Përdoruesi diskutim:Mediavizion

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Mediavizion. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Transmetim analog tokësor 24 ore/ditë në:

UHF – CANAL 42


Transmetim satelitor ne Eutelsat W2:

Freq.: 11.283

Symbol Rate: 27.500

Polarizimi: Vertikal

Fec.: 3/4

Televizion Satelitor Kombetar me vendim te KKRT-se, bazuar ne ligjin nr.8410 dt.30.09.1998 “Per radion dhe televizionin publik dhe privat ne Republiken e Shqiperise” si dhe ne ligjin 8655, dt. 31.07.200 “Per disa ndryshime ne ligjin nr.8410, dt.30.09.1998 “per radion dhe televizionin publik dhe privat ne Republiken e Shqiperise”

VIZION PLUS ka filluar transmetimet e para ne vitin 1999. Fillimisht me nje transmetim ne nivel lokal, per te kaluar me pas me nje shtrirje ne mbi 90 % te territorit te Shqiperise. Programet tona ndiqen ne shume prej qyteteve te Shqiperise si ne: Tirane, Durres, Fier, Gramsh, Vlore, Berat, Tepelene, Skrapar, Gjirokaster, Sarande, Permet, Kruje, Burrel, Lezhe, Shkoder, Elbasan, Librazhd, Korce etj. Transmetimi 24 ore ne satelit e ka shnderruar Vizion Plus ne nje dritare informacioni dhe argetimi per te gjithe bashkeatdhetaret tane ne mbare boten, por edhe kane bere te mundur qe programet e tij te ndiqen edhe ne ato zona ku nuk arrihet mbulimin me sinjal direkt, si brenda ashtu edhe jashte vendit, si Kosove , Mal te Zi dhe Maqedoni.

VIZION PLUS është një televizion ku çdokush gjen veten, sheh tek ai nje mik nga i cili e ka te veshtire te ndahet. Larmia e programeve, spektakleve, emisioneve social e investigativ, filmave, serialeve dhe telenovelave garanton nje audience te gjere kuperfshihen te gjithe grupmoshat dhe shtresat sociale. Sondazhet me te fundit, e kane renditur ate si nje nder televizionet me te preferuara per shqiptaret, gje e cila eshte pasqyre e perkushtimit, seriozitetit dhe pergjegjesise se treguar nga i gjithe stafi i ketij televizioni.

Transmeton 24 ore/dite, 7 dite ne jave permes nje rrjeti te perbere nga 18 pika transmetimi te vendosura ne te gjithe territorin e vendit. Nje staf profesional me nje eksperience te gjate ne fushen e transmetimeve televizive, garanton nje nivel te larte komunikimi me audiencen. Ne jemi te pozicionuar si nje ofrues i formateve te reja televizive te nje cilesie te larte si dhe si nje ze autoritar persa i takon lajmeve dhe programeve te ceshtjeve aktuale. Fitues i çmimeve te ndryshme per prodhimet e dokumentareve. I renditur si nje nder televizionet me te preferuar nga shqiptaret brenda dhe jashte vendit. Ne synojme te maksimizojme nivelin e audiences duke synuar gjithmone drejt segmenteve te reja. Bazuar ne oret e trasmetimit, ne prodhojme perkatesisht:

• 46.9 % te javes, program ne prime time (9:00 p.m.– 00:00 a.m.); dhe

• 60.8 % te struktures programore ne intervalin 7:00 a.m. dhe 7:30 p.m.

Burimet tona te programacionit jane gjithashtu edhe nje varietet ofruesish prestigjioz, vecanerisht nga studiot amerikane dhe shperndares ekskluziv.


Transmetimi

Disa nga perpjekjet tona te hershme per tu sistemuar perkrah mediave me te ndjekura kane pasur me norma te larta rritjeje. Ne synojme te vazhdojme te forcojme dhe zgjerojme pozitat ne tregun mediatik shqiptar dhe fitojme nje pozicion lideri ne aspektin e audiences

Ne perputhje me kete objektiv, ne synojme:

• fokusimin mbi prodhimin dhe transmetimin e programeve qe terheqin segmentin e duhur demografik;

• te maksimizojme segmentin e audiences dhe te shnderrohemi ne nje inovator te formateve te reja programore;

• te maksimizojme te ardhurat e reklames permes transmetimit dhe prodhimit te programeve qe terheqin nje varietet segmentesh audience dhe targetesh shikuesish qe jane me terheqes per kompanite reklamuese; dhe

• te rrisim oportunitetet permes perfitimeve selektive dhe marreveshjeve bashkepunuese.


