Jump to content

Paleoetnobotanika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Paleoetnobotania)

Paleoetnobotanika ose Arkeobotanika, "është studimi i mbetjeve të bimëve të kultivuara ose të përdorura nga njeriu në kohët e lashta, që kanë mbijetuar në kontekstet arkeologjike".[1] Paleoetnobotanika është nën-fushë e arkeologjisë që studion mbetjet e bimëve në sitet arkeologjike. Duke u bazuar në zbulimin dhe identifikimin e mbetjetve bimore dhe informacionet ekologjike e kulturore që disponohen për bimët moderne. Kërkimet kryesore të saj janë të fokusuara në tema të tilla si: përdorimi i bimëve të egra, origjina e bujqësisë dhe zbutja e bimëve, bashkë-evolucioni i njeriut me bimën etj.

Identifikimi i makro-mbetjeve bëhet zakonisht me stereomikroskop, duke vëzhguar veçoritë morfologjike si forma dhe tiparet e sipërfaqes në rastin e farave, ose mikroanatomin në rastin e drurit dhe qymyrit. Por edhe identifikimi nga botimet mbi flourën dhe krahasimi me materialet e bimëve moderne ka dhënë rezultate të rëndësishme për këtë disiplinë. Në varësi të tipit të materialit dhe gjendjes së tij janë përdorur gjithashtu edhe metoda të tjera si SEM ose vëzhgimi i seksioneve të holla (ultrastrukturën e bimëve).

Paleoetnobotanistët  merren gjithashtu edhe me zbulimin dhe studimin e mikro-mbetjeve (të tilla si fitolitet and poleni), fekalet ose feçet e njerëzve dhe kafshëve (paleofeçet, të cilat njihen edhe si Koprolite), ose bimët e pikturuara në fragmentet e qeramikave ose të bëra në argjila (të tilla si piktogramet).

Palinologjia është një disiplinë shkencore e veçantë që merret me studimin polenit, veçanërishtë në lidhje ne kontekstin e rindërtimit së mjedisit të hershëm.

Dendrokronologjia, është studimi i rritjes së unazave te pemët, që lidhet me studimin e mjediseve të së shkuarës, është një tjetër disiplinë shkencore e dobishme për studimin paleoethnobotanical.

  1. ^ Current Paleoethnobotany Analytical Methods and Cultural Interpretations of Archaeological Plant Remains
  • Virginia S. Popper, and Christine A. Hastorf "Current Paleoethnobotany Analytical Methods and Cultural Interpretations of Archaeological Plant Remains," 1988, The University of Chicago Press. (page 2)

Lexime të mëtejshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Pearsall, Deborah M, Paleoethnobotany: A Handbook of Procedures, Second Edition, Academic Press, San Diego (2000), ISBN 0-12-548042-30-12-548042-3.
  • Christine A. Hastorf (Editor), Virginia S. Popper (Editor), Current Paleoethnobotany : Analytical Methods and Cultural Interpretations of Archaeological Plant Remains (Prehistoric Archeology and Ecology series), University of Chicago Press (January 15, 1989), ISBN 0-226-31893-10-226-31893-1.
  • Kristen J. Gremillion, People, Plants, and Landscapes: Studies in Paleoethnobotany, University of Alabama Press (February 1, 1997), ISBN 0-8173-0827-X0-8173-0827-X.
  • Miksicek, C.H., Formation Processes of the Archaeobotanical Record., In: M.B.Schiffer (ed.) Advances in Archaeological Method and Theory 10. Academic Press, New York, (1987) 211-247, ISBN 0-12-003110-80-12-003110-8.

Lidhje të jashtëme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]