Jump to content

Padova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Padovë)
Padova

Padova është një qytet dhe komunë në rajonin Veneto të Italisë veriore. Ajo është kryeqyteti i provincës së Padovës dhe qendër ekonomike dhe e komunikacionit të zonës. Popullsia e saj është rreth 214,000 ban. ( 2011). Qyteti i përfshirë, me Venedikun (Venezia) dhe Trevison, në Zonën Metropolitane Padova-Treviso-Venedik, ka një popullsi prej rreth 1,600,000 ban.

Padova shtrihet pranë lumit Bacchiglione, 40 kilometra (25 milje) në perëndim të Venedikut dhe 29 km (18 milje) në juglindje të Vicencës. Lumi Brenta, prek rrethet veriore të qytetit. Rajon i saj bujqësor është Pianura Veneta.

Në Padovë është edhe selia e Universitetit të Padovës, si njëri ndër universitetet më të vjetra në botë.

Qyteti është piktoresk, me një rrjet të dendur të rrugëve, me sheshe të mëdha dhe me shumë ura mbi degët e ndryshme të lumit Bacchiglione, e cila dikur ishte e rrethuar me mure të lashta në formën e një hendeku të thellë.