Përkrenarja e Skënderbeut vepër e skulptorit Dhionis Dukoli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Më 4 Prill 2017 në 8 - vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, në një nga lulishtet e garnizonit "Skënderbej", u vendos një skulpturë e përkrenares së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vepër e skulptorit Dhionis Dukoli. "Përkrenarja e Skënderbeut" është një vepër artistike e derdhur në beton dhe ka vlera monumentale. Ajo është e lartë 2.75 m, me një diametër prej 1.1 m dhe peshon afërsisht 1 ton.