Jump to content

Pandeli Koçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pandeli Koçi shkrimtar, (emri letrar Sazan Goliku) ka lindur në Vlorë më 1942 dhe ka kryer Fakultetin Histori – Filologji në Tiranë, pas të cilit ka punuar mësues, punonjës kulture, gazetar, si dhe redaktor letrar në SHB “Naim Frashëri” e gjetkë. Që nga viti 1970 është marrë aktivisht me botimin e letërsisë shqiptare të botuar në Kosovë dhe ka qenë ligjërues i këtij krahu të letërsisë shqiptare në Universitetin e Tiranës. Nga viti 1981 – 2002 ka punuar si drejtues në sektorin e shtypit të Kuvendit të Republikës. Ka shkruar poezi, prozë dhe letërsi për fëmijë, si dhe tekste këngësh. Është marrë me kritikë e studime letrare, recensione dhe ese. Ka botuar 12 libra për të rritur dhe 31 libra për fëmijë. Është fitues i disa çmimeve kombëtarë dhe vendorë dhe kryetar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj që nga viti 2008. Nga viti 1960 dhe në vazhdim ka botuar studime, kritika e recensione letrare në organe të shtypit, letrar e shkencor si Zëri i Rinisë, Drita, Zëri i Popullit, Nëntori, Studime Filologjike, Dardania Sacra, Fjala, Jeta e Re, Jehona, Mehr Licht, Poeteka, Zëri, Albania, Shqip, Shekulli, Telegraf, Obelisk, Nacional, Sot etj. etj. në Tiranë, Prishtinë e Shkup.