Jump to content

Përdoruesi diskutim:Muhamet Racaj

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Muhamet Racaj. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Përshëndetje, Muhamet Racaj!
Anëtarët e Wikipedia-s shqip të urojnë mirëseardhjen.

Muhamet Racaj, kjo është faqja juaj personale (aktualisht gjendesh në faqen personale të diskutimeve). Mirë do të ishte që faqja personale të plotësohej me disa informacione për veten dhe për qëllimin tënd në Wikipedia-n shqip, nëse ke një të tillë. Kujdes! Faqet e përmendura më sipër nuk janë faqe për të vendosur tekst enciklopedik apo një mënyrë për të shkruar artikuj.

Mos harro që anëtarët e Wikipedia-s shqip janë punëtorë vullnetarë dhe ndihmojnë me gjithë dëshirë kështu që, mos ngurro të shtrosh pyetje.

Puna e mbarë!

If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.



-- Komuniteti (diskutimet) 14 nëntor 2021 19:23 (CET)[përgjigjuni]

Prof.Dr.Muhamet Racaj, gjeneral major

Lufta hibride

Sipas disa hulumtimeve, termi për herë të parë në publik përmendet në punimin e Marinasve amerikan të botuar në vitin 1998, në të cilën aftësia për kryerjen e detyrave ekspedituese përshkruhet si “forcë hibride për luftë hibride” dhe “luftimi e cila gjendet në udhëkryqin mes luftimit specil dhe konvencional” me qëllim të përshkruhet kombinimi i forcave konvencionale dhe jokonevncionale si mënyrë më efikase të përdorimit të resurseve ushtarake të kufizuara. Më vonë, në vitin 2002 termi përdoret gjatë studimit të lëvizjes separatiste çeçene dhe analizën e mjeteve për menaxhimin me veprimet e dhunshme, të “shoqërive të përziera dhe hibride”. Veçanërishtë është theksuar se luftimi hibrid do të bëhet dominues duke pasur parasyshë se përdorë taktikë gurelie dhe ushtritë moderne që janë të zhvilluara shumë në mënyrë burokratike dhe teknologjike që do të ballafaqohen me shumë sfida. Që të dientifikohen dhe shfrytëzohen pikat e dobëta të armikut hibrid të nevojshme janë doktrina të reja dhe porcedura operative të përshtatura. Kundërshtarët inferioritetin e tyre në kapacitet dhe aftësitë do të kompensojnë me përdorimin e veprimeve terroriste dhe rebele dhe taktika gruelie. Veprimet do ti kryejnë formacionet paraushtarake dhe grupet e organizuara kriminale përmes sulmeve kibernetike mbi rrjetet politike, financiare dhe të komunikimit. Në hulumtimin për “paraqitjen e luftërave hibride” në vitin 2007, paraqitet përkufizimi vijues: “grup i formave të ndryshme të luftimit duke përfshirë edhe aftësi konvencionale, taktika dhe formacione të parregullta, akte terroriste të dhunës dhe frikësimit, dhe trazira kriminale”. Edhe  përveç të lartëpërmendurës, forcat perëndimore vendosin se nuk ka nevojë nga përkufizimi zyrtar i termit luftim hibrid dhe rekomandojnë të mos futet nën-terminologji e re të luftimit. Ky qëndrim menjëherë ndryshohet në vitin 2014 kur Rusia e aneksoi Krimenë dhe aktivitetet përshkruhen si diçka e re.  

