Jump to content

Parimet e partneritetit shkollë-familje-komunitet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Parimet e partneritetit shkollë-familje-komunitet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fjala parim do të thotë “Rregull themelore sipas të cilës ndërtohet a funksionon diçka.” Parime pedagogjike janë rregullat mbi të cilat bazohet e udhëheqet procesi i edukimit. Me parim të partneritetit kuptojmë rregullat dhe kërkesat që mundësojnë dhe sigurojnë bashkëpunim cilësor dhe efektiv midis faktorëve edukativ shkollë - familje - komunitet. Faktorët bashkëpunues që duhet respektuar dhe realizuar parimet janë: shkolla dhe familja me tërësinë e tyre si dhe komuniteti me mision edukativ e social. Me qëllim që partneriteti të ketë efekte edukative – sociale konsiderojmë se faktorët e përfshirë në këtë proces duhet t’i plotësojnë disa kërkesa. Ato janë :

• Faktorët bashkëpunues duhet t’i njohin parimet e partneritetit
• Faktorët bashkëpunues duhet t’i kuptojnë parimet e partneritetit
• Faktorët në partneritet duhet të debatojnë për parimet dhe të sigurohen për vlerën e tyre
• Parimet duhet të respektohen nga faktorët bashkëpunues
• Parimet duhet të jetësohen gjatë partneritetit.
• Jetësimi i parimeve duhet të vlerësohet në vazhdimësi nga faktorët bashkëpunues
• Faktorët bashkëpunues duhet të bëjnë përmirësime të duhura në drejtim të parimësisë.

Parimet bazë që paraqesin partneritet efektiv janë të shumtë. Ne do t’i veçojmë ato parime që fuqizojnë dukshëm procesin bashkëpunues.
Këto parime të partneritetit janë:
1. Parimi i qëllimshmërisë;
2. Parimi i partneritetit gjithëpërfshirës;
3. Parimi i partneritetit demokratik (tolerancë, shanse të barabarta etj.) ;
4. Parimi i lirisë dhe përgjegjësisë për partneritet ( përzgjedhje, aplikim dhe vlerësim);
5. Parimi i bashkëpunimit sistematik;
6. Parimi i partneritetit kontinual;
7. Parimi i bashkëpunimit transparent dhe konfidencial;
8. Parimi i veprimit unik të të gjithë faktorëve partnerialë.

Parimi i qëllimshmërisë Përcaktimi i qëllimit për bashkëpunim duhet të analizohet e të studiohet mirë, e me kujdes nga ana e partnerëve bashkëpunues. Faktorët e partneritetit duhet të punojnë drejt definimit dhe qartësimit të qëllimit të bashkëpunimit, t’i definojnë cilat duhet të jenë qëllimet, të saktësojnë qëllimet primare dhe sekondare sipas vlerës edukative dhe mundësisë kohore të realizimit, të punojnë për realizimin e qëllimeve dhe të vlerësojnë, përparojnë aplikimin e qëllimeve. Që këto qëllime të realizohen ato duhet të shkoqiten në hapa më të vegjël, më të detajuar, të realizueshëm në kushte e rrethana të volitshme dhe kohë të caktuar. Pra, partnerët nisin procesin e bashkëpunimit mbi bazën e planeve të parapara. Faktorët në partneritet duhet të marrin përgjegjësi mbi bashkëpunimin, sepse duhet të realizohen qëllimet dhe objektivat mbi bazën e planeve të parapara. Për këtë të gjithë faktorët bashkarisht vendosin t’i ndajnë përgjegjsitë. Faktorët bashkëpunues duhet të ndihmojnë jetësimin e qëllimit të partneritetit, që nënkupton shtyrjen e procesit të bashkëpunimit përpara drejt realizimit të qëllimeve dhe objektivave të caktuara. Shkolla - familja – komuniteti duhet të krijojnë kushte të volitshme për realizim të qëllimeve. Pra, ata bashkëbisedojnë për procesin, analizojnë rrethanat që vështirësojnë këtë process, lehtësojnë rrethanat dhe krijojnë kushtet për përballje të suksesshme me vështirësitë. Nëse qëllimet bashkëpunuese janë efektive dhe tregojnë rezultat, atëherë ato ruhen dhe kultivohen, mirëpo ndonjë qëllim bashkëpunues mund të mos jetë i realizueshëm. Atëherë, vlerësohet arsyeja e jo efikasitetit dhe merret vendim që të mos aplikohet. Pas vlerësimit të qëllimeve bashkëpunuese dhe pas konstatimit të nevojës për ndryshim apo modifikim është e rruges që kjo punë të ndodh në procesin e partneritetit. Nëse partnerët bashkëpunues e bëjnë këtë, kemi dëshmi që procesi i partneritetit përcillet me një vetëdije dhe përgjegjësi të lartë të partnerëve bashkëpunues dhe me një besim e mirëkuptim të mirëfilltë e reciprok. Në të kundërtën nëse mungon guximi dhe vetëdija për këtë ndryshim atëherë do të mungojë edhe mundësia e përparimit të partneritetit.

