Jump to content

Përdoruesja:EmineMurati/Teorema e Tevenenit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Teorema e Tevenenit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Teorema e Tevenenit, thotë se pjesa aktive e qarkut ndërmjet dy pikave A dhe B, kundrejtë degës së vështruar A-B, sillet si një gjenerator force elektrolëvizore ET=UAB dhe rezistencë të brenshme RT .


Kjo teoremë bazohet në marrjen në shqyrtim të vetëm një dege mes dy pikave A dhe B të qarkut të përbërë, degë në të cilën ekziston rryma elektrike I, kurse në mes të pikave A dhe B tensioni UAB.

Pjesa aktive







Këtë degë e shkëpusim nga qarku, duke e lidhur në një qark tjetër, i cili përbëhet nga forca elektrolëvizore UAB dhe rezistencës RT.  Në këtë rast e gjejmë rrymën e degës së shkëputur I:



Për të gjetur vlerën e tensionit ET, duhet që në qarkun e mbetur të gjejmë tensionit UAB , kurse rezistenca RT është e barabartë me rezistencën ekuivalente të pjesës së qarkut ndërmjet pikave A dhe B, e cila llogaritet ashtu që degët me gjenerator rrymor hapen, kurse gjeneratorët e forcës elektrolëvizore lidhen shkurtë me kusht që rezistencat e tyre të brenshme të merren në konsiderim si pjesë të rezistencave të degëve përkatëse.

Por në qoftë se dega e shqyrtuar përmbanë ndonjë gjenerator atëherë vlera e rrymës do të jetë: 



Ku ET dhe RT gjenden njësoj.

1. Bazat e elektroteknikës I, Dr. Nexhat Orana

2. https://courseëare.ee.calpoly.edu/~jzhang/EE112/lecture11.pdf