Përdoruesja:TeaBeqiri09/lobimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lobimi është një përkufizim i marrë nga anglishtja (Lobbying) për një formë të perfaqësimit të interesave në politikë  dhe shoqëri. Nëpërmjet lobimit përpiqen grupet e interesave, mbi të gjitha me anë të lidhjeve personale në pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ, të ndikojne në politikë. Përvec kësaj ata ndikojnë në mendimin publik përmes punëve publike. Kjo ndodh përgjithësisht me anë të masmediave.  Lobimi si term në rastet më të shpeshta merr një ngjyrim negativ aq sa grupet e interesave nuk e perdorin këtë fjalë për t'u përfaqësuar. Terminologji të tjera që janë "sinonime" për lobimin janë për shembull punët publike, komunikimi politik dhe këshillimi politik. Në vitin 2006 folën Thomas Leif dhe Rudolf Speth për pushtetin e katërt që është shtypi dhe pushtetin e pestë që është lobimi. Megjithatë, këtë ndarje e gjetën autore të tjerë jo të përshtatshme dhe të tepruar. 

Historia e terminologjisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Termi qëndron fillimisht për "korridorin" dhe vjen nga anglishtja, më saktë për korridorin e parlamentit. Në mënyrë metaforike, mund të thuhet që shumë cështje fliten përpara se politikanët të hyjnë në parlament dhe vendosen në "korridorin" e parlamentit, ku grupat e interesave përpiqen të kenë ndikim në politikat që do të vendosen. 

Grupat e interesave [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kompani të mëdha, OJQ (Organizata jo qeveritare) dhe shumë lloje të ndryshme grupimesh përpiqen ti përcjellin interesat e tyre në politikë, në mënyrë që të kenë ndikim në legjislaturë. Në ditët e sotme grupet e interesave mund të jenë dhe persona privatë, të cilët përfaqesojne zyra avokatie, Think Tanks, gazetarë etj. të cilët kanë ndikim të madh në fusha të ndryshme. 

Mënyra e veprimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lobimi është një metodë për të ndikuar në vendimin e vendimmarrësit, nëpërmjet informacionit dhe strategjive te ndryshme. Shume shpesh ndahet lobimi ne 4 vecori: 

-Krijimi i informacionit 

-Shkëmbimi i informacionit 

-Përpjekje për ndikim politik 

-Plan strategjik për punën 

Marrja e informacionit [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përfaqësuesit e grupeve të interesave mbledhin njohuri në bazë të lidhjeve të tyre midis vendimmarrësve politike.

Lobstëve u mesohet më parë sesi të jenë në gjendje të marrin informacionin në mënyre ligjore. 
Gjithmonë këshillohet, për një perfaqësim të plotë të interesave është mirë të kesh informacione, jo vetëm nga burimet publike por dhe nëpërmjet mardhënieve me personat vendimmarrës dhe shkëmbime mes lobistëve. 

Ndikimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Puna e një lobisti është së fundmi të kalojë sygjerimet përmes vendimmarrësve, në lidhje me një temë që prek grupime të mëdha njerzish ("Këshillimi i politikës").

Nëpërmjet një argumentimi bindës ka më shumë mundësi, që një deputet ose një zyrtar të vendoset në situatë të vështirë dhe të jetë i detyruar të marrë një vendim të ngjashëm. 
Sa më mirë e pregatitur të jetë zyra e një deputeti ose zyra e një zyrtari me punonjës shkencorë ose me shërbime shkencore, aq më e vështirë është për një lobist që të mund të ndikojë në vendimmarrje. 
Në pjesën më të madhe të shteteve janë shuma parash ose dhënia e dhuratave e ndaluar. 
Por ndodh shumë shpesh, që vendimmarrës të lartë në fushën e politikës ose të pushtetit ekzekutiv të ndryshojnë "frontet", pra nga qëndrimi i mëparshëm që kishin, të heqin dorë dhe të bashkohen me një tjeter organizatë/firmë. 

Puna publike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fushën publike lobistët përpiqen të ndikojnë mbi opinionin publik me anë të mediave. Nga metodat më të përdorshme përmenden mediat e shtypura dhe reklamat. Nëpërmjet televizorit gjenden shpesh diskutime në podium, ku persona të grupeve të ndryshme flasin mbi argumentat e tyre dhe diskutojnë mes tyre. Këto gjenden në format e Talkshow ose si intervista. 

