Jump to content

Perlati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Perlat)
Shpella e Valit

Perlati është qendër e Komunës se Kthellës, në rrethin e Mirditës.

Perlati emrin e ka marrë nga sunduesi i saj në kohën e mesjetës Pjeter Perlati një nga trimat e heroit kombëtar, Skënderbeu. Besimi fetar në Perlat është besimi katolik. Nëntoka e Perlatit është e pasur në bakër e në derivatet e saja dhe se fundi edhe ne krom. Perlati shtrihet në kodra e lugina te zalleve. Në Perlat kultivohen drithërat rrushi e frutat, po të vihet dore është më të vërtete një perlë e Mirditës.Perlati perbehet nga tre pjese. Perlat Qender ku ndodhen edhe zyrat e komunes se Kthelles ,Perlat eper qe shtrihet ne brigjet e zall Dodaj ku syri te sheh me te vertete nje pamje te mrekullueshme dhe se fundi katundi i vjeter ose siq quhet sot Troje. Perlati eshte nje perle e vertete. Aty mund te zhvillohet me shume sukses agroturizmi, perpunimi i rrushit e frutave . Ne Perlat shtepia eshte e tipit kulle . Perlati përbëhet nga disa lagje: Vadhishta ,Picaku,Macaj ,Tomaj,Dodaj,Radaci. Perlati i Epërm përbëhet nga keto lagje:Lekgegaj, Ndrejaj e Sulejman e Hasanaj, Pernoj e Dodbibaj.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]