeologjike

Vepra më të njohura: Shahin Zharri. Monografi (2006), Librazhdi, Histori e shkurtër (2008) Zana dhe Dita e Verës në Çermenikë dhe në viset e tjera shqiptare (2015), Neshta e Çermenikës (2018)


Përmbajtja:

Biografia

Edukimi

Kualifikimi

Karriera

Veprat


Biografia

Avni Alcani ka lindur në qytetin e Elbasanit më 14 gusht 1953. Shkollën fillore dhe 8-vjeçare i ka kryer në qytetin e Librazhdit, shkollën e mesme në Liceun Artistik “Jordan Misja” (dega skulpturë) në Tiranë dhe shkollën e lartë në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Histori-Filologjisë(Dega gjuhë-letërsi shqipe). Në vitin 1973 ka filluar punë në Shtëpinë e Kulturës të qytetit të Librazhdit, si skenograf. Nga 1 shtatori i vitit 1974 e deri më 10 shtator të vitit 1977 ka kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Pas lirimit nga ushtria, në vitin 1977 ka filluar punë si mësues në qytetin e Librazhdit dhe në janar të vitit 1978 është emëruar mësues vizatimi në Stravaj. Në 1 qershor të vitit 1978 është emëruar ciceron në Muzeun Historik të qytetit të Librazhdit. Në vitin 1980 emërohet drejtor i Muzeut, të cilin e drejton deri në vitin 1986. Gjatë këtyre viteve është marrë me studime dhe hulumtime të ndryshme, kryesisht në fushat e historisë dhe të kulturës tradicionale (etnografi dhe folklor) të trevave të rrethit të Librazhdit. Ka botuar artikuj dhe studime në shtypin periodik e shkencor, kushtuar ngjarjeve dhe figurave historike të trevave të Librazhdit, traditave të kulturës materiale dhe shpirtërore të popullsisë së Librazhdit, studime folklorike kushtuar këngës së Gjorg Golemit, baladave dhe këngëve historike të krahinës së Çermenikës etj. Që nga viti 1987 punon si restaurator në Institutin e Arkeologjisë të Tiranës.

Edukimi

Ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji (Dega gjuhë-letërsi shqipe).

Kualifikimi

20 maj – 20 qershor 1992, specializim në Universitetin Politeknik të Athinës (Greqi): “Pastrimi, restaurimi dhe konservimi (ruajtja) i objekteve arkeologjike prej qeramike”; 22 qershor – 10 korrik 2009, kualifikim (trainim) në Muzeun Romano-Gjerman të qytetit të Kelnit (Gjermani): “Pastrimi, restaurimi dhe konservimi (ruajtja) i objekteve arkeologjike prej qeramike, qelqi, bronzi dhe hekuri”

Karriera

1973-1974: Ka punuar si skenograf në Shtëpinë e Kulturës të qytetit të Librazhdit. 1977-1978: Mësues vizatimi në qytetin e Librazhdit dhe në Stravaj. 1978-1986: Punonjës (ciceron) i Muzeut Historik të rrethit të Librazhdit. 1980: Drejtor i Muzeut. 1987-2008: Punonjës në Qendrën e Kërkimeve arkeologjike (Sot Instituti i Arkeologjisë). 1990" Restaurator i objekteve arkeologjike.

Kompetencat profesionale. Pjesëmarrës në ekspozita, projekte, ekspedita dhe sesione kërkimore-shkencore:

