Jump to content

Pameca

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pameca është Misioni i Asistencës Policore e Komunitetit EvropianShqipëri.

Me përkushtimin ndaj përsosmërisë në punë, PAMECA do të bashkëpunojë me institucionet shqiptare dhe organizatat partnere që të rritet profesionalizmi dhe të përmirësohen aftësitë drejtuese dhe menaxhuese të Policisë dhe sistemit të Drejtësisë Penale për të arritur përparime që do t'i qëndrojnë kohës.

Misioni PAMECA synon të veprojë si një model për Programet e Asistencës Policore Evropiane dhe si një pikë referimi për homologët e saj shqiptarë ndërkohë që kryen një rol këshillues dhe mbështetës.

Me synimin që të bashkëpunojë në mënyrë më të drejtpërdrejtë me përfituesit e projektit, Misioni PAMECA ka tashmë pesë këshilltarë ndërkombëtarë të atashuar pranë Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, Akademisë së Policisë dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Në përmbushjen e roleve të tyre ata synojnë të ofrojnë këshilla strategjike për këto organizata në mënyrë që ato të përballojnë më mirë detyrimet që i janë ngarkuar në forcimin e vendosjes së ligjit dhe luftën kundër aktiviteteve kriminale në Shqipëri.

Me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, ndryshimet ligjore kanë hapur rrugën për një proçes ristrukturimi që ka siguruar një ndarje të qartë midis niveleve teknike dhe politike, duke krijuar mundësitë që Policia e Shtetit ta manaxhojë vetë buxhetin dhe kompetencat e saj nëpërmjet strukturave të saj.

Sidoqoftë, zhvillimet institucionale dhe të politikave nuk mund të jenë të qëndrueshme pa përmirësime të mëtejshme në nivelin profesional të personelit dhe të kapaciteteve për të hetuar dhe luftuar kundër aktiviteteve kriminale. Si rrjedhim, trajnimet për policinë në të gjitha nivelet do të vazhdojnë të jenë prioritet i Misionit PAMECA, krahas rritjes së kapaciteteve organizative dhe të manaxhimit.

Pasiguria e statusit të përhershëm të personelit dhe sistemet arbitrare të emërimeve, transferimeve dhe shkarkimeve krijojnë probleme shumë të mëdha përsa i përket besimit që ka policia tek vetvetja. Kjo e bën shumë të vështirë mbajtjen e një organizate koherente. Misioni PAMECA do të dëshirojë të përmirësohen proçedurat e brendshme të kontrollit dhe të disiplinës që zbatohen aktualisht për t’i ngritur ato në nivelin e proçeseve ligjore transparente.

Përveç kësaj, rëndësi më e madhe do t’i kushtohet rritjes së nivelit të bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë. Puna në këtë drejtim do të synojë rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda dhe aktiviteteve të tjera kriminale. Misioni PAMECA do të vazhdojë të jetë e pranishme duke caktuar një prokuror vendas dhe një prokuror ndërkombëtar në Prokurorinë e Përgjithshme.

Lufta kundër krimit të organizuar në Shqipëri përbën një proçes të gjatë dhe të vështirë, që kërkon përkushtim të madh jo vetëm nga institucionet e specializuara të zbatimit të ligjit, por edhe përfshirjen e të gjithë komunitetit. Misioni PAMECA do të japë ndihmën e tij në këtë proçes duke hartuar projekte në bashkëpunim me organizatat e tjera ndërkombëtare për të rritur rëndësinë e rolit të policisë në fushat e sigurisë në komunitet dhe në qarkullimin rrugor. Misioni PAMECA do të përqëndrohet në mënyrë të veçantë në sigurimin e pajisjeve të përshtatshme për mbledhjen e informacionit dhe të provave brenda kuadrit të parametrave ligjore të Evropës.

Rritja e efikasitetit dhe efektshmërisë së Policisë së Shtetit është e pandarë nga një mjedis i përshtatshëm pune për kryerjen e detyrave të saj me integritet dhe nder. Për këtë arsye, rikonstruksioni dhe rinovimi i ndërtesës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë vazhdon të jetë një prej prioriteteve të Misionit PAMECA. Misioni PAMECA do të ofrojë asistencë dhe këshilla për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit për zhvillimin e sistemeve të manaxhimit të burimeve për të arritur në një përputhje ndërmjet aseteve dhe shërbimeve që ofrohen dhe proçedurave të shpërndarjes.

Nëpërmjet hartimit të projektit dhe zbatimit të një sistemi kompjuterik të integruar për manaxhimin e burimeve njerëzore, financiare dhe materiale, Misioni PAMECA synon të ofrojë informacion të saktë, të sigurtë dhe në kohë mbi disponimin, përdorimin dhe koston e burimeve.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]