Jump to content

Jorgji Theohari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Papa Jorgji Theohari)


Papa Jorgji Theohari (1858-1929) lindi në Elbasan dhe ishte intelektual e klerik atdhetar. Arsimin e mesëm e përfundoi në gjimnazin Zosimea të Janinës, kurse studimet e larta për filozofi e teologji në Stamboll. Në 1880-ën, kthehet në vendlindje si prift dhe më pas u ngjit në hierarkinë kishtare të qytetit, prandaj dhe është quajtur Hermano (germanos). Qe intelektual me kulturë të gjerë,  atdhetar, ithtar i uniatizimit të krishterë shqiptar, në fund të shek. XIX e në fillimin e shek. XX.

Ai njihet për mesazhin: "Një kishë, një komb dhe feja në shërbim të përbashkësisë kombëtare". Atë Germanosi qe protagonisti i betejës fetare midis shpatarakëve që përfaqësonin uniatizmin  shqiptar dhe ortodoksëve greko-rusë që e luftonin uniatizmin. Pati përkrahës jo vetëm  Dervish Biçakçiun, Aqif Pashë Biçakçiun (Elbasanin) por edhe ndihmën e abatit të Mirditës  Preng Doçit e dom Ndoc Nikajt, të cilët i siguruan takimin solemn në Orosh, ku Shpati pati  përfaqësuesit e vet. Papa Jorgji hodhi kumtin për masivizimin e Kishës Uniate. I vendosur në idenë e rrugën e tij ai nuk pranoi të gjitha ofertat joshëse të rusëve e grekëve për ta kthyer  nga rruga e tij. Vizita e konsullit rus Rostovski në Elbasan, për ta bindur atë që të braktiste uniatizmin,  ndërhyrja për përjashtimin nga ortodoksia prej Mitropolitit të Durrësit dhe moszyrtarizimi i tij  kryemeshtar nuk e larguan Papa Jorgjin nga qëndrimin për Kishën Uniate.Mendohet se përpjekjen e parë për kishën katolike lindore apo edhe kishën Unite në  Elbasan, e kishte nisur papa Jorgji Theohari nga lagja Kala, me synim, që kjo lëvizje e re  kishtare të përhapej më pas te besimtarët orthodoksë në zonën e Shpatit, tek të cilët  laramanizimi fetar, si pasojë e tolerancës fetare të Islamit, kishte marrë dimensione  trefishe: ata hiqeshin si myslimanë; praktikonin ritet orthodokse byzantine, si dhe  kërkonin që të njihnin për të parë të fesë, Papën e Romës.[1]

Shpat i Sipërm

  1. ^ Enciklopedia e Elbasanit.