Jump to content

Pallati Presidencial “Quirinale”

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pallati është një ndërtesë historike në Romë, Itali, dhe rezidenca aktuale zyrtare e Presidentit të Republikës Italiane. Ai është ndërtuar në 1573 nga papa Gregori XIII si një rezidencë verore e papatit. Ai është përdorur gjithashtu dhe si pikë takimi për shumë konklava të papatit. Ai ka shërbyer si rezidencë papale dhe në të ishin zyrat qendrore të qeverisë civile të Shtetit Papat deri më 1870. Në shtator të 1870, gjithçka mbeti nga Shteti Papatit ishte vetëm shkatërrim. Rreth pesë muaj më vonë në 1871, Roma u bë kryeqyteti i Italisë. Pallati u uzurpua gjatë pushtimit të Romës dhe u bë rezidenca zyrtare mbretërore e Mbretërve të Italisë, edhe pse disa nga monarkët italianë jetuan në rezidenca të tjera private, dhe ky pallat u përdor vetëm si zyrë dhe për funksionet shtetërore.