Përdoruesi diskutim:Edmond~sqwiki
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Edmond~sqwiki. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
DJ Marshall Jefferson: “Të parat ishin femrat… tani interneti”
Edmond Prifti
Të parat ishin femrat… tani endet midis botës së internetit dhe muzikës. Ka iniciuar muzikën house dhe ka udhëtuar në pothuajse gjysmën e botës, që nga Cape Town në Melburn dhe përqark Shqipërisë me dhjetëra herë. DJ Marshall Jefferson u rrit nga një baba polic dhe mama mësuese, nën ritmet e hard rrokut dhe në periudhën e daljes për herë të parë të rrymës “Acid House”, nën shprehjen “Sun, Sea, Sand and Ectasy”!
Erdhi nga Amerika për të ndezur atmosferën në “Club Venue” më 19 maj, me rastin e përfundimit të fushatës promocionale të cigareve L&M në Shqipëri. Dhe nuk ishte krejt i panjohur për adhuruesit e muzikës House në mbarë botën, ndërsa në Shqipëri më pak si i tillë. Pikërisht pesë muaj përpara ditëlindjes së tij, nën një atmosferë të ndezur, DJ Marshall Jefferson ka miksuar ritmin e muzikës “Deep House” në prag të mesnatës, duke filluar nga hiti i tij i vitit 1986, “Move your body”. Por si e priti DJ Marshall ardhjen e parë në Shqipëri, ndërkohë që me dhjetëra herë e kishte “rrotulluar” këtë vend? Madje duke filluar që nga emri i tij filloi të rrëfente për revistën ONE. Emri Marshall është paksa i çuditshëm! Babai tuaj ka qenë oficer policie. Mos ka dashur ai që të merrte gradën Marshall?! Hahaha... Nga dreqin e keni mësuar këtë gjë!? Keni pyetur në gjendjen civile të Ilinoisit në regjistrin themeltar të vitit 1959?! Nuk e di, por që edhe kjo bukuroshja e recepsionit u çudit kur po më regjistronte në hotel Sheraton tek dhoma 223, kur më pyeti dy a tri herë për emrin, përpara se t’i nxirrja me të shpejtë pasaportën për t’i vërtetuar se nuk ishte një pseudonim. Realisht nuk e di se çfarë ka menduar im atë kur më vuri emrin. Ndoshta më duhet ta pyes kësaj radhe, pse po çuditen kaq shumë njerëzit! Në fillimin e viteve ’80 keni pas punuar si postier për më se pesë vite rresht, madje edhe kur punonit si DJ netëve, për një vit keni qenë postier përgjatë ditës! Si arritët të bëheshit i njohur? Amerika është vendi i çudive, por edhe i talenteve. Ndoshta kjo e fundit më solli më shumë fat... Punova rreth pesë vite rresht si postier dhe mundohesha me çdo kusht të kapja 200 dollarë në javë, ndërsa kjo vazhdoi deri nga viti 1987. Një vit më parë, pra në 1986, kisha publikuar një hit të quajtur “Move your body”, një kompozim i imi në piano dhe në sfond muzikë House - e sapo ideuar atëherë – dhe e miksuar për herë të parë në Chicago House me ndihmën e disa miqve të mi DJ. Në fillimin e viteve ’87, DJ-it e parë që shkuan në Ibiza Town filluan të luanin një muzikë që do të njihej më pas si House, madje ishin ata që shpikën thënien “Diell, det, rërë dhe ectasy”. Ju u rritët në këtë frymë apo ishit ende tepër i zënë “me zyrën e postës”?! Hahaha! Mmm, më duhet t’i përgjigjem me patjetër? Diçka që mbaj mend nga ajo kohë ishte se rreth gjashtë muaj pasi kisha filluar si DJ, po në 1987-ën shkova për herë të parë në Evropë dhe pikërisht në Angli, ku atje pashë të rinj në pistë me bluza me logo apo figurina të tjera. Vonë e kuptova çdo të nënkuptonte kjo thënie dhe çfarë prezantonin këto grupime. Në fakt unë u rrita në Amerikë një mjedis ku dëgjohej rëndësishëm hard rroku. Më duhet ta them që luaja për femrat fillimisht, pra që të zija ndonjë të dashur (Ahh meqenëse ra muhabeti, tepër e këndshme kjo femra e kopertinës në revistën tuaj. Kush është? I përngjan kjo revista ONE - Playboy-t, GQ apo FHM-it?!). Dhe po thosha që këtë kisha si “hobi” në fillimet e mia, ndërsa më pas muzika House u bë shpirti im. Fillova të luaja në piano fillimisht, prandaj edhe u quajt “Deep House” ajo muzikë që luaja unë, diçka më e thellë se një House melodioz siç ishte edhe një prej hiteve “Move your body”, e luajtur në piano në vitin1986. Pra, tani muzika për ju është e dyta? Ah, jo është interneti tashmë, pastaj femrat. Pas gjithë kësaj kohe jam menduar së tepërmi dhe më duhet të them se interneti është hobi im i dytë. Disi romantike këto shoqërime me piano në fillimet e tua me muzikën House. Mos ishin të tilla edhe këngët e tjera “me shumë dashuri House”, si tek “Dream