Përsa i përket ndikimit përmes mediave të printuara, ndodh që intervisat e bera nëpermjet televizionit janë të lidhura me gazetat. 

Gazetarëve u lihet një kohe e gjatë, per bisedime dhe organizime informative ose mbase dhe për mbrëmje luksoze për mbledhjen e informacioneve. 

Organizatat e interesit i shoqerojnë grupet e vizituesve në zyrat e kryeqytetit dhe organizojnë mbremje te ndryshme. Organizatat e lobimit përqëndrohen më së shumti të prezantohen në kryeqytet. .

Përgjithsisht bëhen dhe trajnime pa pagesë, në lidhje me tema te ndryshme, por që në një mënyrë kanë një lloj ndikimi tek vizitorët. 

Skema e procesit te lobimit
STRUKTURAT PROCESET NDIKIMI
Organizata→
Firma→
Këshillues politik →
Lobistë të brendshëm →



→ Analizimi i fakteve
→Analizimi i instituteve
→ Përpjekje ndikimi →




→ Vendimmarrësi
*menyrë direkte
→ Persona të tretë
*menyrë indirekte
Quelle »

Transparenca dhe regjistri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në shkallën e Bashkimit Europian diskutohet në menyrë shumë strikte një rregullim i punës së lobistëve. Komisioni i BE krijoi në qershor të vitit 2008 një regjistër për lobimin. Sipas tij duhej që cdo organizatë ose firmë të shfaqte në menyrë transparente temat në të cilat ata përpiqeshin të merrnin ndikim dhe takimet që kishin patur me njerëz te ndryshëm. Me konfirmimin e Parlamentit të BE u vendos të hapet ky regjistër, i ngjashëm me atë në SHBA.

Megjithatë, nuk ka një detyrim që cdo organizate të regjistrohet. Nëpërmjet një regjistrimi organizatat e kanë më të lehtë të kenë një takim në parlament. Në tetor të vitit 2008 ishin regjistruar në parlamentin europian 4570 persona si përfaqësues interesash. 

Një regjistër i pergjithshëm në parlamentin dhe komisionin europian u bë aktiv në 23 qershor 2011. Cdo organizatë, firmë apo persona të pavarur, të cilët në mënyrë direkte apo indirekte donin te ndikonin në politikë, janë të lutur të regjistrohen.

Megjithatë akoma nuk është e detyrueshme, gjë që kritizohet nga shumë anë të ndryshme. Ne vitin 2014 mendohet se kanë qenë përafërsisht 15.000 deri në 25.000 lobistë.

Llojet e lobimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në menyrë të përgjithshme ka pesë lloje interesash, të cilët futen në fuqi nëpërmjet lobimit:

  1. Interesa të organizuar në fushën e ekonomisë dhe punës 
  2. Interesa të organizuar në fushat sociale
  3. Interesa të organizuar në fushën e kohës së lirë 
  4. Interesa të organizuar në fushën e fesë, kulturës dhe shkencës 
  5. Interesa të organizuar në fushën e shoqerisë politike

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ese[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Andreas Geiger: Ökonomische Aspekte des Lobbying in der EU. In: Zeitschrift für Politikberatung. Volume 2, Issue 3 (2009), S. 427.
  • Geiger: EU-Lobbying und Demokratieprinzip. In: Europäisches Wirtschafts- und Steuerrecht. (EWS), Heft 7/2008, S. 257.
  • Anda: Möglichkeiten und Grenzen der Politikbeeinflussung. In: Axel Sell, Alexander N. Krylov: Interaktionen zwischen Wirtschaft, Politik und Gesellschaft. Verlag Peter Lang, Frankfurt 2009, ISBN 978-3-631-58487-3, S. 273–278.
  • Ulrich von Alemann, Florian Eckert: Lobbyismus als Schattenpolitik.[1] In: Aus Politik und Zeitgeschichte. 15–16/2006.
  • Florian Eckert: Lobbyismus – zwischen legitimem politischem Einfluss und Korruption. In: Ulrich von Alemann (Hrsg.): Dimensionen politischer Korruption. VS-Verlag, Wiesbaden 2005, ISBN 3-531-14141-4.
  • Thomas Faust: Vom aktivierenden zum aktivierten Staat? Lobbying zwischen Korruption und Kooperation. In: Verwaltung und Management. 5/2009, S. 251–260.
  • Tilman Hoppe: Transparenz per Gesetz? Zu einem künftigen Lobbyisten-Register. In: Zeitschrift für Rechtspolitik. 2009, 39, [2] (PDF-Datei; 811 kB)
  • Thomas Leif, Rudolf Speth: Die fünfte Gewalt.[3] In: ZEIT online. 2. März 2006.
  • Konstadinos Maras: Lobbyismus in Deutschland.[4] In: APuZ. 3–4/2009, S. 33–38.
  • Hans-Jörg Schmedes: Die im Dunkeln sieht man nicht.[5] In: Berliner Republik. 3/2009, S. 69–71.
  • Hans-Jörg Schmedes: Mehr Transparenz wagen? Zur Diskussion um ein gesetzliches Lobbyregister beim Deutschen Bundestag. In: Zeitschrift für Parlamentsfragen.[6] 3/2009, S. 543–560.

