Jump to content

Parku Ballkanik i Paqes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Peisazh nga Bjeshkët e Rugovës

Parku Ballkanik i Paqes përmbledh territore nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova. Një financim ky i Qeverisë Gjermane, që jep mesazhin e bashkëjetesës dhe harmonisë, për gjatë vijës ndërkufitare të këtyre 3 vendeve, duke e kthyer në një zonë model për të gjithë popujt dhe institucionet e Ballkanit Jugperëndimor. Parku, me një dimension strategjik përmbajtësor i krijuar më 2006, sjell lidhje të reja bashkëjetese dhe mundësi të reja zhvillimi të pa aplikuara më parë. GTZ-ja ka qënë pjesë e zhvillimit të këtij rajoni, duke krijuar një produkt turistik atrakitiv dhe mjaft të frekuentuar për turistët vëndas dhe të huaj. Rrugë dhe shtigje tradicionale bëjnë të mundur qarkullimin e turistëve në këtë rajon.Për banorët e këtyre anëve, këto zona edhe pse janë një mrekulli e vërtetë natyrore, infrastruktura lë për të dëshiruar, por kurrësesi e pamundur për të jetuar. Vlera turistike, potenciali njerëzor dhe natyror këtu, është i jashtëzakonshëm, por ka nevojë për ndërhyrje në infrastrukturë kryesisht dhe për restaurimin e objekteve historike. Këtë vënd e preferon e gjithë Europa. Në nivelin ndërkufitar, ky koncept paraqet trajtimin, mjetet dhe mekanizmat e përshtatshëm për një zhvillim të integruar të tre vendeve, gjithmonë duke marrë parasysh mundësitë dhe kufizimet hapsinore brënda zonës së synuar.

kosovapress.com