Jump to content

Përdoruesi diskutim:Lori Elezi/Artizanati

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Lori Elezi/Artizanati. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Tungjatjeta Lori! Mirë se ke fillu punën. U kënaqa duke mësu për artizanatin në Kukës.

Po i përmend disa gjëra:

  1. Shkruaj me fjalët tua. Një pjesë e artikullit duket se është e njëjtë me një shkrim që unë e gjeta në internet. Shkrimin mund ta shohësh në këtë adresë: http://artizanat.nbs.org.al/services-view/kukesi/. Artikujt në Wikipedi (sikurse edhe hartimet në shkollë), duhet t'i shkruajmë me fjalët tona. Nëse vetëm e kopjojmë shkrimin e dikujt tjetër, bëjmë plagjiaturë. Plagjiatura nuk i bën mirë askujt dhe është e ndaluar me ligj dhe me rregullat e Wikipedisë. Kur shkruan me fjalët tua, tregon se e kupton temën për të cilën po shkruan. Nëse patjetër duhet ta përmendësh një fjali të dikujt tjetër (p.sh., Naim Frashëri tha "Punë, punë, nat' e ditë..."), përdori thonjëzat dhe përmende burimin (autorin dhe materialin prej nga e ke marrë thënien).
  2. Përmendi burimet. Trego se ku i ke marrë informatat që i ke përmendë në artikull. Nëse ke mësu për to nga gazeta, shkruaje emrin e gazetës, datën e botimit, faqen ose çfarëdo të dhëna që ndihmon me e gjetë gazetën. Kështu e bën artikullin edhe më të besueshëm, sepse tregon që ke bërë hulumtim dhe ke lexu për atë që po shkruan. Por edhe na ndihmon të tjerëve ta gjejmë literaturën për temën.
  3. Shkruaj një pjesë hyrëse. Shkruaj të paktën dy-tri fjali përmbledhëse për të gjithë artikullin.
  4. Ndaje artikullin në më shumë pjesë. Për shembull, pjesa "Teknika unikale ne prodhimet artizanale" flet edhe për historinë dhe gjendjen e sotme, jo vetëm për teknikën.

Mos ngurro të më shkruash po pate pyetje.

Të fala,

--Getoar TX (diskutimet) 17 mars 2015 02:40 (CET)[përgjigjuni]


Përshëndetje, siç e ka përmendur edhe Getoari më lart, burimet janë shumë të rëndësishme për shkrimin tuaj, sepse pa to, shkrimi juaj nuk mund të mbetet në Wikipedia. Wikipedia është enciklopedi online e cila mbështetet në faktet e burimeve të publikuara dhe të besueshme, prandaj është më se e rëndësishme që ju të tregoni se ku jeni bazuar gjatë shkrimit të artikullit tuaj.

Poashtu, për të pasur më lehtë shkrimin tuaj mbi këtë temë, përpiquni të gjeni artikuj në Wikipedia që kanë temë të ngjajshme me tuajën. --Λeternus 18 mars 2015 10:20 (CET)[përgjigjuni]


Pershendetje, une jam Besfort Guri, kur te jeni ne objekt, ne gjimnaz ju lutem me lajmrohuni qe te ju ndihmoje ne lidhje me artikullin.