Penicilina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Penicilinat janë mikroorganizma, një grup i antibiotikëve që rrjedhin nga mbretëria Kërpudha, klasa Ascomycetes, gjinia Penicillium, ku mund të jenë të llojit Penicilium Notatium ose Penicilium Klistogenium. Grupi antibiotikeve të penicilinës kanë rëndësi të madhe historike sepse ato ishin bari i parë që tregoi efikasitet te sëmundjet si sifilizi dhe infeksionet me staphyllococus aureus. Penicilinat ende përdoren gjerësisht edhe sot, ndonëse shumë lloje të bakteresh tani kanë krijuar rezistencë. Së pari penicilina është zbuluar nga Aleksandër Fleming në një mënyrë të rastësishme meqënëse ai e kishte harruar masën eksperimentale në mbështetësen e dritares. Pas një periudhe Flemingu e gjenë këtë masë të veshur me një shtresë myku, tashmë të shndërruar në një antibiotik të rëndësishëm për mikrobiologjinë mjekësore.