Parimi i partneritetit gjithpërfshirës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kuptimi esencial i partneritetit gjithpërfshirës qëndron në krijim e strukturës bashkëpunuese, e cila do të përmbledh këta faktorë: nxënësit, prindërit, shkollën, mas-mediat, veprimtaria botuese, etj. Gjithpërfshirja si parim duhet të realizohet në kushte të volitshme edhe pse ka raste kur shkolla dhe faktorët e tjerë bashkëpunues jo plotësisht aplikojnë këtë parim aq të rëndësishëm. Mospërfillja e parimit të partneriteti gjithpërfshirës mund të kushtëzohet nga disa faktorë e rrethana të cilat do ti paraqesim në vijim: mentaliteti i trashëguar sipas të cilit bashkëpunimi i shkollës me familjen duhet të udhëhiqet nga shkolla, e cila në këtë proces e ka rrolin dominant dhe vendimmarrës. Familja i nënshtrohet shkollës - shkolla kushtëzon bashkëpunimin, filozofi kjo tanimë e paqëndrueshme për shoqërinë dhe shkollën e avancuar. Mosbesimi i shkollës ndaj mundësive bashkëpunuese të familjes në procesin e edukimit është një tjetër faktor që kushtëzon gjithpërfshirjen. Sipas stafit pedagogjik dhe udhëheqës të shkollës shumica e prindërve nuk ka as nivel e as kulturë të mjaftueshme që të bashkëpunojnë me arsimtarët dhe stafin tjetër professional për mirëvajtjen e jetës shkollore- qëndrim ky jashtëzakonisht përçmues. Fuqia e ndikimit edukativ të prindërve, eksperienca e tyre, por edhe shkollimi mund të jenë burim i pasur i bashkëpunimit me shkollën dhe komunitetin. Shfrytëzoni këtë thesar të çmuar edhe në procesin e partneritetit – është thirrje që i drejtohet shkollës dhe atyre që i prijnë partneritetit me familjen. Vështirësitë sociale manifestohen në arsim. Ngecjet në këtë fushë të rëndësishme kanë si pasojë ngecjet në përparimin profesional të arsimtarëve. Kjo manifestohet me lekundjen e bindjes së një shtrese të shkolluar të prindërve se arsimtarët mund të jenë partnerë të barabartë të bashkëpunimit. Madje, shihet me nënçmim, i cili reflektohet edhe tek nxënësit. Ky qëndrim është jashtëzakonisht i rrezikshëm ngase lëkund themelet edukative dhe arsimore të shkollës, më vonë, institucionit familjes dhe shoqërisë. Rrespektoni ata që dikur me plot të drejtë konsideroheshin më të respektuarit e familjes dhe shoqërisë, ndihmoni ndërtimin e autoritetit të tyre social e edukativ, bëni që fëmija ta dojë e ta respektojë atë që e meriton. Ky është mësuesi. Mësuesi dhe stafi tjetër pedagogjik e udhëheqës i shkollës, i vetdijshëm për ngecjet në arsim, tanimë nga frika për ngecjet dhe rrjedhat negative, nuk është i gatshëm t’i hapë dyert familjes dhe komunitetit e as t’i kërkojë ndihmë, e cila mund të rrealizohet gjatë bashkëpunimit. Shkolla me dyer të hapura ndaj familjes dhe komunitetit, është shkollë e hapur ndaj progresit, ndaj risive, ndaj ardhmërisë. Kështu dhe e tillë duhet të jetë shkolla jonë! Shkolla dhe familja jo rrallë nuk besojnë në mundësitë bashkëpunuese të nxënësve. Ata janë të vegjël, të papjekur, çka dinë ata?, kush janë ata ? janë disa nga pytjet që i bëjnë të rriturit e familjes, shkolla apo edhe komuntieti. Sot gjithnjë e më shumë po afirmohet ideja për fëmijët si qenie me mundësi të pakufizueshme, i aftë për të marrë përgjegjsi të ndryshme që është në përputhje me moshën dhe mundësitë e tij. T’i shfrytëzojmë ata, t’u besojmë atyre më teper për partneritet! Familja me vetëdije, përgjegjsi e gatishmëri të ulët, por edhe qëndrimet e gabuara për bashkëpunim me shkollën: “tanimë shkolla është përgjegjëse për edukimin dhe arsimin e fëmijëve. Prej momentit kur fëmija e vijon shkollën ne më nuk merremi me këtë punë” janë deklarime jo të rralla, të thëna e të dëgjuara nga prindërit, qëndrim ky i gabueshëm e i pa qëndrueshëm në aspektin social dhe atë edukativ. Parimi i partneritetit demokratik Shanse të barabarta Nisim me një prej shumë përkufizimeve me qëllim që të qartësojmë domethënien e fjalës demokraci dhe për ta ndërlidhur me parimin e partneritetit demokratik. Kështu, në gjuhën greke fjala demokraci, respektivisht “demos” do të thotë popull dhe “kratos” –rregull. Ndryshe definohet si “sistem politik i bazuar në pjesmarrjen e njerëzve…rregullin e shumicës, duke mbrojur të drejtat e pakicës. Ideja për marrdhënie demokratike në shoqërinë tonë sot, e ngërthen në vete idenë e demokratizimit të shkollës si dhe të ndërtimit të raporteve reciprokisht bashkëpunuese demokratike brenda shkollës me faktorin familje dhe faktorin komunitet.

