Jump to content

Përrallë nga e kaluara - Gjoleka djali i Abazit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Përrallë nga e kaluara - Gjoleka djali i Abazit skenarë letrarë për filma artistikë. Autori: Dhimitër Anagnosti. Botuesi: Toena. Faqet e librit 186.

Janë vitet '30. Abazi, një fshatar Labërie, dhe e shoqja, presin një fëmijë. Abazi do djalë, ka zgjedhur edhe emrin, Gjolekë, ndërsa kumbar do të jetë Serveti, një bashkëfshatar kurbetli në Amerikë. Me të hedhur pak shtat, Abazi e vë të birin të ruajë dhentë e përdor mbi të gjithë dhunën dhe autoritetin e një prindi të sertë.

Me gjithë përpjekjet e Servetit që përpiqet ta shpëtojë Gjolekën fëmijë nga dhuna e të atit, ky i fundit shpëtimin mund ta gjejë veç te vetja.