Jump to content

Përdoruesi diskutim:Zhizellaa

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Zhizellaa. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Përshëndetje, Zhizellaa!
Anëtarët e Wikipedia-s shqip të urojnë mirëseardhjen.

Zhizellaa, kjo është faqja juaj personale (aktualisht gjendesh në faqen personale të diskutimeve). Mirë do të ishte që faqja personale të plotësohej me disa informacione për veten dhe për qëllimin tënd në Wikipedia-n shqip, nëse ke një të tillë. Kujdes! Faqet e përmendura më sipër nuk janë faqe për të vendosur tekst enciklopedik apo një mënyrë për të shkruar artikuj.

Mos harro që anëtarët e Wikipedia-s shqip janë punëtorë vullnetarë dhe ndihmojnë me gjithë dëshirë kështu që, mos ngurro të shtrosh pyetje.

Puna e mbarë!

If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.



-- Komuniteti (diskutimet) 26 maj 2021 21:13 (CEST)[përgjigjuni]

Parku Arkeologjik i Beratit[Redakto nëpërmjet kodit]

Historia.

Vendbanimi i hershem ilir i shek. VI-V p.e.r. shnderrua ne fillim te shek. III p.e.r. ne keshtjelle-qytet. Luajti rol ne luftërat iliro-romake, i njohur me emrin Antipatrea. Ne fillim te shek. XI ishte vatër e kryengritjeve kundën sundimit bizantin.Osmanët e pushtuan Beratin me 1417, me 1431 u be qender vilajeti. Ata shtypen me egersi kryengritjen me 1438. Muzaket e rimoren me ardhjen e Skenderbeut, por e humbën me 1450. Skenderbeu u përpoq ta merrte me 1455 . Qyteti pesoi renie te madhe, ne fund te shek. XVI kishte 710 shtepi. E rimoni veten ne shek. XVII dhe perteriu traditat kulturore. Si qender sanxhaku fillojne ndertimet e kultit mysliman (xhamia e Bajazidit II e shek. XV, xhamia Mbret shek. XVI, xhamia e Plumbit 1555) dhe rindërtimi i kishave. U be qender e pashallekut te Ahmet pashe Kurtit dhe me 1780 u ndertua Ura e Gorices. Ali pashe Tepelena e shtiu ne dore me 1809 duke vene mytesanif te birin, Myftarin dhe përforcoi kalane. Qyteti i Beratit mori pamjen e sotme ne shek. XVIII e sidomos ne shek XIX, pas tërmetit me 1851. Ishte qendra me e lulezuar ekonomike e kulturore e Shqiperise se Jugut me tregti e zeje te zhvilluara, sidomos prodhimi i vajit, i duhanit etj. Ikonostaset e shek. XVIII tregojne ne mjeshterine e gdhendjes se drurit. Vendbanimi protourban i shek. VI-V p.e.r. ne trevën e fisit ilir te dasaretëve, duke qenë në nje pike strategjike, u shnderrua ne qytet-kështjelle, me mure qe arrijnë nje gjatesi deri 1400 m dhe me sipërfaqe prej 10 ha. Përmendet me emrin e lashte Antipatrea me 216 p.e.r. kur e mori Skerdilajdi gjate lufterave maqedono-romake. Me 200 p.e.r e pushtoi dhe e shkatërroi Augusti, i derguar nga Sulpici. Teodori II (408-450) e perforcoi dhe i nderroi emrin ne Pulheniopohis. U quajt nga romakët edhe Albanorum oppiduni (fortesa e Arberve). U pushtua ne shek. IX nga bullgaret kur ishte epiqender e luftes kundër bizantinëve dhe u quajt Beligrad (qyteti i Bardhe), emer nga i cili vjen trajta e sotme shqipe Berat. Bullgaret e mbajtën deri në shek. XI dhe ishte perseri qender me rendesi ne periudhen e Anzhuinëve . Mihail Komneni e zgjeroi dhe beri rindertime me 1205.Pushtohet nga Serbet me 1345. Zgjenimin me te madh e pati gjate kohes se principatave te Arbrit. Ishte qender e Muzakajve në shek. XIV, kur u ndertuan edhe dy mure ne shpatin Jugor të kodrës, qe e lidhin me Osumin. Me pas e mbajti Balsha II. Kisha e Shën Mehillit ne Jug ështe deshmi e zmadhimit te qytetit përtej mureve të keshtjelles. Osmanet e pushtuan me 1417. Ali pashe Tepelena e shtiu në dore me 1809 dhe i perforcoi muret. Antipatrea, e lokalizuar tradicionalisht ne Berat, permendet nga Polybi në vitin 216 p.K., si qytet dasaret. Sipas Livit në vitin 200 p.K. Legati Luc Apusti arriti në Antipatrea, “qytet qe ndodhet në nje gryke të ngushte i cili nuk iu dorezua romakëve, por luftoi me ta pasi qytetarët kishin besim tek madhesia e qytetit, muret dhe pozita e tij” dhe qe pas pushtimit u dogj dhe u shkatërrua nga romaket. Përcaktimi kohor i qytetit antik në Berat nuk mund te mbeshtetet thjesht në materialin arkeologjik, per shkak të vazhdimit te jetes pa nderprerje. Nisur nga tiparet e arkitektures se fortifikimit (hyrja ballore, kati i pare i zbrazet i kullave) Berati i pergjigjet gjysmes se dyte te shek. 4 p.K., ndersa tiparet e fortifikimit ne Gorice (kulla me katin e I te mbunt. ur, me l idhje terthore, hyrja tangenciale e mbrojme kullë të jashtme) perkojne me fundin e shek.IV - fillimin e shek. 3 p.K. Datimi i Antipatreas në gjysmen e dyte të shek. 4 p.K. perputhet me supozimin se këtë emër qyteti e mori per hir të Antipatrit, mekëmbësit të Aleksandrit të Maqedonise.


