Pavarësia, udhëtim i paharruar i Ismail Qemalit
Pavarësia, udhëtim i paharruar i Ismail Qemalit Gjinia: Histori. Autori: Ilir Ikonomi. Shtëpia botuese: "UET Press". Viti i botimit 2012. Faqet e librit 290. ISBN 978-99956-39-76-1
Mbi librin
Historia që rrëfehet në këtë libër duket aq e pabesueshme saqë i ngjan një legjende. Autori flet me hollësi për udhëtimin e paharruar të Ismail Qemalit nga Stambolli në Vlorë. Faktet që jepen në këtë libër janë nxjerrë nga qëmtimi i mijëra dokumenteve historike dhe asgjë nuk është e fantazuar. Është kërkuar nëpër arkiva. Janë shfletuar më shumë se dyqind libra, botime të vjetra e të reja, që trajtojnë historinë e asaj periudhe.
Janë nxjerrë të dhëna nga gazeta të panumërta austriake, angleze, rumune, gjermane, italiane, serbe, franceze, amerikane dhe shqiptare. Për fillimet e shtetit është folur dhe do të flitet shumë. Por udhëtimi i Ismail Qemalit për të shpallur pavarësinë do të mbetet fara e asaj historie të re, prandaj nuk do të harrohet kurrë.