Jump to content

Pavdekësia (revistë)

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Pavdekësia" organ i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e Atdheut. Numri i parë doli në tetor të vitit 1996, fillimisht organ i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ), kurse më pas, i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e Atdheut, me kryetar veteranin e nderuar Nikollaq Sallabanda. Pagëzimin me emrin „Pavdekësia” e ka propozuar, veterani dhe publicisti i mirënjohur, Pipi Mitrojorgji. Kurse kryeredaktor i parë i saj, ka qenë gazetari i mirënjohur, Dr. Kozma Skarço. Që të tre këta personalitete, janë ndarë nga jeta. Që nga viti 2001, deri ne vitin 2012, kryeredaktor i saj ishte gazetari, Halil Katana (ndare nga jeta). Nga shtatori 2012, deri ne janar 2013, kryeredaktor ishte Dhimiter Shtembari. Nga shkurti 2013, deri ne maj 2013, kryeredaktore ishte Tatjana Kurtiqi. Ndersa nga qershori 2013 dhe ne vazhdim kryeredaktor i Revistes Pavdekesia eshte gazetari e publicisti Xheladin Celmeta. Misioni i kësaj reviste është përjetësimi i veprës dhe emrit të dëshmorëve të kombit të të gjitha kohërave, si dhe respektimi e nderimi i familjeve të tyre brez pa brezi. Njëkohësisht, duke qenë organi i një subjekti të tillë shoqëror, siç është Organizata Kombëtare për Dëshmorët e Atdheut (OKPDA), ajo pasqyron veprimtaritë e kësaj organizate në të gjithë vendin, si dhe mban qëndrime të vendosura politike ndaj forcave të caktuara, që mohojnë gjakun e dëshmorëve të LANÇ, apo të periudhave të tjera, dëshmorë të shpallur me ligj, sipas Statusit të Dëshmorit të Atdheut.