Literature e perqendruar ne Bashkimin Europian [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Klemens Joos: Erfolg durch Prozesskompetenz. Paradigmenwechsel in der Interessenvertretung nach dem Vertrag von Lissabon, erschienen in: Doris Dialer; Margarethe Richter (Hrsg.): Lobbying in der Europäischen Union: Zwischen Professionalisierung und Regulierung. Springer VS 2014, ISBN 978-3-658-03220-3
  • Alexander Classen: Interessenvertretung in der Europäischen Union. Zur Rechtmäßigkeit politischer Einflussnahme, Springer VS, Wiesbaden 2014, ISBN 978-3-658-05410-6
  •  Rinus van Schendelen: Die Kunst des EU-Lobbyings. Erfolgreiches Public Affairs Management im Labyrinth Brüssels. Lexxion, Der Juristische Verlag, Berlin 2012, ISBN 978-3-86965-194-1.
  • Wolfgang Gründinger: Lobbyismus im Klimaschutz. Der Einfluss der Interessengruppen auf die nationale Ausgestaltung des EU-Emissionshandels. VS Verlag für Sozialwissenschaften, 2012, ISBN 978-3-531-18348-0.
  • Klemens Joos: Lobbying im neuen Europa: Erfolgreiche Interessenvertretung nach dem Vertrag von Lissabon. Wiley-VCH Verlag, 2010, ISBN 978-3-527-50564-7 (auch auf englisch erschienen: Lobbying in the new Europe: Successful representation of interests after the Treaty of Lisbon. 2011)
  • Klemens Joos: Interessenvertretung deutscher Unternehmen bei den Institutionen der Europäischen Union. Dissertation an der betriebswirtschaftlichen Fakultät der LMU München, BWV - Berliner Wissenschafts-Verlag, 1998, ISBN 3-87061-773-X.
  •  Bernd Hüttemann: Europäisches Regieren und deutsche Interessen. Demokratie, Lobbyismus und Art. 11 EUV, Erste Schlussfolgerungen aus „EBD Exklusiv“, 16. November 2010 in Berlin. In: EU-in-BRIEF. Nr. 1, Berlin 2011, ISSN 2191-8252 (online (PDF-Datei; 266 kB)).
  •  Hans-Jörg Schmedes: Das Mosaik der Interessenvermittlung im Mehrebenensystem Europas. In: Bundeszentrale für politische Bildung (Hrsg.): Aus Politik und Zeitgeschichte. Nr. 19 (Lobbying und Politikberatung), Bonn 2010 (online).
  • Steffen Dagger, Michael Kambeck (Hrsg.): Politikberatung und Lobbying in Brüssel.[7] VS-Verlag, Wiesbaden 2007, ISBN 978-3-531-15388-9.
  • Irina Michalowitz: Lobbying in der EU. UTB (Taschenbuch) / facultas wuv, Wien 2007, ISBN 978-3-8252-2898-9. (Europa kompakt Band 2)
  • Claudia Albrecht: Die Rolle der Mitgliedsländer für die regionale Integration in der Europäischen Union: Analyse der Parameter unter Berücksichtigung interessengesteuerter Interaktionsprozesse.[8] Dissertation. Uni Hamburg, 2008.
  • Reiner Eising, Beate Kohler-Koch: Interessenpolitik in Europa. (Regieren in Europa 8). Nomos, Baden-Baden 2005, ISBN 3-8329-0779-3.

Adresa interneti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Europa/BE[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]