Parimi i partneritetit demokratik përfshin në vete disa pjesë:
• Kompetencën humane të bashkëpunimit që konsiston në respektimin të secilit faktor bashkëpunues, në krijimin e kushteve për partneritet të barabartë , mundësive dhe nevojave për bashkëpunim, të kuptuarit e partneritetit si proces të bashkërealizimit si dhe “ trajtimin e nejriut si qenie totale dhe tërësore, pra të secilit: të nxënësit , të prindit, të mësuesit a arsimtarit, të kujdestarit të klasës, të personave të komunitetit bashkëpunues me shkollën dhe familjen.
• Tolerancën gjatë partneritetit që ngërthen respektimin e mirëfilltë të ideve dhe mendimeve, të ndjenjave, të qëndrimeve dhe bindjeve, të sjelljeve dhe veprimeve të dobishme për procesin e partneritetit.
• Diversitetin apo të drejtën për të qenë, menduar apo bërë ndryshe që kosistonn në respektimin e diversitetit kuluturor e arsimor të partnerëve, në diveristetin social të tyre, etj.

Shanse të barabarta partneriteti ka kuptimin:
• Shanse të barabarta për partnerët e gjinive të ndryshme
• Shanse të barabarta për etnitë e ndryshmë fetare
• Shanse të barabarta për partnerët me nivel socio-kulturor dhe arsimor të ndryshëm Parimi i lirisë dhe i përgjegjësisë pedagogjike e sociale në partneritet.

