Paganini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

U lind në Gjenova të Italisë, me 27 tetor të vitit 1782 dhe ishte një nga gjashtë fëmijët e Tereza dhe Antonio Paganinit. I ati ishte një argat në portin e qytetit dhe një amator i mandolinës. Afër të atit dhe drejtorit të korit të kishës katedrale te Gjenovës, Nikolo i vogël, akoma pa mbushur gjashtë vjeç , mori edukimin e tij të parë muzikor duke mësuar mandolinë dhe violinë. Studjonte jashtëzakonisht shumë (deri në pesëmbëdhjetë orë në ditë) ndërsa shkruajti sonatën e tij të parë në vitin 1790, kur ishte vetëm 8 vjeç. Në moshën nëntë vjeçare u shfaq në skenë duke krijuar një entusiazëm të paparë me interpretimin dhe ndryshimet e tij mbi veprën Karmanjola. Përmirësoi ndjeshëm artin e tij afër violinistit të famshëm Rola në Parma, dhe studjoi kompozim me Chiretti-n, mësuesin e Paer: që të dy deklaruan se nuk kishin se cfarë ti mësonin këtij djaloshi me shumë dhunti. Një periudhë e jetës rinore të Paganinit mbetet e mbuluar me mister, por thuhet se gjatë turit të tij të parë me koncerte nëpër Itali, shiti violinën e tij për të paguar disa borxhe që bëri nga pjesmarrje e tij në lojrat e fatit. Një amator francez i fal Paganinit në Livorno një violinë të shkëlqyer Guarnieri, violinë kjo që mbeti e preferuara e tij në të gjithë jetën e tij. Femrat dhe lojrat e fatit thuhet se i vunë në rrezik karrierën dhe shëndetin e d