Paro Kita
Appearance
Paro Kita (Gostivishti, 1875 - 1914) ka qenë patriote e shquar, propaganduese e luftëtare për çlirim e bashkim kombëtar. Paro Kita shërbeu si ndërlidhëse aktive e çetave patriotike gjatë viteve 1910-1912 dhe njëkohësisht si furnizuese e tyre me ushqime; shtëpia e babait të saj, Vasilit, ishte një bazë e rëndësishme e Lëvizjes Kombëtare antiosmane në Kolonjë. Pas shpalljes së Pavarësisë e vazhdoi luftën kundër pushtuesve grekë. Në shtëpinë e saj ngriti flamurin kuq e zi dhe nuk pranoi të mohonte kombësinë shqiptare, sikundër kërkonin pushtuesit grekë. Për qëndrimin e saj të vendosur pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e tyre e vranë në mënyrë barbare.
Një rrugë mban emrin e saj në Tiranë dhe një tjetër në Ersekë[1].