Ky parim ngërthen në vete dy komponente:
1. Lirinë pedagogjike e sociale për arritjen e bashkëpunimit efektiv midis faktorëve edukativ.
2. Përgjegjësinë edukative dhe sociale e profesionale për bashkëpunim Liria pedagogjike nënkupton: vendim marrje e lirë, por të përgjegjshme të secilit faktor të partneritetit.

Kontaktet bashkëpunuese mund të jenë më të shpeshta apo më të rralla. Për frekuencen e bashkëpunimit me liri e përgjegjsi vendosin partnerët bashkëpunues. Por duhet theksuar se në politikat e shkollës dhe me ligj të niveleve të ndryshme të shkollimit janë përcaktuar standardet e bashkëpunimit të shkollës – familjes – komunitetit, të cilat janë obligative dhe të detyrueshme e që pritet të rrespektohen nga faktorët bashkëpunues. Situatat në shkollë, familje a komunitet ndonjëherë e shtojnë nevojën që bashkëpunimi të jeta më i dendur dhe më intenziv. Poashtu liria pedagogjike analizon dhe përzgjedh me bindje individuale e kolektive për metodologjinë e bashkëpunimit. Pra, qfarë forma të bashkëpunimit do të realizohen, ato të drejtpërdrejta (mbledhjet e prindërve, takimet me grupet e interesave, takimet idividuale, takimet me qifte ) apo të tërthorta ( telefonatat, me mjete elektronike, me leterkëmbim, me lajmërime, etj.). Përgjegjsia edukative dhe sociale e profesionale për bashkëpunim nënkupton vetedijen individuale dhe atë grupore për nevojën e bashkëpunimit të domosdoshëm. Kjo nenkupton ndjenjën e secilit veq e veq dhe atë kolektive të partnerëve për detyrat e tyre edukative e sociale, vetdijen për ta realizuar me sukses detyrën apo obligimin si dhe vetdijen për pasojat nga mossuksesi dhe përballja me to si dhe gatishmëria për përmisim të partneritetit për tejkalimin e problemeve apo krizave. Shkolla harton dhe aplikon programe për ngritjen e përgjegjsisë profesionale për bashkëpunim jo vetëm të stafit të shkollës por edhe të faktorëve tjerë edukativ si: familjes, por edhe komunitetit nga të cilët factor pritet të ndihmojnë në mënyra të ndryshme duke filluar nga iniciativat, realizimi, vlerësimi, përmirësimi i procesit. Ky konstatim nuk e përjashton mundësinë që prindërit apo grupet e interesave të prindërve apo edhe OJQ të hartojnë projekte me qëllim të ngritjes së përgjegjsisë për partneritet. Pra përgjegjsia edukative dhe sociale e profesionale bën reagimin e duhur e professional, në momentin e krizave gjatë bashkëpunimit. Në këto momente apo faza kritike ndihmon këshillimi me konsulencen profesionale të shkollës, pedagogun e psikologun, punëtorin social apo edhe institucionet kompetente si qendra për punë sociale, qendra e shëndetit mental, etj.