Prodhimet tona

Arkiva jone konsiston ne rreth 76,961 ore produksione te vete televizionit, perfshire ketu 10,500 ore lajme dhe 66,461 ore programe te tjera, qe perfshijne talk show, spektakle, emisione sportive e te tjera. Programet e prodhuara nga vete televizioni kane mundur te shperndahen ne te gjitha hapesirat shqip-folese ne Itali, Europe, Amerike e Kanada. Ne gjithashtu mundesojme dhenien e te drejtave te transmetimit per materialet tona arkivore tek operatoret televiziv te vendeve fqinj.


Programet e blera

Krahas prodhimeve tona, ne gjithashtu zoterojme edhe rreth 6,510 ore program te blere per te cilin zoterojme te drejtat e transmetimit per territorit shqiptar brenda nje periudhe te percaktuar kohore. Ne kete kuader ne zoterojme rreth 1,400 ore filma, 1400 ore seriale si dhe 40 ore programe per femije.


Vlerat tona

• Seriozitet - qe do te thote shkalle e larte pergjegjshmerie.

• Shumellojshmeri - qe do te thote nje program te pasur per te gjithe grupmoshat , audience e garantuar.

• Stabilitet - qe do te thote qendrueshmeri ne kohe dhe vlera.

• Cilesi - qe do te thote nivel te larte profesional te stafit qe garanton nje komunikim efektiv me teleshikuesit.

• Vertetesi - qe do te thote pasqyrim real te ngjarjeve dhe dukurive qe shoqerojne realitetin shqiptar.

• Kenaqesi - qe do te thote transmetimin e programeve qe mbartin vlera dhe ofrojne çlodhjen pas nje dite te gjate pune.


Cfare ju ofron Vizion Plus ?

• Rritje ne vlere konsumatore, duke e bere produktin tuaj me terheqes dhe kompetitiv ne treg.

• Rritje te te ardhurave duke ju hapur rrugen investimeve ne drejtim te permiresimit te cilesise se produktit dhe ofrimit te lehtesirave ne perdorimin e tij nga ana e konsumatorit.

• Rritje te emrit te kompanise tuaj, duke i dhene akoma dhe me teper shtyse aktivitetit te saj dhe duke e bere ate me kompetitive ne treg.


Vlerësime:

Gjate vitit 2009 produktet radio-televizive shqiptare per here te pare u vune ne konkurim. Me iniciativen e Institutit AKT,mbeshtetur nga Akademia e Vleresimit Vjetor Radio-Televiziv,organizohet per here te pare mbremja e ndarjes se cmimeve.

Vizion Plus konkurroi denjesisht ne kete aktivitet, me programet e tij duke marre 6 prej ketyre cmimeve ne kategorite si me poshte:

• Faktori Plus - Emisioni investigativ i vitit

• Zip - Emisioni Informativ i vitit

• Perralle me Romake - Emisioni per femije i vitit

• Zone e Lire - Spektakli i Vitit

• Agim Bajko, By Pass Show – Personazhi i Vitit

• Valbona Kurti – Reporteri Europian i Vitit (Cmimi i dhene nga Zyra e Përfaqësimit te Komisionit Europian ne Shqiperi)

Vleresimi i Akademise se Vleresimit Vjetor, eshte ne vijim te vleresimeve pozitive qe Vizion Plus ka marre dhe vazhdon te marre si nga kritika ashtu edhe nga audienca per progresin e treguar ne rritjen e nivelit te komunikimit masiv.

Co-Plan, Instituti per Zhvillimin e Habitatit organizoi per te gjashtin vit radhazi dhenien e cmimeve te Lidershipit Shqiptar ne te cilin Cmimin Lidershipi per Media e Shtyp e mori gazetari i njohur i Vizion Plus dhe nje nga drejtuesit e programit informativ te perditshem ZIP, Z. Rezear Xhaxhiu.