Nga ana tjetër, Rusia për herë të parë përdori termin “luftim hibrid” në vitin 2016, të prezentuar nga Kryeshefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Valerij Gerasimov. Ai luftimin hibrid e karakterizon si luftim modern dhe përfshinë “revolucionet e larme” që kanë për qëllim ti marin vijat mes luftës dhe paqes. Gerasimov thekson se mjetet jo-ushtarake për realizimin e objektivave ushtarake dhe strategjike janë të shumta dhe në shumë raste kanë tejkaluar fuqinë e armatimit dhe efektivitetin e tij. Në vitet e kaluara ka pasur shumë propozime për mënyrën në të cilën duhet të kundërvihet dhe luftojë kundër aktorëve jo-shtetëror dhe aktorët shtetëror të cilët duken si forca hibride. Pyetja më e rëndësishme në të cilën duhet të përgjigjemi është a përdoret në luftë e njejta strategji ose taktikë të cilën e përdorë kundërshtari ose të bëhet diçka ndryshe ose të papritur. Ka studiues që rekomandojnë adaptimin, zbatimin e taktikave të reja dhe mbindërtimin e procedurave por rallë kush rekomandon specifika për atë si në fakt të ballafaqohet me kërcënimet e reja hibride. Sipas disa drejtuesve të lartë të sistemeve kolektive të sigurisë, qëllimi kryesor është krijimin e ndikimit që është fuqishëm e mjaftueshme por nën pikën kritike për aktivizimin e nenit 5, dhe kështu të arrijë të realizohen objektivat e dëshiruara pa provikimin e kundërshtarit ose armikut të aktivizojë reagimin mbrojtës. Termi operacione hibride ndoshta është më e saktë për kuptimin e karakterit të taktikave që përdoren gjatë luftës së pashpallur që në kontekst të NATO-s janë skenarë para aktivizimit të nenit 5. Pavarsishtë se si është përkufizuar luftimi hibrid, sfida më e madhe është gjetja e mënyrës për ballafaqimin me oponentin i cili i përdorë të gjitha mjetet e nevojshme, konvencionale dhe jokonvencionale, legale dhe ilegale, të rregullta dhe të parregullta, që të dobësojë objektivin para se të shpallet lufta.

Në vitin 2013, është prezentuar modeli që përshkruan synimet ruse dhe saktëson cilat masa do të ndërmeren për realizimin e interesave kombëtare. Ky model është i njohur si “Stratergjia e Gerasimovit”. Ai thekson se në botë roli i mjeteve jo-ushtarake për realizimin e objektivave politike dhe strategjike është forcuar deri në atë shkallë që në shumë raste ato tejkalojnë fuqinë dhe efektivitetin e armës. Mjetet jo-ushtarake i përfshijnë sektorët politik, ekonomik, informatik dhe tjera në kombinim me potencialin e protestave popullore. Sipas Gerasimov, përdorimi i forcave për operacionet speciale dhe forcat tjera ushtarake mund të jetë e nevojshme, por këto forca duhet të përdoren të fshehura nën aktivitete tjera që të fshehet përdorimi i vërtetë i subversionit, frikësimit dhe taktikat klasike jokonvencionale. Në fazën fillestare të mobilizimit hibrid përqendrimi është dhënë në metodat jo-ushtarake dhe theksohet popullata civile dhe faktori njerëzorë. Formimi i koalicioneve, shoqatave dhe grupet opozitare politike dhe zbatimin e presionit politik, ekonomik dhe diplomatik janë mjete që mund të shfrytëzohen si instrumente të fuqisë për ndikimin mbi popullatën civile. Në doktrinën zyrtare të miratuar theksohet se konfliktet moderne kërkojnë përdorimin e aksioneve indirekte dhe asimetrike duke përfshirë edhe masat jo-ushtarake me përdorimin masiv të protestave dhe financimin e jashtëm të forcave politike dhe lëvizjet shoqërore.