Parimi i partneritetit sistematik dhe kontinual

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Domethënia e këtij parimi do të kuptohet më mirë nëse shpjegohen nocionet bazë të tij si fjala sistematik dhe fjala kontinual. Po nisim me fjalën “sistematik” –që bëhet sipas një sistemi, që bëhet me rregull, sipas një plani dhe metode të caktuar. Ndërsa shpjegimi i fjalës “kontinuitet” që nënkupton vazhdimësi, lidhje, pashkëputje. Partneriteti sistematik Është proces i planifikuar nga faktorët në partneritet, nga shkolla si prijetare në këtë process, nga familja dhe komuniteti që përfshihen në këtë planifikim të partneritetit të vazhdueshëm. Të gjithë partnerët bashkëpunues i respektojnë dhe u nënshtrohen rregullave të bashkëpunimit të parapara me dokumentacionin pedagogjik, e respektojnë planin e paraparë të partneritetit, metodat dhe format e mundshme të partneritetit. I tërë ky proces i partneritetit zhvillohet në vazhdmësi deri në realizimin e qëllimeve finale, mirëpo procesi nuk duhet të ndërpritet edhe atëherë kur arrihen pritjet. Kontinuiteti i bashkëpunimit Është e rekomandueshme të realizohet në kalimin e nxënësve nga klasa në klasë, nga një nivel në nivelin tjetër, në rrethanat e kalimit nga shkolla në shkollë, me rastin e braktisjes së shkollës nga ana e nxënësve, me rastin e trajtimit pedagogjik e social të nxënësit, në kushte të përshpejtimit të shkollimit. Si shembull të parimit të partneritetit kontinual do të jetë ai kur fëmijët përfundojnë institucionin parashkollor dhe prindërit, edukatorët, vazhdojnë bashkëpunimin me shkollën fillore ku kyqen fëmijët, veqanërisht me mësuesin apo mësuesen e klasës së parë, duke iu dhënë përparësi fëmijëve me probleme apo me rrethana specifike. Mësuesja pas përfundimit të shkollës fillore, në bashkëpunim me prindërit vendos kontaktin bashkëpunues me kujdestarin e klasës së nxënësve të saj , përcjell adaptimin e fëmijëve në mësim lëndor dhe arsimtarët e rinj, jep informacionet e duhura për nxënësit në mënyrë që të tejkalojnë më lehtësisht këto kalime. Në rrethanat kur parimi i partneritetit sistematik dhe kontinual nuk respektohet zakonisht ka pasoja.

Do t’i shkoqisim disa nga efektet negative të mundshme:
• Problemet paraqiten, por mungon informacioni per to.
• Në mosdije për problemet mungon edhe zgjidhja e problemit
• Akumulohen problemet ashtu që rrezikohet të paraqitet kriza educative në shkollë
• Acarohen apo ftohen raportet midis faktorëve në momentin kur kontaktojnë urgjentisht e pas shpërthimit të krizave
• Luhatet besimi në mundësinë e partneritetit.

Pra për të penguar paraqitjen e dukurive antisociale duhet të jetsohet partneriteti i vazhdueshëm - kjo fuqi e madhe parandaluese dhe shëruese. Parimi i transparencës dhe i konfidencës Për ta qartësuar esencën e këtij parimi do të fillojmë me sqarimin e nocionit transparencë dhe atij konfidencë. Fjala transparencë, kjo fjalë latine “transparere” do të thotë “e qartë, e kthjellët, e dukshme.” Ndërkaq fjala konfidencë rrjedh nga fjala latine “confidenza” që është sinonim i fjalëve besueshmëri, afërsi, intimitet, fshehtësi, etj.. Puna e shkollës dhe komunitetit në shoqërinë demokratike që bazohet në filozofinë “ me qendër famija “ pritet , çka tjetër veq se të jetë një process transparent.

Rrespektimi i parimit të transparencës gjatë partneritetit ka këto efekte:
• Shkolla u hap dyert për bashkëpunim të mirfilltë partnerëve të saj.
• Partnerët bashkëpunues do të jenë më të hapur ndaj shkollës
• Rritet besimi dhe mirëkuptimi reciprok midis partnerëve
• Motivimi për partneritet është më i fuqishëm.

Parimi në fjalë përmban edhe një aspect tjetër i cili konsiston në ruajtjen e asaj pjese të komunikimit partnerial që është konfidenciale dhe e cila pikërisht duke ruajtur intimitetin e ruan edhe procesin e partneritetit, sepse situate e kërkon që të ruhet konfidenca e subjekteve që trajtohen. Ndodh ndonjëherë që transparenca e dëmton një proces të partneritëtit. Ndonjë situatë e kërkon që as mos të paralajmërohet partneriteti, e herë - herë në situatë më delikate edhe partneriteti duhet të jetë më konfidencial. Si shembull do ta marrim nevojën e trajtimit psikiatrik të një nxënësi nga ekspertët adekuat e në bashkëpunim më familjen dhe shkollën. Në mentalitetin tonë kur është e turpshme dhe e fajësueshme sëmundja psikike, nuk rekomandohet që procesi të jetë në transparencë, me qëllim që ta ruajmë dëmtimin e mëtutjeshëm të shëndetit mental të nxënësit, tanimë nën ndikimin e ngacmimeve dhe trajtimit si të sëmurë nga mjedisi ku jeton apo mëson.

