Jump to content

Paskali (njësi)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Paskali)

Paskali (ang. pascal, shkurtesa Pa) është njësia matëse e presionit në Sistemin Ndërkombëtar të Njësive (SI). [1] Është emërtuar kështu në nder të filozofit, fizikanit dhe matematikanit francez, Blaise Pascal.

Paskali përcaktohet si i barabartë me presionin që shkakton një forcë prej 1 njutoni (N) mbi një sipërfaqe prej një metër katror (). Kjo është një njësi mjaft e vogël, prandaj në praktikë përdoren shumëfishat e saj, si kilopaskali (1 kPa = 1000 Pa) dhe hektopaskali (1 hPa = 100 Pa).

Presioni atmosferik është i barabartë, në nivelin e detit dhe në temperaturën 25°C, me 101,325 Pa.

Vlerat në njësi të tjera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
1 bar 100000 Pa
1 mbar 100 Pa
1 atm 101325 Pa
1 mmHg (Torr) 133322 Pa
1 inHg 3386,833 Pa
1 psi 6894,76 Pa
1 cmH 98,0638 Pa
  1. ^ "Pascal (Pa) | Definition & Conversions | Britannica". www.britannica.com (në anglisht). Marrë më 2024-12-11.