Ekziston edhe një term popullor që ka të bëjë me luftimin hibrid, zonë gri, shpesh e përshkruar si hapësirë konceptuale midis luftës dhe paqes. Që të përshkruhen konfliktet në zonën gri përdoren edhe terme tjera siç janë: lufta të vogla, konflikte me intensitet të ulët dhe operacione ushtarake jashtë luftës. Mirpo nëse dëshirojmë zona gri të kontribojë në kuptimin e konfliktit para se të shpallet lufta, forcat për operacionet speciale do të jenë më mirë të përdorura përderisa kjo nuk vëzhgohet si startegji por si gjendje natyrore. Luftimi i parregullt është strategjia ushtarake për aritjen e rezultateve më të mira në fazën konceptuale mes diplomacisë dhe luftës. 79.125.168.96 11 dhjetor 2022 21:38 (CET)[përgjigjuni]

Diversioni (nga latinishtja diversus — "e ndryshme", "e larmishme") nënkupton shpërqendrimin, devijimin ose një sulm të papritur. Në anglisht, termi diversion do të thotë "ndryshim" ose "rishpërndarje", dhe përdoret gjithashtu si pjesë e gjuhës juridike.

Gjatë Luftës së Ftohtë, diversioni përfaqësonte lëvizjet nëntokësore që synonin shpërbërjen e një shteti (sabotimin) dhe, për shembull, në shtetet real-socialiste përdorej për të përshkruar ato forca që vepronin kundër rendit socialist dhe njësive të tyre ushtarake.

Diversanti (gjermanisht Diversant ose rusisht diversant) është një ushtar i trajnuar për të kryer akte diversioniste, zakonisht pjesë e njësive speciale ose me misione të veçanta (→ komandosi). Grupet diversioniste krijohen gjithashtu brenda lëvizjeve revolucionare dhe çlirimtare, organizatave guerile dhe njësive të tjera të armatosura rebele.

Forcat Speciale (anglisht special forces) janë kategori të veçanta të formacioneve ushtarake dhe paraushtarake, të destinuara për zhvillimin e të ashtuquajturit luftë speciale (anglisht special operations). Këto përfshijnë:

Njësi të forcave të armatosura të tre degëve kryesore, të trajnuara, të armatosura dhe të pajisura për veprime diversioniste, kundër-guerile dhe inteligjente;

Forca operacionale të shërbimeve të inteligjencës ushtarake;

Njësi të pavarura të destinacionit të veçantë nën komandat supreme;

Agjenci dhe zyra të specializuara.


NATO i ka përcaktuar operacionet speciale si "aktivitete ushtarake të zhvilluara nga forca të veçanta të caktuara, të organizuara, të trajnuara dhe të pajisura me personel të zgjedhur, duke përdorur taktika, teknika dhe metoda jokonvencionale."

Forcat speciale kanë luajtur një rol të rëndësishëm që nga fillimi i shekullit XX, veçanërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur "çdo ushtri e madhe e përfshirë në luftë" krijoi formacione të dedikuara për operacione speciale pas linjave të armikut. Në varësi të vendit, forcat speciale kryejnë një gamë të gjerë funksionesh, duke përfshirë:

Operacione ajrore,

Shtypjen e kryengritjeve,

Antiterrorizmin,

Mbrojtjen e brendshme të huaj,

Operacionet e fshehta,

Sulmet e drejtpërdrejta,

Shpëtimin e pengjeve,

Gjuetinë e objektivave me vlerë të lartë,

Operacione inteligjente,

Luftën jokonvencionale.


Në vendet me gjuhë ruse, forcat speciale të çdo shteti zakonisht quhen specnaz, që është shkurtim për "qëllim të veçantë." Në Shtetet e Bashkuara, termi "forcat speciale" shpesh i referohet posaçërisht Forcave Speciale të Ushtrisë Amerikane, ndërsa termi më i gjerë "forcat e operacioneve speciale" (anglisht special operations forces, SOF) përfshin të gjitha njësitë speciale.

Detyra të tjera të forcave speciale:

Planifikimi dhe zbatimi i misioneve depërtuese në territore të kontrolluara nga armiku;

Sulme mbi objektiva strategjike kritike;

Mbledhje të dhënash inteligjente;

Infiltrime, sulme, diversion dhe sabotim.


