Përroi i Holtës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Përroi i Holtës është degë e Devollit, që rrjedh në veriperëndim të rrethit të Gramshit, me gjatësi 31.3 km, sipërfaqe 227 km2, lartësi mesatare 899 m, me rrjedhje të rrëmbyer. Fillon në malet e Shpatit dhe pellgu i tij në pjesën më të sipërme përbëhet nga shkëmbinj magmatikë, ndërsa pjesa tjetër është e ndërtuar nga flishi dhe më pak nga gëlqerorët, në të cilët Përroi i Holtës në grykën e Kabashit ka çarë një kanion të bukur. Aty merr ujërat e dy burimeve të mëdha. Ka ujëra të ftohta e të pastra.