Pabesia e një ambasadori në Tiranë
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Pabesia e një ambasadori në Tiranë me autor: Xhovani Shyti, është një libër i botuar në vitin 2014 nga "Belina H". Eshtë i vetmi libër i llojit politik investigativ[nevojitet citimi] që trajton një nga skandalet më të mëdha në fushën e diplomacisë së pasviteve '90. Personazh të tij janë figura të njohura politike dhe të qeverisjes, por edhe të fushës së diplomacisë perëndimore të perfshire në atë që autori e etiketon si pabesi jo vetëm në kurriz të shqiptarëve të përfshirë në anarkinë e vitit të mbrapshtë '97, por edhe pabesi ndaj unionit perëndimor pjesë të ushtrisë së të cilit kishin zbritur në tokën e shqiponjave për të fashitur hedhjen në erë të rendit e qetësise publike.
Permbajtja e librit ngrihet mbi fakte e ngjarje reale të nxjerra nga blloku i shënimeve të autorit, që prej rreth 30 vitesh operon në fushën e gazetarisë si profesionist, por dhe në dokumenta zyrtare shkresore. Përveç këtyre, autori citon më shumë se shtatëdhjetë burime referuese, që e përforcojnë dhe e bëjnë më të besueshem gjithsa përshkruhet në përmbajtje të tekstit.[nevojitet citimi]
Libri ka njohur dy botime dhe një i tretë është duke u përgatitur nga autori që i e ka pasuruar përmbajtjen me fakte e të dhëna të zgjeruara rreth përfshirjes së politikës me aktivitete kriminale të evidentuara nga një sër raportesh të shërbimeve sekrete perëndimore.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull nga Letërsia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |