Jump to content

Parku Natyror Bredhi i Sotirës

Coordinates: 39°48′59″N 20°21′15″E / 39.816306°N 20.354051°E / 39.816306; 20.354051
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bredhi i Sotirës është një zonë e mbrojtur natyrore i cili gjendet në Qarkun dhe në rrethin e Gjirokastrës, në Shqipëri.

Bredhi i Sotirës ka një sipëfaqe aktuale prej 1,740.00 ha. Pozicioni në Jug të vendit dhe larg rrugës kombëtare e bën një vend mjaft të qetë, me biodiversitet të lartë nga pikpamja e habitateve dhe atë llojore. Prezanton vlera të konsiderueshme shkencore dhe eko-turistike. Shoqërimi i Junglo-Plantanetum orientalis, i shoqëruar me prezencen e llojeve Crataegus monogyna, Rubus ulmifolius, Sanguisorba minor etj është mjaft i mbrojtur. Shoqërim interesant dhe dominant mbetet Abies borisii-regis (Huetio-Abietum). Pasuria hidrografike i rrit vlerat eko-turistike të rajonit. Konsiderohet si një perlë të natyrës shqiptare, qoftë nga pikpamja eko-turistike si dhe nga ajo shkencore, si pyll i virgjër ose pothuajse i virgjër.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

39°48′59″N 20°21′15″E / 39.816306°N 20.354051°E / 39.816306; 20.354051