Tetor 1978: Pjesmarrës në ekspozitën me materiale të kulturës popullore. Librazhd; 21 nëntor 1979: Pjesmarrës në ngritjen e Muzeut Etnografik të rrethit të Librazhdit; Maj 1980: Pjesmarrës në ngritjen e Ekspozitës së Kulturës Popullore të rrethit të Librazhdit; Nëntor 1981: Pjesmarrës në ngritjen e pavionit të rrethit të Librazhdit në Ekspozitën Kombëtare të Kulturës Popullore të Shkodrës; Viti 1982: Ideator dhe oraganizator për hapjen e Galerisë së Arteve Figurative të rrethit të Librazhdit; Qershor 1982: Organizator i Sesionit shkencor: “Tradita historike e kulturore të rrethit të Librazhdit”; 1 Qershor 1984: Organizator i Sesionit Shkencor: “Tradita të kulturës popullore në rrethin e Librazhdit”; Viti 1984: Drejtues dhe organizator për rikonstruksionin e Pavionit të arkeologjisë në Muzeun Historik-Etnografik të rrethit të Librazhdit; Viti 1985: Drejtues dhe organizator për rikonstruksionin e Pavionit të Periudhës Bashkëkohore në Muzeun Historik-Etnografik të rrethit të Librazhdit; Viti 1986 (Janar-Qershor): Drejtues dhe organizator për hapjen e ekspozitës së Kulturës Popullore të rrethit të Librazhdit; 1 qershor 1986: Organizator dhe pjesmarrës në Sesionin shkencor: “Tradita të kulturës popullore në rrethin e Librazhdit; Gjatë vitit 2000, në bashkëpunim me Laboratorin e Restaurimit dhe të Arkeometrisë, u realizua për herë të parë në Shqipëri petrifikimi i objekteve arkeologjike prej qeramike në Muzeun Arkeologjik të Tiranës. Restaurimi (petrifikimi) i objekteve të tumës së Kamenicës (Korçë), fondeve të muzeut të Apollonisë, Durrësit etj.; 12 korrik 2000: Pjesmarrës në Sesionin shkencor “Në gjurmë të Gjeçovit”, Janjevë (Kosovë); Organizator i Sesionit shkencor: “Librazhdi në shekuj”, Librazhd më 10 nëntor 2001; Tetor 2001 – prill 2002 pjesmarrës për ngritjen e Muzeut Arkeologjik të Durrësit. Restaurimi i objekteve arkeologjike prej qeramike, guri etj.; Ndërtimi (ngritja) e Muzeut arkeologjik të Butrintit. Restaurimi i objekteve arkeologjike prej qeramike, guri etj. (qershor – tetor 2005); Pjesëmarrës në ekspeditat arkeologjike të Institutit arkeologjik shqiptar në bashkëpunim me Misionet Arkeologjike të huaja si: Ekspedita arkeologjike shqiptaro-angleze “Butrinti 1996”; Misioni Arkeologjik e Epigrafik shqiptaro-franceze në Apolloni (Nga viti 1996 e në vazhdim); Pjesmarrës në ekspeditën shqiptaro-italiane në “Finiq 2003”; Pjesmarrës në projektin “Tuma 9”, Fondacioni “Pakard”, Grupi i arkeologëve shqiptarë, në Apolloni 2003, 2004 dhe 2005; Pjesmarrës në projektin “AMFORA”, Apolloni 2003, 2004, 2005, 2006 dhe 2007; Pjesmarrës në projektin shqiptaro-francez të terrakotave të Sanktuarit të Artemisës, Durrës 2004, 2005, 2006, 2007, 2008 2009, 2010, 2011, 1012; Tetor-nëntor 2004 pjesmarrës në Projektin “Identifikimi i shkrimeve të shpatave të periudhës osmane në Shqipëri (Shek.XV-XIX) dhe restaurimi i tyre”; Laboratori i Restaurimit të Akeometrisë dhe Shoqata “Turizmi, Arkeologjia, Mjedisi”; Pjesmarrës në Projektin “Teatri-Apolloni” të ekspeditës arkeologjike shqiptaro-gjermane, Apolloni (nga viti 2006 e në vazhdim); Pjesmarrës në projektin “Restaurimi i Amforave dhe përgatitja e tyre për ekspozim në Muzeun e Apollonisë” (1 nëntor 2008 – 31 janar 2009); Pjesmarrës në projektin “Restaurimi i pitosave të Bylisit” , Bylis 2008-2009; Pjesmarrës në ekspeditat arkeologjike të Kosovës (Nga viti 2011 e në vazhdim).

Veprat:

“Shahin Zharri, Kënga e Gjorg Golemit, Vepra të fjetura”,  Monografi, Tiranë 2006;
“Librazhdi, Histori e shkurtër”, Tekst historie,  Tiranë 2008;
“Librazhdi, Vështrim gjeografik, historik dhe kulturor” (me bashkautor), Tekst mësimor, Tiranë 2010;
"Zana dhe Dita e Verës në Çermenikë dhe në viset e tjera shqiptare" (me bashkautor). Studim. Tiranë 2015;
"Neshta e Çermenikës" (me bashkautor) Histori, Etnologji. Tiranë 2018.

Artikuj/shkrime në revista shkencore, në buletine dhe në vepra me bashkautorsi:

“Mjekë dhe atdhetarë të shquar” (me bashkautor), Revista mjeksore, Tiranë 1983; 
“Tradita të punimit të gurit në fshatrat Kostenjë dhe Prevall”; ALMANAK “Librazhdi-1”, Tiranë 1985;
“Mbi disa tradita blegtorale në zonën e Polisit. Sistemi i numurimit me rabush”, Revista “Etnografia Shqiptare”, Nr.15, Tiranë 1986; 
“Një sistem numërimi popullor te barinjtë e Polisit”, Revista “Shkenca dhe jeta”, 1/1988; 
“Vështrim i shkurtër gjeografik, historik e kulturor i krahinës së Çermenikës”, “Çermenika – 1”, Përmbledhje studimesh, Tiranë 2004; 
"Shtjefën Gjeçovi, Arkeologu i parë shqiptar", ALAMANAK "Gjurmë të Gjeçovit 2001", Prishtinë 2001, faqe 49-52;
“Çermenika dhe Aranitët në “Memorien” e Gjon Muzakës”, “Çermenika – 1”, Përmbledhje studimesh, Tiranë 2004; 
“Kadri Hoxha (1913-1998)-Komandant i luftës Naçl”, “Çermenika – 1”, Përmbledhje studimesh, Tiranë 2004; 
“Balada e murimit në fshatin Funarës”, “Çermenika – 1”, Përmbledhje studimesh, Tiranë 2004;
“Këngët heroike në folklorin çermenikas”, “Çermenika – 1”, Përmbledhje studimesh, Tiranë 2004; 
“Kënga e Gjorg Golemit dhe figura e Gjergj Aranitit në letërsi dhe arte”, Revista “Kuvendi” (ShBA), Nr. 3, Mars 2010; 	  
"Shahin Zharri dhe Kënga e Gjorg Golemit". Revista "Çështje të folklorit shqiptar", Nr. 10, 2010’
“Muzhaqi i Angjelinës. Princi i Çermenikës dhe i Tomadhesë”. Aranitët në Librazhd”, Tiranë 2019.