Historiku:

Forcat speciale kanë luajtur një rol të rëndësishëm gjatë historisë së konflikteve ushtarake, duke realizuar veprime përçarëse përmes "godit dhe tërhiq" dhe sabotimit, më shumë se sa në beteja konvencionale tradicionale.

Mendimet e tjera historike dhe shembujt e përdorimit përfshijnë strategjinë kineze të Jiang Ziya-s, trupat e specializuara të Hamilkar Barkës në Sicili dhe njësitë romake për misione komando.

Në Japoni, ninja-t përdoreshin për zbulim, spiunazh dhe si atentatorë, truproja ose rojtarë të kështjellave, ose në mënyra të tjera luftonin krah për krah me ushtarët konvencionalë. Gjatë Luftërave Napoleonike, u formuan njësi të qitjes dhe inxhinierisë që kishin role të veçanta në zbulim dhe përleshje dhe nuk ishin të dedikuara për linjat formale të betejës.


Referencat:

• 1.Гажевић, Никола (1975). Војна енциклопедија (књига 9). Београд: Војноиздавачки завод. стр. 8.

• 2.^ Врати се на:а б North Atlantic Treaty Organization (13. 12. 2013). „Allied Joint Doctrine for Special Operations”. NATO Standard Allied Joint Publication. Brussels: NATO Standardization Agency. AJP-3.5 (Edition A, Version 1): 1-1.

• 3.^ Richard Bowyer, Dictionary of Military Terms, Bloomsbury Reference (2005-08), ISBN 190497015X / ISBN 9781904970156.

• ^4. Joint Chiefs of Staff (JCS) (16. 7. 2014). „Special Operations” (PDF). Joint Publication. Washington, DC: Department of Defense. 3—05: GL-11. Архивирано из оригинала (PDF) 1. 12. 2016. г. Приступљено 18. 9. 2016.

• 5.North Atlantic Treaty Organization (2013). „NATO Glossary of Terms and Definitions (English and French)” (PDF). Brussels: NATO Standardization Agency. стр. 2-S-8. Архивирано из оригинала (PDF) 28. 5. 2022. г. Приступљено 22. 6. 2022.

• 6. Thomas 1983, стр. 690.

• 7.Врати се на:а б „ADRP 3-05 Special Operations; Approved for public release; distribution is unlimited. This publication supersedes ADRP 3-05, 31 August 2012.iArmy Doctrine Reference Publication No. 3-05 Headquarters Department of the Army Washington, DC, 29 January 2018” (PDF).

• 8.Sawyer, Ralph D. (1993). The Seven Military Classics of Ancient China. Boulder: Westview Press, Inc. стр. 39, 98–9. ISBN 0-8133-1228-0.

• 9.Christides, Vassilios. „Military Intelligence in Arabo-Byzantine Naval Warfare” (PDF). Institute for Byzantine Studies, Athens. стр. 276—80. Архивирано из оригинала (PDF) 25. 7. 2011. г. Приступљено 2. 8. 2011.

• 8.Turnbull, Stephen (2003). Ninja AD 1460–1650. Osprey Publishing. стр. 44—7, 50. ISBN 978-1-84176-525-9.

Literatura:

• https://archive.org/details/commandowinningw0000owen. London: Little, Brown. ISBN 978-1-4087-0302-1.

• Parker, John (2000). Commandos: The Inside Story of Britain's Most Elite Fighting Force. London: Headline. ISBN 978-0-7472-7008-9.

• Rottman, Gordon L (1987). US Army Rangers & LRRP Units 1942–87. London: Osprey Publishing. ISBN 0-85045-795-5.

• Saunders, Hilary St. George (1971). The Green Beret: The Commandos at War. London: Four Square Books. ISBN 0-450-01007-4.

• Saunders, Paul (2005). The British Channel Islands Under German Occupation, 1940–1945. Jersey: Jersey Heritage Trust. ISBN 0-9538858-3-6.

• Shortt, James; McBride, Angus (1981). The Special Air Service. London: Osprey Publishing. ISBN 0-85045-396-8.