10 arsyet se perse duhet te bashkepunoni me Vizion Plus


• Reklama juaj ne ekranin e Vizion Plus informon konsumatoret potencial te biznesit tuaj.

• Ne rast se informacioni shkon tek konsumatoret tuaj potenciale atehere biznesi juaj do te rritet.

• Reklama ne Vizion Plus ben te mundur informimin e konsumatoreve tuaj me te gjithe komponentet.

• Vizion Plus I adresohet nje target grupi qe tregon gjithmone interes ndaj lajmeve te rendesishme dhe programeve.

• Vizion Plus ju krijon mundesine te ndikoni dhe influenconi mbi blerjet e bera nga grate te cilat perbejne rreth 71% te audiences se tij.

• Televizioni eshte nje nga mediat me te fuqishme ne dhenien e informacionit.

• Teleshikuesit e Vizion Plus shohin reklamat tuaja dhe besojne se informacioni ne to eshte I rendesishem. 82% e teleshikuesve te Vizion Plus jane shprehur se marrin nje informacion te dobishem dhe te rendesishem nga reklamat televizive.

• Vizion Plus ju ndihmon te shmagni shpenzimet e teperta duke ia adresuar reklamen tuaj konsumatoreve femra te cilat marrin vendimet ne produktet e konsumuara nga familja.

• Reklama televizive jo vetem informon … por gjithashtu ju ndihmon ne rritjen e besimit tek konsumatoret potencial.

• Nese nuk reklamoni ne Vizion Plus, konkurrentet mund ta bejne ate.


Programe

VIZION PLUS, garanton nje cilesi te larte ne nivel informativ, edukativ dhe artistik. Nje komunikim televiziv krejt i vecante per nga natyra dhe permbajtja. Edicionet e lajmeve, emisionet investigative dhe social-kulturore, spektaklet, dokumentaret, telenovelat, filmat me te fundit prodhime te studiove preztigjioze kinematografike, por edhe shume evenimente kulturore te organizuara jashte te tij jane gjithcka qe percjell tek publiku informacion e duhur, kenaqesine e munguar dhe argetimin pa limit. Vizion Plus ka permbushur me sukses ne cilesine e Media Partneritetit aktivitete te tilla si Edicionet e Miss Shqiperia 2006, 2007 dhe 2008, Netet e Klipit Shqiptar, Miss Globe 2008, Miss Albania 2010, Edicione te Shkodra Jazz Festival, Tir Jazz Fest, edicionin e 5-te te Festivalit Mikrofoni i Arte si dhe edicionet e “Cmimeve Kult”. Gjithashtu pjese e arkives se pasur te prodhimtarise se Vizion Plus kane qene edhe recitalet e grupeve te njohur si Vaya Con Dios, Elita 5 si dhe shfaqjet musical si "Shekuj dhe Dashuri", "Nje shekull ne Broadway", "Romeo e Zhulieta", "Chikago", "Moulin Rouge", "Mbremje Gala" te cilat paten nje impakt te jashtezakoshem per publikun shqiptar. Per 3 vjet me rradhe Vizion Plus, ka qene producenti kryesor i nje prej spektakleve me popullor te shnderruar ne tradite sic eshte "Krasta Show & Ethet......". Ekskluziviteti me i fundit i Vizion Plus, per territorin shqiptar ishte, eventi i "Ballkan Music Awards", i cili u transmetua me date 4 Qershor 2011. Por Vizion Plus ka menduar edhe per te apasionuarit e sportit, kur per dy vjet me radhe solli ekskluzivisht magjine e Champions League dhe Uefa Cup. Cdo te marte, te merkure dhe te enjte ekrani i Vizion Plus u shnderrua ne nje arene te vertete emocionesh dhe perballjesh spektakolare. Edhe Superliga Shqiptare ka qene pjese e struktures sone programore me transmetimin ekskluziv te te gjitha ndeshjeve te ekipit te Partizanit. Se fundmi Vizion Plus ne bashkepunim me Tring Digital realizon me sukses edicionin e pare te „Dancing with the Stars Albania“ si dhe spektaklin e humorit „Apartamenti 2XL“. 2 evente qe pergjate gjithe transmetimit te tyre ne ekranin e Vizion Plus kane shenuar shifra rekord audience te paregjistruara me pare ne ndonje media shqiptare. Nje sipermarrje gjigande, pas se ciles qendronte puna dhe perkushtimi i nje stafi te kualifikuar dhe me eksperience. Dhe jo vetem kaq,Vizion Plus ka prodhuar mbi 240 dokumentare te vleresuar per objektivitetin, menyren e trajtimit te dukurise dhe mesazhin qe percjellin. Per te gjitha keto Vizion Plus eshte cilesuar nga kritika si nje nder televizionet me prodhimtari me te larte nder vite. Ne cdo moment Vizion Plus eshte perpjekur te jete sa me koherent per t'ju dhene programin e duhur ne kohen e duhur, duke ju servirur ne cdo kohe nje menu perfekte per shijet tuaja. Stafi profesional me mjaft eksperience, transmeton cilesi ne komunikim, shkalle te larte pergjegjshmerie si dhe garanton nje programacion qe i adresohet nje game te gjere shtresash shoqerore qe fillon qe nga njeriu i thjeshte tek intelektuali, nga femija tek i moshuari, nga me i varferi tek me i pasuri. Me keto cilesi "Vizion Plus" shpesh here eshte vleresuar nga kritika me cmime ne nivel nderkombetar, te tilla si : Cmimi i Pare ne Festivalin Nderkombetar "Orsini", per filmin dokumentar me te mire, cmimin "Kult 2005" per dokumentaret e ciklit "Tunel", si dhe se fundmi cmimet e akorduara nga Akademia e Vleresimit Vjetor Radio Televiziv.

