Jump to content

Perdorimi i holografise

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hologramet dyfish të ekspozuara (interferometria holografike) ju ofron hulumtuesve të dhëna kyqe për transferin e nxehtësisë për dizajnimin e kontejnerëve të sigurt për deponimin e materialeve nukleare. Një kartë telefonike, që përdoret në Evropë, ka të shtypur sipërfaqe hologrami, e cila përmban vlerë parash. Kur karta është futur në telefon, lexuesi i kartës dallon shumën e duhur dhe e zbret sasinë e caktuar për të mbuluar koston e thirrjes. Skanerët e supermarketit lexojnë shirit-kodet në mallra për kompjuterin e shitorës duke e përdorur sistemin e lensës holografike për të drejtuar dritën laserike në etiketat e produkteve gjatë pagesës në arkë. Holografi është përdorur për të përshkruar goditjet e valëve të bëra nga air foils (fletë ajri), për të lokalizuar sferat me shtypje të lartë. Lensa (thjerza) holografike është përdorur në aeroplan “heads-up display” (ekrani mbi kokë) për të lejuar pilotin luftarak për të parë instrumentet më të rëndësishme në kabinë derisa shikon përpara përtej xhamit të përparëm. Sisteme të ngjashme janë duke u hulumtuar nga disa prodhues automobilash. Magjike, krejtsisht unike dhe shumë dëfrim – holograme karamelash janë snack (shujtë e lehtë) teknologjia e fundit. Çokolatat dhe ëmbëlsirat janë transformuar në vepra holografike të artit duke formuar sipërfaqe të ngushtë dhe të mprehtë në formë të prizmës.

Add caption here

Kur drita i bie mprehtësisë, thehet në një ylber me ngjyra briliante që paraqet imazhe tri dimensionale. Hulumtuesit në Universitetin e Alabamës në Huntsville janë duke zhvilluar nënsisteme të shfaqjes holografike të kompjuterizuar. Ndërkaq puna fokusohet në ofrimin e paneleve të kontrollit për vozitje të largëta, stërvitjet simuluese dhe komandën dhe kontrolli i prezentimeve, hulumtuesit besojnë se TV me imazhe tredimensionale mund të jenë në dispozicion për më se 5000$ brenda 10 viteve të ardhshme. Holografi është ideal për regjistrimin arkivor të gjërave me vlerë, apo artifakteve delikate të muzeumeve. Shkenctarët në Polaroid Corp kanë zhvilluar një reflektor holografik që premton të bëjë kolorin e LSD-së më të bardhë dhe më të ndritshëm. Msheftësia qëndron në një holograf transmetimi që qëndron pas një LSD dhe reflekton dritën e ambientit për të prodhuar një prapavijë të bardhë. Ardhja e kompjuterëve të parë prototip optic, të cilët i përdorin hologramet si materiale për ruajtjen e të dhënave, mund të ketë ndikim dramatik në tregun e përgjithshëm të holografeve. Kompjuterët optik ende në zbulim e sipër do të jenë në gjendje të japin triliona pjesë të informacionit më shpejtë se sa gjenerata e tanishme e kompjuterëve. Projektet e pavarura të IBM dhe në NASA Jet Propulsion Laboratory ka demonstruar përdorimin e hologrameve për të lokalizuar dhe për të korrigjuar informacionin pa e ditur adresën e tij në vendin e deponuar, por duke ditur diçka nga përmbajtja e tij. Për të kuptuar më mirë fitoplanktonet detare, shkencëtarët kanë zbuluar një kamerë holografike nënujore që prodhon në vijë (kolonë) dhe jashtë boshtit holograme të organizmave. Një kompjuter kontrollon fazat e lëvizjeve ose një videokamerë ose një mikroskop përmes imazheve, dhe organizmat mund të maten pasi që janë në ambientin e tyre nënujor. Soni Elektronika e përdor hologramin në kamera digjitale. Laseri luksoz i Sonit duke e fokusuar sistemin arrinë fokusim të saktë në subjekte me kontrast të vogël në kushte të errëta. Ai planifikon një model vizuel laseri hologram Klasa 1 direkt në subjekt ashtu që kamera mund të detekton kontrastin ndërmjet skajeve të modelit laserik dhe të vetësubjektit.[1]

  1. ^ HOLOPHILE, INC., The History and Development of Holography, hologram, holograms, holography, holography exhibitions, holographic images, 3-D, 3-dimensional images, Hologram, H...