Përdoruesi diskutim:DoruntinaRugova

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin DoruntinaRugova. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

User Datagram Protocol(UDP)[Redakto nëpërmjet kodit]

UDP shtrihet në mes të shtresës së aplikacionit dhe shtresës së IP-së.UDP shërben si ndermjëtëse në mes te programeve të aplikueshme dhe operacioneve të rrjetit.UDP e përdorë portin e numrave për të kryer komunikimin proces –proces.Ky protokoll siguron rrjedhjen dhe mekanizmin e kontrollit të nivelit të transportit.Ne fakt,ai e kryen një kontroll të limituar te gabimeve.UDP-ja mund të marrë vetëm një njësi të dhënash nga procesi dhe të dërgoje te pranuesi .Njësia e të dhënave duhet të jetë e vogël në mënyrë që ti përshatetet pakëtes së UDP-së.Nëse një proces don të dërgojë një mesazh dhe nuk kujdeset shume për besueshmerinë ,at’herë mund ta perdorin UDP-në.Zakonisht përdoret për transmetimin e videove dhe audiove.Ai është protokoll i shpejt dhe përdorë më pak bandwidth ,sepse lidhja UDP nuk është e ruajtur në mënyrë të vazhdueshme.Ky protokoll nuk garanton shpërndarjen e informacionit ,as nuk e bënë përseritjen e një transerfimi të korruptuar sikurse e bënë TCP.

UDP i merr të dhënat dhe ua vendos kokën.UDP ia kalon përdorusit datagramin te IP adresa me adresen e soketave.IP ia vendos kokën e vet.Pastaj datagrami kalon ne shtresën e lidhjes së të dhënave.Shtresa e lidhjes së të dhënave e pranon datagramin IP,ia vendos kokën dhe ia kalon shtresës fizike.Shtresa fizike i enkodon bitat në sinjale elektrike dhe i dërgon te makina e larget .IP datagrami ka një gjatësi totale në bajt ,keshtu që gjatësia e UDP datagramit është gjatësia totale minus gjatësia e kokës së IP-së.

Porti burimore(16 bita)[Redakto nëpërmjet kodit]

Ky port numëror 16 bitësh e identifikon procesin e dërguar që është duke punuar në burimin e nikoqirit të programit.Meqë porti burimor i programit është 16 bitësh i gjatë,ai mund të mbajë një varg nga 0 deri në 65 656 bajta.Nëse burimi i nikoqirit është klienti,programi kilent i është caktuar një port i rastesishem i quajtur porti kalimtar i kërkuar nga vetë procesi dhe i zgjedhur nga programi UDP që është duke punuar në burimin e programit nikoqir.Nëse burimi i programit nikoqir është serveri,at’herë numri i portit është universal.

Porti i destinacionit(16 bita)[Redakto nëpërmjet kodit]

Ky port numëror 16 bitësh i përdorur nga procesi që punon në destinacionin e programit nikoqir.Nëse program nikoqir në destinacion është serveri atëherë porti është port universal , e nëse programi nikoqir në destinacion është klienti ,atëherë porti është port me numër kalimtar.

Gjatesia (16 bita)[Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo fushë 16 bitëshe përmban një numër bajtash të datagramit UDP,duke përfshirë këtu edhe kokën e UDP-së dhe të dhënat e përdoruesit.Kjo fushë përmban një gjatësi totale prej 0 deri ne 65 535 bajta.Megjithatë vlera minimale e gjatësis është tetë gjë që e perfshinë vetëm kokën e datagramit të UDP-së dhe jo të dhënat.Gjatësia e të dhënave mund të jetë në mes të 0 deri në 65 507 bajta,duke ja zbritur gjatësin totale prëj 65 535 bajta nga 20 bajtat për kokën e IP-së dhe 8 bajta për kokën e UDP-së.Gjatësia e fushës në diagramin e përdoruesit UDP është e tepërt.IP diagram përmban gjatësin totale në bajta ,kështu që gjatësia e diagramit UDP është gjatësia totale minus gjatësia e kokës së IP-së.

Kontrolli i shumës(16 bita)[Redakto nëpërmjet kodit]

Kontrolli i shumës në UDP përdoret për ti gjetur gabimet gjatë gjithë përdorimit të diagramit duke përfshirë kokën e UDP-së dhe të dhënat e UDP-së.Ky kalkulim i kontrollit të shumës përfshinë një pseudokokë,UDP kokën dhe të dhënat të cilat vijnë nga shtresa e aplikacionit.Vlera e fushës së protokollit për UDP është 17.Nëse kjo vlerë ndryshon gjatë transmetimit,kontrolli i shumës e bënë kalkulimin të pranuesi dhe UDP e gjuan paketën.