Jump to content

Perla Orientale Aziatike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kulla "Perla Orientale Aziatike" (Anglisht: Oriental Pearl Radio & TV Tower; Chinese: 东方明珠塔) është kulla me antenë për TV në Shanghai. Ndodhet në zonën Lujiazui të Pudong, në krahë të lumit Huangpu, duke e bërë pikë referimi të dallueshme dhe tepër tërheqëse.

Dizenjuesit ishin Jiang Huan Chen, Lin Benlin dhe Zhang Xiulin. Ndërtimi filloj në vitin 1991 dhe u përfundua në vitin 1994.

Është e lartë 468m. Isht struktura më e lartë e ndërtuar në Kinë prej 1994-2007, kur u tejkalua nga Qendra Financiare Botërore e Shanghait.

E tërë kulla është mbështetur nga tri kolona të mëdha që fillojnë nën tokë. Kulla përmban gjithsej 11 sfera, të mëdha dhe të vogla. Të dy sferat më të mëdha, përgjatë gjatësisë së kullës, kanë diametër 50m e poshtmja dhe 45m sfera e sipërme. Ato janë të lidhura me tre kolona, secila me diametër 9m.

Kulla ka pesëmbëdhjetë nivele vëzhguese. Kur hyn brenda ka mjedisin e madh me dyqane dhe radha për të hyrë në të është shumë e madhe. Për t'u ngjithur lartë duhet të marrësh ashensorin, i cili ka vetëm numrin 1 për të shtypur. Ashensori ka kapacitet mbi 20 njerëz njëherësh.