Parafjala

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Parafjalë janë fjalët e pandryshueshme që qëndrojnë përpara emrave, përemrave, numërorëve dhe ndajfoljeve duke vendosur marrëdhënie vartësie ndërmjet fjalëve :

Parafjalë të rasës emërore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

= nga, te (tek)
Është nga Tirana.
U rrëzua nga lodhja.
Nga darka do të dukemi.
Është i madh nga trupi.
Shtëpitë u ndërtuan nga vetë banorët.
Në krye doli një nga ish të burgosurit.
Rrinte te pragu i derës dhe vështronte avionët që fluturonin.

Parafjalë të rasës gjinore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

= me anë, me anën, në sajë, në vend, për arsye, për shkak, etj.

Vdjekjet e njerezve nga aksidentet ndodhin per shkak te pakujdesise.

Ekonomia e vendit mbahet në sajë të kontributit që jep populli.
Ju kemi në vend të prindërve.
Shtëpia mbeti përgjysëm për shkak të largimit të vëllait.

Parafjalë të rasës kallëzore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

= në, me, pa, për, më, mbi, nën, ndër, lidhur me,nëpër, në lidhje me, bashkë me, në krahasim me etj.
U takua me vëllain në Prishtinë.
Nuk rrihet pa punë.
Luna u nis për matiqan.
Endi hedh mbeturina ne koshin e plehrave
Mos u ul mbi divan.
U shkau dheu nën këmbë.
Parisi është një ndër qytetet më të bukura.

Parafjalë të rasës rrjedhore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

= prej, ndaj, për,pranë,rrëzë,sipër,buzë
Ishte prej Durrësi.
Ndaj tij u morën masa të rrepta.
E kapi për gryke.
Për sundimin ndaj osmanëve priu Skëndërbeu.