Vizion Plus nepermjet nje stafi te kualifikuar marketingu ka krijuar dhe mban marredhenie te shkelqyera me shume sipermarres vendas dhe te huaj. Per ne ata do te mbeten nje partner i rendesishem ne rrugen e perbashket drejt suksesit. Kontributi i tyre ka qene i jashtezakonshem ne mbarevajtjen e punes sone, por nga ana tjeter ajo c’ka ne ju kemi ofruar i ka bere ata te ndjehen tejet te suksesshem me biznesin e tyre dhe te fitojne nje popullaritet te admirueshem. Me ndihmen dhe konsulencen e stafit tone shume kompani modeste sot jane kthyer ne sipermarrje te medha, te cilat konkurojne me sukses ne tregun vendas dhe me gjere.

Programacioni aktual ne Vizion Plus:

1. Edicionet Informative. Vizion Plus ne programacionin e tij te larmishem, prodhon edhe transmeton rregullisht 5 (pese) edicione lajmesh (pervec edicioneve flash ku ne menyre permbledhese e ne hark kohor prej 120 sekondash evidentohen lajmet me kryesore ne forme te shkurtuar). Edicionet e lajmeve ne Vizion Plus transmetohen ne oraret: 13:00, 15.00, 16:45, 19.00 (e qe eshte dhe edicioni kryesor i lajmeve te dites ne Vizion Plus) dhe ne oren 23.00. Vizion Plus shpreh dhe trasmeton informacionet dhe lajmet ne menyren me te pavarur dhe me objektive. Kjo gje deshmohet me se qarti edhe nga fakti se ne te gjitha edicionet e lajmeve te Vizion Plus theks kryesor e aspak dytesor u jepet atyre informacioneve qe ndjellin e terheqin interesin e publikut te gjere mbi tema aktuale te shoqerise sone.

2. Dancing With the Stars është ndërthurje e shkëlqimit të një spektakli me gjininë e reality show-t. 12 personazhe VIP garojne mes njëri-tjetrit për një çmim të madh, nje makine e tipit Jaguar X-Type. Të shoqëruar nga 12 balerinë profesionistë ata jane bere pjesë e një prej formateve më të suksesshme televizive sot në botë. Shqiperia, kaloi me sukses proven e te qenit vendi i 31-te qe provoi magjine e Dancing with the Stars, permes nje bashkeprodhimi te Tring Digital dhe Vizion Plus

3. Apartamenti 2XL. Nje test i kaluar me sukses i nje formati unik e te pa provuar me pare ne nje media televizive. Per 12 jave, cdo te diel mbrema ne Vizion Plus dhe te henen ne Tring Shqip, tre aktoret e talentuar te humorit, Ermal Mamaqi, Gentian Zenelaj, Lisa Kujovska dhe Julian Deda percollen tek publiku batuten e spikatur dhe humorin e holle. Nje audience maksimale e cila ishte e tille edhe ne forumet e internetit, ku ne portalin me te klikuar Facebook ata shenuan nje numer rekord fansash, plot 265.000 shifer e pa regjistruar me pare ne kete portal. Ata do te rikthehen serish ne sezonin e ardhshem me te ftuar te rinj ne Apartamentin me te famshem ne Shqiperi.