• van der Bijl, Nick (2006). No. 10 Inter-Allied Commando 1942–45. Oxford: Osprey Publishing. ISBN 1-84176-999-1.

• van der Bijl, Nick; Hannon, Paul (1995). The Royal Marines 1939-93. Oxford: Osprey. ISBN 978-1-85532-388-9.

• Zuehlke, Mark (2005). Juno Beach: Canada's D-Day Victory – June 6, 1944. Vancouver, B.C.: Douglas & McIntyre. ISBN 1-55365-091-3.

• Herrington, I. (2004). The Special Operations Executive in Norway 1940–1945: Policy and Operations in the Strategid and Political Context (Теза). De Montfort University, Leicester. OCLC 500159816. Docket uk.bl.ethos.516070. Архивирано из оригинала (pdf) 27. 09. 2021. г. Приступљено 3. 6. 2018. 77.28.216.156 23 dhjetor 2024 21:51 (CET)[përgjigjuni]

FJUDHA E PREDHËS

[Redakto nëpërmjet kodit]

Fjudha e predhës gjatë lëvizjes në hapësirën ajrore i referohet sjelljes dhe efektit të mbështjelljes së jashtme të predhës (zakonisht trupi metalik i saj) ndërsa ajo udhëton nëpër ajër pas shkrepjes. Kjo përfshin një sërë faktorësh fizikë që ndikojnë në lëvizjen dhe trajektoren e predhës, si:

1. Forca aerodinamike: Predha përballet me rezistencën e ajrit (drag), e cila ndikon në shpejtësinë dhe distancën e saj. Forma e fjudhës ndihmon në minimizimin e rezistencës dhe stabilizimin e trajektores.


2. Rrotullimi i predhës: Predhat zakonisht rrotullohen gjatë lëvizjes për shkak të gropave spirale në tytën e armës (rifling). Ky rrotullim ndihmon në stabilizimin e predhës dhe e mban trajektoren të qëndrueshme, duke parandaluar devijimet.


3. Ndryshimi i temperaturës dhe presionit: Gjatë lëvizjes me shpejtësi të lartë, fjudha e predhës përballet me temperatura dhe presione ekstreme për shkak të fërkimit me ajrin. Kjo mund të shkaktojë deformime ose ndryshime të vogla në strukturë.


4. Efekti balistik: Fjudha e predhës ndikon gjithashtu në balistikën e jashtme, e cila përfshin trajektoren, shpejtësinë dhe energjinë e predhës derisa ajo të godasë cakun.


Këto aspekte janë të rëndësishme në inxhinierinë e armëve dhe balistikën, për të optimizuar performancën e predhave dhe për të siguruar që ato të godasin objektivin me saktësi dhe forcë të lartë. 79.125.233.118 25 dhjetor 2024 12:01 (CET)[përgjigjuni]

Trajektorja është rruga që ndjek një trup gjatë lëvizjes së tij në hapësirë. Ajo përshkruhet si një vijë e vazhduar që tregon pozitat e një trupi në momente të ndryshme kohore.

Llojet e trajektoreve:

1. E drejtë - Kur trupi lëviz në vijë të drejtë (lëvizje lineare).


2. E lakuar - Kur trupi lëviz në vijë të harkuar ose të përkulur (si në rastin e hedhjes së një guri).


3. Qarkore - Kur trupi ndjek një rrugë rrethore (si rrotullimi i një rrote).


Shembuj praktikë:

Trajektorja e një topi të hedhur në ajër është një parabolë.

Trajektorja e një planeti rreth Diellit është një elips.


Ajo përcaktohet nga forcat që veprojnë mbi trup dhe nga shpejtësia fillestare e tij. Në fizikë dhe matematikë, trajektorja mund të përshkruhet me ekuacione që përfshijnë kohën, pozitën, dhe shpejtësinë. 79.125.233.118 25 dhjetor 2024 12:02 (CET)[përgjigjuni]