Parada e Shkupit
Parada e Shkupit (Skopje Pride) është një manifestim për të mbështetur të drejtat e komunitetit LGBTI+. Parada e parë LGBTI+ u zhvillua në 29 qershor 2019. Kjo paradë u organizua prej “National Network Against Homophobia and Transphobia”, në parkun Woman Warrior në qendër të kryeqytetit.[1]
Më shumë se 1.000 aktivistë, pjesëtarë të komunitetit, si dhe mbështetës të të drejtave të komunitetit LGBTI+ marshuan në Paradën e parë të zhvilluar në Shkup. Maqedonia e Veriut është një nga shtetet e fundit në rajonin e Ballkanit që ka zhvilluar një paradë. Paralelisht me paradën, me qindra mbështetës prej organizatave të ekstremit të djathtë organizuan përballë katedrales Ortodokse një protestë kundër paradës, duke theksuar promovimin e vlerave të familjes tradicionale.[2]
Parada pati pjesëmarrjen e zyrtarëve, diplomatëve si dhe politikanëve, duke përfshirë këtu Ministrin e Mbrojtjes Radmila Shekerinska si dhe Ministren e Punëve dhe cështjeve sociale, Mila Carovska. Diplomatë të shumtë ofruan mbështetjen e tyre duke marrë pjesë në paradë.
AKtivisti maqedonas për të drejtat LGBTI+ nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, Koco Andonovski u shpreh se numri i pjesëmarrësve në paradë i tejkaloi parashikimet duke shënuar rekordin e më shumë se 1.000 pjesëmarrësve.[3]
Konteksti politik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një koalicon pro-BE i udhëhequr prej Social demokratëve dhe partnerëve etnik shqiptarë është përpjekur të përmirësojë situatën e të drejtave LGBTI+ në Maqedoninë e Veriut, pasi zëvendësuan partinë konservatore në 2017.
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ https://www.reuters.com/article/us-gay-pride-north-macedonia/north-macedonia-hosts-its-first-gay-pride-march-idUSKCN1TU0JJ
- ^ https://www.balcanicaucaso.org/eng/Areas/North-Macedonia/North-Macedonia-Skopje-s-first-Pride-195360
- ^ https://www.dw.com/en/first-gay-pride-rally-held-in-north-macedonia/a-49413815-0