4. A Show eshte menduar si nje nderthurje e guximshme e programit te folur dhe te varietese klasike. Sidoqofte, i referohet shume programeve te britanikut Jonathan Ross dhe amerikanit David Latterman. Do te kete tre te ftuar te cilet do flasin, me prezentatorin Adi Krasta, e perballe publikut, per projektet dhe ngjarjet me te rendesishme te jetes se tyre, ku ata jane protagoniste. A Show pati nje anteprima ne Pallatin e Kongreseve, e menduar si nje shfaqje e vecante dhe pa shtysen te krijoje pershtypjen se i gjithe cikli do jete i atyre permasave skenike. A Show-seriali do realizohet ne studiot e Vizion Plus dhe do vazhdoje te mbetet nje shfaqje e fjales.

5. Sketch Show. Sketch eshte nje format humori i "Avalon Production" i cili eshte realizuar me sukses ne Britani, ShBA, Itali, Gjermani, France etj. Tashme vjen ne versionin shqiptar nga ekipi i suksesshem i Apartamentit me te famshem ne Shqiperi, 2XL. Sketch Show eshte nje program me kohezgjatje 90-110 min me autor Turjan Hysko-n ne te cilin integrohen disa forma humori. Boshti i shfaqjes eshte nje skene gjigande ne te cilen realizohen skeçe qe kane te bejne me aktualitetin dhe ku njekohesisht ruhet interaktiviteti dhe komunikimi me publikun.Te gjithe aktoret jane prezantues ne forma te ndryshme te programit. Nje tjeter element i rendesishem jane te ftuarit surprize ne shfaqje qe do shfaqin aftesite e tyre ne aktrim duke ndervepruar me aktoret. Eshte nje rijesi ne ekranet shqiptare persa i perket zhanrit te humorit dhe qe sigurisht nje format elastik qe do terheqe nje audience maksimale pasi ka nje experience te suksesshme ne shume shtete.

6. Debat nga Alfred Peza. Brenda hapesires qe ofron ky format trajtohen çeshtjet, lajmet dhe zhvillimet me te medha dhe me te rendesishme te jetes politike-sociale në vend. Ky format merret me trajtimin, analizen dhe debatin e temave politike, por edhe te politikave per çeshtjet kyçe në Shqipëri dhe hapësirën shqiptare në Ballkan, si politikat e sigurise kombetare, politikat ekonomike, diplomacia, gjeopolitika, çështjet kombëtare, etj. Të ftuarit, do të jenë nivelet më të larta të politikës dhe shtetit, që nga Presidenti, Kryeministri, lideri i opozitës, ministra, deputetë, drejtuesit e institucioneve kryesore kushtetuese të vendit, analistë, akademikë, personalitete të shquar të të gjitha fushave kryesore të jetës së vendit, ekspertë, liderët kryesorë politikë të Kosovës, shqiptarëve të Maqedonisë, Malit të Zi, etj dhe personalitete të shquara ndërkombëtare, të cilët kanë ndikim në vendimarrjet për Shqipërinë dhe shqiptarët.

7. Intervista nga Alfred Peza. Permes ketij formati, do të sillen në ekranin e “Vizion +”, personazhet dhe personalitetet më të rëndësishme, më me ndikim dhe më të spikatura të botës shqiptare, nga të gjitha fushat e jetës: politikë, administrim, biznes, media, art, sport, etj. Qellimi i tij eshte të evidentohen, promovohen dhe sillen në ekran, arritjet dhe vlerat më të mira shqiptare. Personazhet që kanë ndërmarrë vendime të rëndësishme me interes të gjerë publik, që kanë arritur suksese të dukshme, realizuar vepra të spikatura, që kanë marë vlerësime, apo kanë arritur nivele dhe standarde të reja, duke u shndërruar në modele dhe histori suksesi.

