Palion Zarka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Në dhjetëvjeçarin 1945-1955, Rrethi çiklizmi shqiptar ka përjetuar një dhjetëvjeçar sportiv të shkëlqyer, me përfaqësim dinjitoz në veprimtari të shumta ndërkombëtare. Siç ishte Gara e Paqes, më prestigjiozja në ato vite me itinerar Varshave Berlin Prage, ku në 1955 suksesin më të madh e arriti Pirro Angjeli duke u renditur i 18 ti në klasifikimin e përgjithshëm, ndërkohe që në këtë itinerar kanë pedaluar edhe mjeshtra të tillë si Gani Lacej, Mishel Cico, Dum Murthi, Fadil Muriqi, Ruzhdi Cerma, Niko Kotte, Bilal Agalliu, Eqerem Shaba etj. Në ato vite është regjistruar gjithashtu edhe rasti më unikë në historinë e sportit të çiklizmit në vendin tonë, tre çikliste Pirro Angjeli, Dum Murthi e Gani Lacej marrin pjesë në Turin Ndërkombëtare, Paris Lion Lans, ku pedalojnë për krah çiklisteve më të mirë nga e gjithë bota.