Jump to content

Pallati Presidencial, Vietnam

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pallati Presidencial i Vietnamit, që ndodhet në qytetin e Hanoit, u ndërtua në periudhën 1900 dhe 1906, për të shërbyer si rezidencë e guvernatorit francez të Indokinës. Ai u ndërtua nga August Henri Vildieu, arkitekti zyrtar francez i Vietnamit. Si pjesa më e madhe e arkitekturës së kolonive franceze, pallati është dukshëm i stilit Europian – dallimi i vetëm i dukshëm janë pemët e mangos që rriten në këtë hapësirë. Kur Vietnami fitoi pavarësinë në 1954, Ho Chi Min refuzoi të jetonte në këtë strukturë gjigande për arsye simbolike, pavarësisht se aty ai priste të ftuarit qeveritarë, dhe eventualisht ai ndërtoi një shtëpi tradicionale vietnameze dhe ndërtoi shatërvan në hyrje të ndërtesës. Ky pallat është pjesë e rëndësishme e kulturës së Hanoit.