8. Zone e Ndaluar. Nën etiketën e dokumentarit, "Zonë e Ndaluar" trajton histori, ngjarje, dhe personazhe që kanë qënë dhe mbeten në qendër të aktualitetit, por që në mënyrë të pashmangshme do të shihen më thellësisht duke dhënë njëkohësisht një mundësi filtrimi dhe analize të fakteve përmes zërave pro dhe kundër. Duke synuar zbulimin e së vërtetës, gazetari i mirënjohur Andi Bushati do të gjendet sërisht mes zonave të ndaluara, për të sjellë në dritë ngjarje dhe histori nga e shkuara dhe e sotmja, të njohura e të panjohura, të cilat do të serviren më hollësisht dhe do ju shoqërojnë deri aty ku askush nuk ka qënë mëparë.

9. By Pass Show. Nje format satirik dhe thumbues mbi dukurite dhe fenomenet negative te realitetit shqiptare prezantuar permes karizmes se holle te humoristit Agim Bajko. Nje prodhim i dep. te informacionit i cili sjell cdo te diel ne mbremje realitetin shqiptar te pare nen nje tjeter kendveshtrim, duke percjelle jo vetem buzeqeshjen por edhe ndergjegjesimin mbi gjithcka qe na rrethon ndaj te ciles duhet te reagojme. Agim Bajko eshte vleresuar me cmim nga Akademia e Vleresimit Vjetor te Radios dhe Televizionit si Personazhi i Vitit.

10. Zip, nje prodhim i Departamentit te Informacionit. Moderatoret Edlira Prendi dhe Edvin Peçi vijne cdo mengjes me temat soft te aktualitetit. Ne studio te ftuar specialiste, analiste dhe opinioniste, personalitete te shoqerise civile, politikane, individe te cilet kane lidhje direkte apo indirekte mbi temat ne fjale. Nje emision i trajtuar ne aspektin e nje bisede te hapur, ku debati dhe komentet do te jene epilogu i nje dite te re qe sapo ka nisur. Nje nder formatet e importuar me shifra rekorde audience nga vendet ku u aplikua per here te pare, dhe qe permes ekranit te Vizion Plus eshte konsoliduar si nje nder formatet informativ me te ndjekur ne Shqiperi. Vleresuar me cmim nga Akademia e Vleresimit Vjetor te Radios dhe Televizionit si Emisioni Informativ i Vitit.

11. Tre per nje strehe, nje reality show qe vjen prane teleshikuesve si nje program i nje formati te vecante sa argetues , aq edhe i thelle ne prekjen e realitetit te se perditeshmes shqiptare. Ne thelb te tij qendron testimi i mikpritjes shqiptare, nje prej virtyteve me te perfolura, me te cilin me te drejte populli yne eshte krenuar ne shekuj. Ky testim realizohet nga nje grup prej tre vetesh (moderator, operator dhe teknik zeri) ne te gjitha krahinat e vendit. Lirshmeria e bisedave, afersia qe krijon grupi, lehtesia me te cilen moderatori kalon barrierat e mosnjohjes, shakate dhe batutat, e bejne nje format te thjeshte dhe argetues. Problematikat qe trajton, vecorite qe karakterizojne vendet qe testohen, e sjellin ne kohe kete virtyt duke e vene ne prove. U hapet porta apo jo, diku i pranojne, diku refuzohen, intervista me njerez te thjeshte, bisedat me ta, copeza jete te zakonshme, reale, te pastisura, vijne ne kete format duke i larguar teleshikuesit nga debatet e politikaneve dhe analisteve ne studio, duke i bere ata vete protagoniste te ketij programi ku seicili gjen veten dhe jeten e tij.

12. Dita Ime. Nje emision nga Rezi Nika. I konceptuar ne formen e nje maratone programore ne dinamiken e se ciles mund te gjesh informacionin e perditshem te nevojshem. Nje format qe permes karakterit informativ dhe social sjell krijimin e nje strukture programore elementet e se ciles nderthuren harmonikisht me njeri tjetrin. Gjithcka eshte e konceptuar brenda ambienteve te nje shtepie gjigande ku krijohet nje marredhenie nderpersonale mes protagonisteve te tij dhe te ftuarve te dites permes diskutimit te shume temave qe terheqin ne cdo kohe vemendjen e publikut.