Parimi i konfidencës duhet të aplikohet në rrethana specifike dhe aplikimi arsyetohet si vijon:
• Ruhen dimensionet reale të problemit
• Besohet në gjasat e tejkalimit të problemit
• Subjekti apo grupet konfliktuoze pas trajtimit më lehtë integrohen në rrjedhat e jetës shkollore
• Faktorët në partneritet, në rrethanat specifike konfidenciale, më pak janë nën presionin e subjekteve dhe palëve të dëmtuara apo në konflikt të interesave
• Subjekti nuk heziton të bashkëpunojë me partnerë të tjerë.

Pra, është shumë e rëndësishme që të vlerësohet situata dhe të merren vendime se qfarë partneriteti të zgjidhet, transparent apo konfidencial ?! Për këtë kërkohen konsultime e debate të hapura me faktorët competent për zgjidhjen e këtyre situatave. Krejt në fund theksojmë se faktorët e përfshirë drejt për drejtë në trajtim duhet të jenë plotësisht të hapur midis tyre ndërkaq, në situate më delicate rekomandohet të ruajnë intimitetin dhe fshehtësinë nga faktorët e tjerë dytësorë. Rrespektimi i parimit të partneritetit transparent dhe konfidencial, qasja e duhur e aplikimit, takti pedagogjik e psikologjik gjatë vendimmarrjes për aplikim të parimit vetëm i rrit gjasat që partneriteti të ketë sukses dhe të zgjidhen edhe situatat që duken si vështirë të zgjidhshme. E tëra kjo shkon në funksion të edukimit të drejtë të të rinjëve, mirëvajtjes së jetës në shkollë familje dhe jetën komunitare. Parimi i unitetit dhe bashkëveprimit Ky parim është shumë i rëndësishëm, sepse në pedagogji konsiderohet si “ligj në procesin e edukimit “. Në çka konsiston uniteti partnerial ? Secili faktor i edukimit përmban në vete shumë nënfaktorë si familja përmban prindërit, fëmijët dhe antarët e tjerë të familjes së gjërë; shkolla përmban nxënësit, arsimtarët, stafin menaxhues, stafin administrative, atë teknik, etj.. Uniteti midis partnerëve bën që forca e tyre të prodhojë rezultate shumë të mëdha dhe më bindëse e më të fuqishme, se sa kur derdhet energjia e secilit factor në kahe të ndryshme. Fëmija – nxënësi si dhe faktorët e tjerë që diktojë plasaritjet midis partnerëve do të shfrytëzojnë rrugën e rezistencës më të dobët që të ik nga kyqja në partneritet. Imagjinoni sa “efikase” janë këshillat e kundërta të cilat iu drejtohen fëmijëve kur nëna shtron një kërkesë, babai shtron kërkesë krejtësisht tjetër. Tani fëmija gjendet para dilemave të cilat janë rezultat i hutisë që i shkaktuan vet prindërit , pikërisht me prezantimin individualisht të kërkesave të ndryshme të prindërve. Edhe me rastin e arritjes së unitetit gjatë partneritetit shkollë – familje – komunitet po rikujtojmë thënjen popullore e cila thotë “ bashkimi bën fuqinë”. E zbërthyer në gjuhën e shkencës del që uniteti midis partnerëve shkollë – familje – komunitet rrit motivimin, nxit bashkëpunimin, forcon besimin në realizimin e synimeve të partneritetit dhe besimi se do të realizohen rezultatet e pritshme nga procesi i partneritetit. Në përmbyllje të shqyrtimit të parimit të unitetit po i referohemi fjalisë e cila tregon thelbin e saj, i cili thotë se faktorët edukatv si faktorë në partneritet duhet “ të mbështesin njëri – tjetrin, të pajtohen dhe në esencë të kërkojnë të njejtën.