Jump to content

Përmesorja e Segmentit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Përmesore)
Përmesore e një segmenti AB eshte drejteza d pingule me AB në mesin e tij.

Përmesore e nje segmenti quhet drejteza pingule me atë segment në mesin e tij.

Vetitë e përmesores

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cdo pikë e përmesores së një segmenti është e baraslarguar nga dy skajet e tij.

Cdo pikë e baraslarguar nga dy skajet e segmentit ndodhet në përmesoren e tij.

Ndërtimi i përmesores me kompast dhe me vizore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përmesorja e një segmenti AB mund të ndërtohet me kompast dhe vizore duke bërë dy rrathë me qendër në skajet e segmentit A, B dhe me rreze sa gjatësia e segmentit AB. Këto dy rrathe priten në pikat C dhe D. Drejtëza që kalon në dy pikat C dhe D është përmesorja e segmentit AB Ndërtimi i Përmesores 'd' te segmentit AB me kompast.

Përmesoret e trekëndëshit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përmesoret e trekëndëshit jane përmesoret e brinjëve të tij. Për një trekëndesh ABC mund të themi se përmesoret e brinjëve të tij priten në një pikë O që është dhe qendra e rrethit qarkues të trekëndëshit. Duke qene se cdo pikë e përmesores është e baraslarguar nga skajet e segmentit atëherë mund të themi që pika O është e baraslarguar nga kulmet e trekëndëshit A, B dhe C.

duke qëne se O ndodhet ne përmesoren e AB.

duke qëne se O ndodhet ne përmesoren e BC.

pra pika O është qendra e rrethit që kalon nëpër pikat A, B dhe C ose rrethit qarkues të trekëndeshit ABC.


Përmesoret e trekëndëshit ABC priten në një pikë që është qendra e rrethit qarkues të trekëndëshit.