Jump to content

Patriotët e Rusisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Partia "Patriotët e Rusisë" (rusisht: Патриоты России, Patrioty Rossii) është parti politike në Federatën Ruse konsiderohet si forca e tretë më e madhe e “krahut të majtë” pas KPRF dhe partisë “Rusia e Drejtë”. Në përbërjen aktuale të Dumës Shtetërore ajo nuk është përfaqësuar.

Kryetari i përhershëm i partisë është Gennady Semigin.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë të Federatës Ruse, partia ka më shumë se 86.000 anëtarë dhe 79 degë rajonale.

Partia u krijua si rezultat i përçarjes që lindi në radhët e Partisë Komuniste. Shkas për këtë u bënë mosmarrëveshjet ekzistuese në mes të udhëheqësit të komunistëve Gennady Zyuganov dhe njërit prej sponsorëve kryesorë të partisë, sipërmarrësit Gennady Semigin. Ai deklaron: “Rusia do ti ofrojë botës një model krejtësisht të ri zhvillimi”.

Baza ideore e partisë: patriotizmi rus, ideologjia e re e aftë për të bashkuar shoqërinë për zgjidhjen e detyrave mbarëkombëtare. Parulla “Njeriu i lumtur - vendi i lumtur”. Ajo nënkupton rritjen e të ardhurave të popullsisë, si të paktën, deri në dy herë, likuidimin e papunësisë në masë, zgjidhjen e problemeve të strehimit, të ekonomisë së shërbimeve komunale, garantimin e kujdesit shëndetësor falas për të gjithë qytetarët dhe mbrojtjen sociale të shtresave më të varfra të popullsisë, zgjidhjen e drejtë të problemeve të pronësisë në interes të popullit, arritjen e hopit të ndjeshëm shkencor dhe teknologjik, ristrukturimin e ekonomisë dhe integrimin e saj në ekonominë globale.