Pasojat e luftës franko-prusiane 1870-1871

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pasojat e luftës franko-prusiane 1870-1871[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në zgjedhjet e vitit 1871 në Francë u zgjodh asambleja kombëtare, në të cilën dominonin monarkistët. Ata fituan numrin më të madh të përfaqësuesve, duke i premtuar popullit francez një jetë më të mirë dhe ndërprerjen e luftës me gjermanët. Ata pranuan kushtet e paqes së ofruar nga kancelari gjerman, Oto von Bismark. Sipas kësaj marrëveshjeje, Franca ishte e detyruar të lëshonte prej 5 miliardë frangash ari. Me ketë rast u shfaqën pakënaqësi të shumta në masat e gjëra popullore, të cilat i kishte kapluar varfëria. Pas ngjarjeve të vitit 1870-1871 monarkistët francezë u treguan mjaft aktiv, duke rrëzuar qeverinë e kryeministrit Adolf Tier, me qëllim të vendosjes së monarkisë. Në fillim të vitit 1873 në postin e presidentit u zgjodh njëri ndër përkrahësit e tyre gjenerali Makmahon. Megjithëatë, përpjekjet e tyre për të vendosur monarkinë dështuan, sepse në vitin 1875, e favorizonte sistemin republikan. Këtë sistem e mbështetën edhe shumica e popullsisë franceze e cila druante, ngase qeverisja monarkiste shpejtë do të shndërrohej në diktaturë. Përkrahësit e republikës, shumica prej të cilëve jetonin në qendra të vogla urbane, formuan një parti politike - Partinë Radikale, e cila konsiderohej përparimtare, mbrojtëse e traditës dhe e nacionalizmit francez që ishte jashtë ndikimit të klerit. Këto ngjarje tregonin se Franca nuk kishte një sistem politik të qëndrueshëm në krahasim me rivalët e vet, posaçërisht me Gjermaninë e cila pas bashkimit kombëtar ishte shndërruar në forcë të madhe politike, ekonomike dhe ushtarake. Poashtu, pasojat e luftës franko-prusiane u reflektuan si në organizimin shtetëror ashtu edhe në atë ekonomik ku ekonomia franceze shënoj rënie të dukshme.