Parafrazimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Parafrazimi-Në fjalorin elektronik online të gjuhës shqipe thuhet se parafrazimi është "Veprimi dhe rrjedhimi i tij sipas kuptimeve të foljeve parafrazoj, parafrazohet. Parafrazimi i veprës (i vjershës). S'është gjë tjetër veçse një parafrazim. Bëj parafrazim parafrazoj. Ka shumë parafrazime." Më tutje fjala parafrazë përkufizohet si

"1. libr. Fjali a shprehje që jep në mënyrë përshkruese kuptimin e një fjale a të një shprehjeje të caktuar, parafrazim (p.sh. «ajo që e ka lindur e rritur» në vend të «e ëma», «ai që shkruan këtë letër» ose «autori i kësaj letre» në vend të «unë» etj.).

2. letersi. Shpjegimi me fjalët e veta i një pjese letrare të vështirë a të errët; shpjegimi me fjalë të tjera i përmbajtjes së një vepre, i ideve të saj etj.

3. letersi. Përkthim i lirë dhe i zgjeruar i një vepre, i një vjershe etj." kurse fjala parafrazoj përkufizohet si

"1. liber. Jap në mënyrë përshkruese përmbajtjen e një fjale a të një shprehjeje të caktuar; përsërit me fjalët e mia mendimin e një tjetri ose diçka që kam lexuar a dëgjuar. Nuk i ka dhënë fjalë për fjalë ato që dëgjoi por i ka parafrazuar.

2. letersi. Shpjegoj me fjalët e mia një pjesë letrare të vështirë a të errët; shpjegoj me fjalë të tjera përmbajtjen e një vepre, idetë e saj etj. Parafrazoi tregimin.

3. letersi. Përkthej në mënyrë të lirë dhe të zgjeruar një vepër, një tekst, një vjershë etj."[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]