Panoramë
Appearance
Panoramë:
- 1. Pamja e natyrës që na rrok syri zakonisht kur ndodhemi në një vend të lartë, pamja para nesh; peisazh i gjerë. Panoramë madhështore. Panorama e qytetit. Para nesh hapej një panoramë e bukur.
- 2. Tablo e madhe e varur në mur ose pikturë e madhe në mur, e cila përmban pamje të dukshme nga natyra, nga një qytet etj. Panoramë dimri. Panoramë nga Durrësi.
- 3. fig. Paraqitja e përgjithshme e dukurive a e çështjeve të një fushe; vështrim tërësor, pamje. Dha një panoramë të arritjeve kryesore. Paraqiti një panoramë të plotë (të përgjithshme).