13. Ora 5 PM. Nje format qe ploteson si duhet hapesiren e pasdites, duke e bere ate me interaktive dhe interesante, duke sjelle me teper ritem fale kurioziteteve dhe informacioneve qe vijne ne nje kendveshtrim te lehte dhe elegant. Shume te ftuar, ikin dhe vijne, here ndizet nje teme per diskutim, here te ftuarit sillen me intervista me vete. Thuajse, cdo dite, per njerin nga te ftuarit ka nje video-mesazh surprize, gje qe per shikuesin do te mbetet e tille deri ne fund...

14. Mos e beso po deshe. Përmban material të mjaftueshëm për të ngopur oreksin e çdonjërit për fakte të çuditshme dhe të mrekullueshme. Duke synuar kuriozitetin, emisioni premton të tërheqë audienca midis femrave dhe meshkujve që variojnë nga 7 vjeçarët tek 70 vjeçarët. Rezultati final do të jetë një konspekt që do të kënaqë çdo fëmijë apo të rritur.

15. Chic Plus. CHIC - eshte nje program qe synon ti drejtohet nje target grupi teleshikuesish te apasionuar pas artit, te interesuarve direkte ne ngjarjet kulturore shqiptare, por edhe informativ per te gjithe, profesioniste apo amatore. Realizuar dhe drejtuar nga Fjodora Fjora, CHIC do te jete nje format televiziv I fokusuar kryesisht mbi histori personale, performance dhe opinione qe jane te lidhur me fusha kryesore te artit si muzike, kinema, teater, botime te reja etj Me SHIC synojme ti japim publikut nje menyre te re per te perjetuar artin dhe kulturen, duke kerkuar dhe prezantuar bashkohoren ne menyre argetuese me nje kendveshtrim krejtesisht origjinal ne Kulture, Art dhe Literature ne vend e me gjere.

16. Histori Dashurie. Centrum Production ne bashkepunim me Vizion Plus prezantojne: "Histori Dashurie" formati i munguar i ekraneve shqiptare.Spektakli i dashurise dhe emocioneve te forta rikthehet serish ne Vizion Plus. Percjellja e historive te dashurise dhe kronikat romantike, por gjithashtu edhe copeza nga jeta e shume personazhe te njohur publik apo protagonisteve te momentit, do te vijne serish ne sezonin ne vazhdim. "Histori dashurie" eshte nje program i trajtuar dhe konceptuar me kujdes ne te gjithe komponentet e tij teknik dhe artistik nga nje staf profesionistesh.

17. Nga e Para. Anima Pictures prezanton nje format televiziv qe do te perbeje risi ne tregun mediatik shqiptar. Cikli i emisioneve qe do te nise se shpejti ne ekranin e Vizion Plus eshte nje format i ri i parealizuar me pare ne Shqiperi por gjithashtu nje format i njohur dhe i sukseshem ne eksperiencen boterore televizive. Programi “Nga e Para” synon njekohesisht dy gjera: 1). te edukoje dhe te percjelle shije, estetike menyre jetese me standarte bashkekohore dhe njekohesisht 2). te jete nje zgjidhje shume e mire sociale dhe humane per familje dhe individe qe kane nevoje per nje ndihme te tille. Me konkretisht ky emision konsiston ne identifikimin e disa shtepive apo apartamenteve te cilat ndryshohen totalisht dhe ridisenjohen nga e para duke krijuar nje surprize tek shikuesit por sidomos tek perfituesit e drejtperdrejte banore te ketyre apartamenteve. Per te realizuar kete angazhohet nje staf i tere i mirepregatitur arkitektesh, projektuesish dhe realizuesish. Gjate kohes qe ndodh i gjithe ky transformim i madh i shtepise (per rreth nje jave) banoret akomodohen ne kushte mjaft komode ne hotele pushimi apo ne vende te tjera. Me rikthimin e banoreve ne shtepi ata do te perballen me nje ndryshim te madh dhe te sjelle me gusto ku te gjitha pajisjet dhe mobilimet jane totalisht te reja.