Parimet tatimore
Sistemi tatimor duhet te bazohet ne disa parime per arsye se me ane te sistemit tatimor arrihen qellime te ndryshme te politikes tatimore. Me formulimin e parimeve tatimore jane marre shume teoricient financiar. Ketu do te prezantojme parimet tatimore te Adam Smithi-it te formuluara ne gjysmen e dyte te shekullit XVIII ,te Vagnerit te formuluara ne fund te shekullit XIX dhe te Stiglicit te formulara ne fund te shek XX. Adam Smith ne vepren e tij "Hulumtimet mbi natyren dhe shkaqet e pasuris se popullit" te vitit 1776, i ka formuluar kater parime tatimore te njohura ne literaturen "Kanonet e Smith-it".
Fale autoritetit te tij shkencore parimet e tij gjate kohes kane qene aktuale ne teorin e financave publike.
Keto "kanone" jane:
- Secili qytetar eshte i detyruar qe shtetit t'i paguaj tatimin per mbulimin e te dalave te tij dhe ate sipas aftesis dhe mundesive ekonomike (barazia);
- Obligimi tatimore duhet te jete i rregulluar me ligj, do te thote se tatimi nuk guxon te jete arbitrar, por shuma e tatimit ,menyra dhe koha e pagimit , vendi i pagimit duhet te jene te njohura per obliguesin tatimore(saktesia);
- Tatimi duhet te mbelidhet dhe arkitimi te behet atehere kur per obliguesin tatimore eshte me e pershtatshme(pershtatshmeria);
- Shpenzimet e caktimit dhe te mbledhjes se tatimit duhet te jene sa me te vogla , kjo do te thote se shpenzimet e admninistrates duhet te jene te vogla, ne menyre qe sa me shume mjete te hyjne ne arken shtetrore(levria ekonomike e vjeljes).
Ne literaturen e financave publike , parimet tatimore me te plota, me te njohura dhe me te sistematizuara jane parimet e Adolf Vagner-it.
Vagner i ka formuluar nenete parimet kryesore te cilat sipas ngjajshmeris i ka sistematizuar ne kater grupe:
- Parimet financiare:
- mjaftueshmeria e tatimit
- elasticiteti i tatimit
- Parimet ekonomike:
- zgjedhja e burimit tatimore
- agjedhja e llojeve te tatimit
- Parimet sociale-politike:
- pergjithshmeria e tatimit
- barazia e tatimit
- Parimet administrative (teknike)-tatimore:
- caktmimi i tatimit
- pagimi i volitshem i tatimit, mbledhja e lire e tatimit
Parimet tatimore shqyrtohen me kujdes edhe ne literaturen bashkohore te financave publike. Ekonomisiti amerikan Joseph E. Stiglitz i ka formuluar "pese karakteristikat te deshiruara per cdo sistem tatimore",perkatesisht ka formuluar pese parimet tatimore kryesore. Keto pese karakteristikat e pranuara per nje sistem te "mire" tatimor jane:
- Efcienca ekonomike: sistemi tatimore nuk duhet ta pengoje alokimin eficient te burimeve.
- Thjeshtesia e administrates: sistemi tatimore duhet te jete i thjeshte dhe me kosto relativisht te ulet te administrimit.
- Fleksibiliteti (elasticiteti): sistemi tatimore duhet me lehtesi te ju pershtatet (ndonjehere edhe automatikisht) ndryshimeve te kushteve ekonomike.
- Pergjegjesia politike: sistemi tatimore duhet te jete transparent.
- Paanesia : sistemi tatimore duhet te jete i paanshem (i drejte) ne raportet me trajnimin e qytetarve te ndryshem.
Problemi i parimeve tatimore ne literaturen bashkohore te financave publike ,shqyrtohet shpesh ndermjet te vetem te dy parimeve, parimit te paanesis dhe parimit te eficiences ekonomike.
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]"Financat publike" Dr. Drita Konxheli Radoniqi Prishtine