Paketimi i sheqerit
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Industria e paketimit është një nga degët më dinamike të ekonomisë së ditëve të sotme. Të mirat materiale, me një paketim modern, kanë një periudhë të gjatë kohëpërdorimi dhe janë më shumë të përshtatshme në transport. Paketimi e përmbush në mënyrë magjepse qëllimin e tij – për të paraqitur produktin dhe për të tërhequr vëmendjen e konsumatorit, aq sa shpesh herë mund të jetë më shumë tërheqës sesa përmbajtja e tij. Megjithatë, shpesh “sulmi” magjepës i paketimit në disa raste shoqërohet me dukuri negative për mjedisin. Mbeturinat nga paketimet sot shënojnë më shumë se gjysmën e sasisë së mbetjeve shtëpiake. (Kjo duhet të krijojë një ide lidhur me sasinë e lëndës së parë dhe të energjisë, që është përdorur për të prodhuar këto paketime dhe rreth problemeve që lidhen me menaxhimin e mbeturinave – për më tepër, kur bëhet fjalë për mbeturina paketimi që janë të padekompozueshme biologjikisht). Në natyrë, dekompozimi i materialeve paketuese, i përbërë nga lëndë të krijuara artificialisht, kërkon një kohë prej qindra vitesh.