Përdoruesi diskutim:Shefqet Rexha

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Shefqet Rexha. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Këtu do të përshkruaj së pari letërnjoftimin tim të jetës. Linda në një fshat malor të Komunës të Kaçanikut. Linda në kohën e gurit. Kështu mund lirisht ta quaj. Ishin kushte shumë të vështira të jetesës. Nuk kishte fare infrastrukturë. Mjete të vetme të komunikacionit ishin vetëm kamba e kalit dhe gomarit. Toka lavrohej ende me parmendë, zjarri dhezej nëpër dhoma në oxhak. Mjet transporti ishte saja të cilën e tërhiqnin kafshët.Dysheku i vetem ishta kashta apo fieri. Nuk kishte mjete të informimit. Nuk kishte rrymë. flitej nga më të vjetrit se: "kishte me dalë një send, ku njeri po mund të informohej çfarë po ndodhte në Botë", tjetri e mirrte fjalën duke thënë: "po edhe une kam ndëgju se po dilke nje kuti ku njeriu mund ta shefë se çpo ndodhë në Amerikë". Dikur ja pritke tjetri: " mosomakeq, po në atë kuti flet dreqi, ai ka aftësi për ti emitu njerëzit". Ma vonë aty kah mosha shtatëveqare i pashë përherë të parë këto mrekulli. Kutinë që fliste e pashë te mbesa ime në Shkup. Nuk ngopësha duke e ndigjuar edhe pse fare nuk marrësha gjë veshë. Kjo kutijë fliste në gjuhën Maqedone. Por ajo që më mundonte më së shumti si fëmij që isha, ishte momenti kur unë mbetësha i vetmuar në dhomën ku kjo kuti ishte e vendosur. Kjo e tëra vinte nga friga të cilën na e kishin futë në bark të rriturit dhe prindërit tanë, "se në atë kuti emitonte dreqi njeriun". Pak më vonë u çfaqën shtëpit e quajtura "Dom", ku ne fëmijë paguanim nji lloj bilete për të mundë me pa kutinë, ku shifej njeriu duke lëvizur. Gjuha nuk ishte me rëndësi edhe pse fare nuk kuptonim. (vazhdon),mmlfgl;l;.c j ojsjjojsjoj ojojjs oospoj osojojejoj jojpj oj jojpjjsjjjjje jo jpjp j ojwjpjpjpjjj jjj jjjr pjejpjrjpj jrpp orkjjju9j ojjof joj jjfjj jj fj jj jjoejpjwj p