Jump to content

Patrik Nuo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Patrik Nuo
Background information
Lindi31 gusht 1982
OrigjinaKosovë
ZhanretPop,Rock pop
Vitet aktik2003
LabeliWarner Music,Sony BMG

Patrick Nuo (i lindur më 31 gusht 1982) është një këngëtar dhe aktor zviceran-shqiptar. Aktualisht ai jeton në Los Anxheles, California.

Nuo ka lindur dhe ëshë rritur në Luzern, Zvicër, ku ka jetuar deri në moshën 17 vjeçare. Nëna e tij është një zvicerane dhe babai i tij është një shqiptar etnik nga Kosova. Ai gjithashtu ka një vëlla më të vogël të quajtur Simon.[1] Në moshën katërmbëdhjetë vjeçare, Nuo humbi shpresën për t'u bërë një lojtar i njohur i tenisit dhe vendosi të fokusohet në një karrierë muzikore. Pas disa hapave , ai arriti të shkojë në Hamburg, Gjermani, ku ai ishte angazhuar si një vokalist mbështetës për disa kengë. Ndërkohë ai gjithashtu punoi si model për projektet e bamirësisë.

Në vitin 2002, Patrick u takua me producentin dhe shkrimtarin David Jost, i cili ndihmoi Nuo të nënshkruajë një kontratë me Warner Music. Në muajt e ardhshëm, dueti krijoi një album të tërë, i cili u lëshua përfundimisht nën emrin Welcome në shtator 2003. Një sukses të lartë e arriti në Zvicër dhe Gjermani ne 20 vendat e parë, Ne Gjermani iu shfaqen tre kenget e ti solo si këngë promovuese "5 days" dhe kenge përcjellse "Reanimate",e cila edhe ne Zvicer arriti ne 18 vendat e parë. Në të njëjtin vit, Nuo u bashkua me Zeichen der Zeit, një projekt muzikës të krishter "Du bist nicht allein" u bë një sukses i lartë në Gjermani . Një tjetër kënge në kuadër të albumit të vetë-titulluar , "Ein weiterer Morgen", hyri në dyzet vendat e parë të Këngëve Solo në Gjermani.

Në maj 2005, albumi i dytë Nuo Superglue u lancua . Ndërkohë që nuk ishte aq i suksesshëm në anën komercaile në Gjermani. Dy nga solot e ti u lancuan nga Superglue: "Girl in the Moon" dhe "Beautiful". Kënga arriti kulminacionin duka arritur në renditjen e nëntë dhe të shtatë të këngëve më të mira në Zvicër dhe Austri respektivisht. Në vitin 2006, Nuo u bashkua me Zeichen der Zeit për të prodhuar albumin e tyre të dytë Gjenerata David (2006) dhe mori pjesë në një tjetër projekt të ndihmës jofitimprurëse

Në vitin 2007, pas një ndryshimi të kompanisë diskografike në Ariola Records, u lancua albumi i tretë i Nuo Nuo. Albumi gjerësisht nuk arriti të përputhej me suksesin e albumeve të tij të mëparshëm të studios dhe lancoi tri solo, prej të cilave vetëm "Watchin 'Over You", arriti të bëj bujë.

Në vitin 2011 Nuo u bë anëtar i jurisë në serialin gjerman të Idol Deutschland sucht den Superstar së bashku me producentin Dieter Bohlen dhe këngëtaren Fernanda Brandao.