Girl”, “My love”, “Satisfy My love”, “In dark we live”, “Where love lives” e shumë të tjera? “I like girls” por s’i kam bërë unë këto këngë! Jashtë shakasë, këto janë disa nga hitet e mia, ndërsa doja që ato të ishin të veçanta nga të tjerët. Një stil krejt i ri dhe i imi. Ishte si një hobi. Unë bëra kompozime sië e thashë në piano fillimisht, pasi doja t’i fitoja zemrat çupëlinave dhe kjo ishte më kryesorja, ndërsa muzika erdhi si hobi i dytë. Pasi muzika nuk ishte e para, pata tepër fansa të saj dhe isha tepër i suksesshëm. Por pas kësaj mendova se duhet të merresha seriozisht, pasi ato (femrat pra) vinin dhe shkonin në spektaklet e mia. Unë isha fansi më i madh i muzikës time, i asaj që ndjeja përbrenda meje, ndonëse dikush mund të thotë që ju nuk jeni veçse një plakush 48-vjeçar që luani house. Kështu fillova të kompozoj “I loose control” dhe “Acid Tracks” me një sintitezator që sapo kishte dalë ato vite dhe që quhej Roland TB-303, të dy këngët e përfshira në një rrymë muzikore të quajtur Acid House. Pra, a isha unë një tip i ndjeshëm në qoftë se luaja house në piano!? Kush kanë qenë festivalet më të famshme për ju në mbarë botën dhe DJ i preferuar? Ndoshta “Street Parade” në Zvicër apo “Exit Festival”, që është organizuar në Novi Sad. Ndërsa respektin më të madh e kam për një DJ, i cili miksonte gjithmonë pas meje, siç janë DJ Morella. Askush nuk e dëshironte këtë! Ishte shaka kjo e sipërmja, hë! Ai është miku im dhe kolegu im më i mirë. Mbaj mend që njëherë kur duhet të shkonim në Kroaci, që për të ishte hera e parë, dhe ai nuk pranonte, - por më pas iu ndryshua mendja kur i thashë se atje janë femrat tepër të lezetshme. Apo disa vite më parë në Afrikën e Jugut kur menaxheri i spektaklit më ngatërron mua me atë, përpara një turme prej 20.000 njerëzve. Në tetor 2004 ju keni dalë në një nga lojërat më popullore të luajtura e quajtur Grand Thieft Auto: San Andreas, duke luajtur muzikë house në sfondin e radios, me heroin kryesor CJ! Na flisni pak më shumë për këtë lojë që luhet në rrjet dhe në internet!?... Po është hiti “Move your body”, por të them të drejtën kam marrë vetëm ca para nga firma dhe asnjëherë s´e kam luajtur atë lojë fatkeqësisht! Çfarë di, është që ekziston një radio që ndryshon muzikën ndërsa luan lojën... Të kalojmë tek Shqipëria. Është hera e parë që vini! Kush ishin shprehjet e para që mësuat për këtë vend dhe si çfarë menduat kur u ulët nga avioni në një vend të panjohur për ju? Në qoftë se po mendoni që shprehjet vulgare janë të parat që kam mësuar, gaboheni! Njoh disa njerëz nga Shqipëria dhe do doja ti shprehja të paktën në gjuhën e tyre, kur të kthehem: Ç’kemi? Në fakt janë dy femra nga Kosova, të cilat kujdesen për dhomën e hotelit tim në Londër... Përveç tyre që flisnin pozitivisht, çdokush që takoja kur i thosha se do shkoja në Shqipëri shtrembëronin surratin dhe thoshin: Mos shko, është e tmerrshme, shumë krime dhe shumë të tjera. Por mua po më duket mjaft këndshëm, madje shumë-shumë-shumë lezetshëm. Ajo që pashë në fillim ishin Mercedes-ët. Fillova ti numëroja: 1, 2, 3, 4...Ouu shit, u lodha thashë ndërsa shoferi ynë që na mori nga aeroporti e voziste makinën si ndonjë i Formula 1-it. Jam rrotulluar përreth Shqipërisë me avion dhe kam dhënë koncerte të paktën 37 herë në Kroaci, në Maqedoni rreth gjashtë apo shtatë herë, në Slloveni rreth 15 herë, në Malin e Zi, Beograd, Novi Sad... gati në gjysmën e botës përveç Shqipërisë! Kur ndodhesha ende në avion pashë poshtë dhe kishit një bregdet të mrekullueshëm, ndërsa kur u ulëm në pistë, thashë: O Zot qenka mrekulli këtu! Po përreth jetës tuaj private. Keni ndonjë grua për shembull? Pse, sepse jam 48 vjeç?! Skam kohë, pasi askush s’do të donte një burrë që fluturon gati çdo fundjavë në vende të ndryshme të botës! Gratë shpesh herë nuk na kuptojnë dhe na pyesin: Hej, je ngatërruar me ndonjë femër tjetër përgjatë kësaj kohe? Atëherë, i bie që unë realisht të kem nga një femër çdo fundjavë... Një përshëndetje në shqip? Mirëmbrëma Tirana! Çekemi Chica (në dialektin verior kjo, apo jo)?! (Ah, bunkerët janë bosh këtu...a mund të çohen femra atje brenda?) Ok, Hands up! It will be house music tonight evening! Ju thoni Falla këtu apo... Falleminderit? Një DJ amerikan që flet shqip, hë?