Muret rrethues.


Keshtjella e Beratit (Antipatrea),eshte një nga fortifikimet e lashta të Shqiperise, e ngritur ne nje koder 187 m të larte, ne të majtë të grykes së Osumit para se te dale në fushen e Myzeqesë. Muret mesjetare të Beratit kanë qenë ngritur mbi themelet e një qyteti ilir të ndërtuar në mesin e shek. IV p. Kr. Planimetria e tij në formë trekëndëshi e përforcuar me kulla.. Me Bylisin është e ngjajshme ne portat kryesore me një korridor 9.8 m të gjatë dhe 3.4 m të gjerë të mbuluar me një kullë që mbahej nga tre harqe, ku ishin fiksuar edhe dy portat prej druri. Muri rrethues që ruhet mirë pranë hyrjes është i tipit emplekton, me blloqe katërkëndësh izodomikë,të punuar mirë. Gjatë shek. IV-II p. Kr ai ishte qendra e Koinonit të Parthinëve dhe mund të identifikohet me kryeqendrën e tij, Parthën, e cila luajti një rrol në luftat ilire-romake, si dhe në ushatën e Cezarit të vitit 48 p. Kr. Rindërtimi i parë i mureve ilire i takon shek. IV m. Kr, ndërsa në shek IX u bë një rindërtim i dytënga pushtuesit bullgarë, që e quajtën Beligrad, ose qytet i bardhë. Gjate sundimit te Muzakajve ishte qender e tyre. Lulezoi zejtaria, permendet punimi i mendafshit. U ndertuan brenda ne kala disa kisha me afreske te cmuara dhe pati nje shkolle pikture e te bukurshkrimit, qe vijoi si tradite. Me zmadhimin e qytetit pertej muneve te kalasë, rreze kesaj lindi lagjia Mangalem , me pas Perroi e Vakefi .

Nekropoli

Kodra ku eshte vendosur varresa ndodhet ne te majte te rruges qe lidh Lumasin me KatundasinAjo eshte 375 m mbi nivelin e detit dhe 11 m më e lartë se terreni perreth. Vendësit e quajnë kodra e “Gurit të Mullirit”. Nga larg të jep përshtypjen e një tume, por nuk është e tillë. Shpërndarja e varreve .U gërmua në një sipërfaqe prej 115 m2, të ndarë në 5 kuadrate. U zbuluan gjithsej 12 varre të vendosura kryesisht në majën e kodrës dhe në faqen lindore të saj. Thellësia e varreve nga sipërfaqja kalon nga 11 cm deri në 61 cm, ndërsa largësia midis tyre është nga 10 cm deri në 2,6 m.


Ndërtimi i varreve. Dallojmë tre tipa. Tipin e parë e përbëjnë varret me gropë .Tipin e dytë e përbëjnë varret e ndertuara me gur te thate.Tipin e trete e perbejne varret cist. Ne kete nekropol kemi vetem nje rit varrimi,me vendosje kufome ne pozicion shtrire ne shpine,me gjymtyret drejt ose krahe te perthyer ne bark ose gjoks.


Kultura.

Kultura e nekropolit te Katundasit perfshihet ne kuadrin e pergjithshem te kultures se Ilirise Jugore te epokes se hekurit.Inventari qe dha nekropoli i Katundasit eshte relativisht i pakte , por i larmishe.Jane tre grupe gjetjesh : qeramike , stoli dhe arme. Qeramike.Jane gjetur 7 ene te plota dhe fragmente enesh.Balta e perdorur eshte argjile , enet jan me ose pa luster , ngjyra e tyre eshte oker , oker ne kafe ose kuqe te celet ,nuk kane pikturim, element zbukurimi eshte plastika. Stolite.Fibula gjyslykore , ne forme rrathesh centrike qe i takjne fazes se dyte te hekurit.Rruazat e hekurit jane gjithsej 32 cope.Rrathe bronzi jane gjetur gjithsej 2 cope.(material importi qe tregon per lidhjet me pertej Adriatikut me bregdetin Italian) Arme. Dy thika hekuri me karakter te dyfishte perdorimi , si arme dhe si vegla pune.Datohen ne shek. IX-VIII p.e.sone.