Jump to content

Parulla me emrin Enver në malin e Shpiragut në Berat

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skeda:Parulla me emrin Enver në malin e Shpiragut në Berat.JPG

Parulla me emrin Enver është realizuar për të ngritur kultin e diktatorit komunist të Shqipërisë. Ka zgjatur disa vjet realizimi i parullës me emrin Enver në shpatin e malit Shpirag. Për të shkruar 5 germat e emrit me dimensione 150 metra të gjata dhe 50 metra të gjëra, pikërisht në 5 prej 12 brinjëve të malit, në afërsi të fshatit Paftal, u shfrytëzua egërsisht puna "vullnetare" (e papaguar) e fshatarëve të zonës. Puna kryhej me mjete primitive. Ajo përfundoi plotësisht në fillim të viteve ’80.

Shpiragu në vitin 2012, pa gërmat e mëdha mbi supet e tij.

Mbas përmbysjes së regjimit diktatorial komunist në Shqipëri, ashtu siç ranë të gjitha simbolet e tjera të diktatorit Hoxha, edhe ky simbol nuk rëndon më mbi supet e Shpiragut të bukur (shiko fotografinë).