Marshall Jefferson i njohur edhe si “Chicago Boy” ka lindur në 19 shtator 1959 në Ilinois të Çikagos, në vitet kur muzika hard rrok e grupeve Black Sabbath dhe Deep Purple në vitet ´70 ishte në modë. Ndoqi Fakultetin e Biznesit, por e la pas tri vitesh duke gjetur një punë si shpërndarës poste. Njëkohësisht iu bashkua “Studio 21”, ku DJ Marshall do të regjistronte këngët e para. Jeta e tij pas vitit 1987 do t’i përkiste mbarë botës, duke filluar që nga turi Evropian, pas nënshkrimit të kontratës me Trax Records dhe pronarin e saj Larry Sherman. Ai është konsideruar si një nga shpikësit e muzikës së mirënjohur House, dhe në veçanti të nënkategorisë, Chicago House. Jefferson u bë shumë shpejt një prej producentëve të Universal Studios në Çikago. Muzika e tij është konsideruar si një nga stilet më të veçanta të quajtura ndryshe “muzika për shpirtin në spektrin e hausit”, apo për shkak të nivelit të lartë të emocioneve në këngët e tij. Në vitin 1985 DJ Jefferson krijon këngën e parë “Go wild Rhythm Trax” nga shtëpia diskografike “Virgo Records”. Në vitin 1986 ka qenë kënga e tij e famshme “Move your body” në bashkëpunim me Hardy e cila u konsiderua si “një nga himnet e muzikës House”. Pikërisht në këto vite krijon grupin “Phuture” të krijuar nga Dj Pierre, Spanky dhe Herb J, por pas vajtjes së tij në turneun evropian dhe pikërisht duke filluar që nga viti 1988 del me karrierë solo. Regjistron pas disa vitesh albumin e parë “Day of the Onion” (1997). Klubet e tij të preferua janë në Londër ku edhe ka regjistruar sukseset e tij të para evropiane, si Garage City, Bar Rumba dhe Queer Nation. Këngët e tij TOP TEN “My Love” – “True Spirit” (1994) – “String Free” (instrumentale me grupin Phortune) – “There will come a day” (11 minuta këngë) – “In dark we live” (midis teknos, drum beat dhe Acid House) – “Satisy my love” (E kënduar me Sabrina Johnson) – “Harz” (një tekno 30 sekonda) – “Givin´ it up” – “Joy” (1994 – me një bas tepër të fuqishëm. Një underground klasik) – “Where love lives” (në bashkëpunim me Alsion Limerick)
Llogaria juaj do të riemërohet
[Redakto nëpërmjet kodit]Përshëndetje,
Ekipi zhvillues tek Wikipedia është duke bërë disa ndryshime në atë se si llogaritë funksionojnë, që është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të ofruar mjete të reja dhe më të mira për përdoruesit tonë, siç është njoftimi ndër wiki. Këto ndryshime do të bëjnë që ju të keni gjithkund emrin e njëjtë të llogarisë. Kjo do të na mundësojë që tu ofrojmë mjete të reja të cilat do tu mundësojnë të redaktoni dhe diskutoni në mënyrë më efikase dhe përdoruesit do të kenë autorizime më fleksible për mjetet.Një nga efektet anësore i këtij ndryshimi është se llogaritë e përdoruesve tani do të duhet të jenë të unifikuar në të gjitha 900 wiki't e Wikimedia-s. Për më shumë informacione shih njoftimin.
Fatkeqësisht, llogaria juaj ndeshet me një llogari tjetër, gjithashtu emëruar Edmond. Për tu siguruar që të dy ju të mund në të ardhmen të shfrytëzoni wiki-t e Wikimedia-s, do të riemërojmë llogarinë tuaj në Edmond~sqwiki. Llogaria juaj do të riemërohet në Prill 2015, së bashku me shumë llogari të tjera.
Llogaria juaj do të funksionojë si më parë dhe ju do të mbeteni si autor i të gjitha redaktimet që keni bërë deri më tani, por për tu kyçur do të duhet të shfrytëzoni emrin e ri të llogarisë. Nëse emri i ri nuk u pëlqen, mund të kërkoni që llogaria juaj përsëri të riemërohet duke shfrytëzuar këtë formë.
Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimet.
Yours,
Keegan Peterzell
Community Liaison, Wikimedia Foundation
20 mars 2015 09:24 (CET)
Renamed
[Redakto nëpërmjet kodit]This account has been renamed as part of single-user login finalisation. If you own this account you can log in using your previous username and password for more information. If you do not like this account's new name, you can choose your own using this form after logging in: Speciale:GlobalRenameRequest. -- Keegan (WMF) (talk)
19 prill 2015 13:40 (CEST)