Skënderbeu
Skënderbej | |
---|---|
Dominus Albaniae (Zotërues i Arbërisë) | |
Udhëheqësi i Lidhjes së Lezhës | |
Mbretërimi | 2 Mars 1444 - 17 Janar 1468 |
Paraardhës | vetë |
Pasardhës | Lekë Dukagjini |
Princ i Principatës së Kastriotit | |
Mbretërimi | 28 Nëntor 1443 - 17 Janar 1468 |
Paraardhës | Gjon Kastrioti |
Pasardhës | Gjon Kastrioti II |
Bashkëshorte | Donika Kastrioti |
Fëmijë | Gjon Kastrioti II |
Shtëpia | Kastriotët |
I ati | Gjon Kastrioti |
E ëma | Vojsava Tribalda |
U lind | 1405 Principata e Kastriotit |
Vdiq | 17 janar 1468 Lezha, Republika e Venedikut |
Varrimi | Kisha e Shën Nikollës, Lezhë |
Besimi | Ortodoks (pas lindjes–~1423) Mysliman (1423–1443) Katolik (1443–1468) |
Nënshkrimi |
Gjergj Kastrioti (1405 – 17 janar 1468), i njohur si Skënderbeu (nga turqishtja osmane: اسکندر بگ İskender Bey) ishte një feudal dhe udhëheqës ushtarak arbër që në fillesë luftoi për Perandorinë Osmane dhe më pas drejtoi një kryengritje kundër saj.
Anëtar i familjes fisnike të Kastriotëve, ai u dërgua si peng në oborrin osman, ku u arsimua dhe hyri në shërbim të sulltanit për njëzet vitet e ardhshme. U ngrit sipas gradave duke u bërë deri sanxhakbej i Sanxhakut të Dibrës në vitin 1440. Më 1443, ai dezertoi ushtrinë osmane gjatë betejës së Nishit dhe u bë sundimtar i Krujës, në një territor nga Petrela deri në Modriç. Në vitin 1444, ai themeloi Lidhjen e Lezhës me mbështetjen e fisnikërisë së kohës.
Në vitin 1451, Skënderbeu nënshkroi traktatin e Gaetës, ku njohu sovranitetin de jure të Mbretërisë së Napolit mbi Arbërinë, duke siguruar një aleancë mbrojtëse, edhe pse mbeti një sundimtar i pavarur.[1] Në vitet 1460–61 mbështeti Ferdinandin I të Napolit në luftërat kundër Gjonit II të Anzhuinëve. Në vitin 1463 u bë komandanti kryesor i forcave kryqtare të papa Piut II, por papa vdiq ndërsa ushtritë ende po mblidheshin. Së bashku me venedikasit luftoi kundër osmanëve gjatë Luftës osmano–venedikase të viteve 1463–79, deri në vdekjen e tij në janar të vitit 1468.
Skënderbeu shquhet si një ndër komandantët më të rëndësishëm të historisë ushtarake të kohës së tij, si më këmbëngulësi – dhe përherë fitimtari – kundër Perandorisë Osmane në kulmin e saj.
Emri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Forma origjinale latine e mbiemrit, Castrioti (gjithashti si Castriothi in 1408),[2] në historiografinë e sotme shqiptare paraqitet si Kastrioti, ndërsa emri i tij si Gjergj.[3] Emri i tij ishte shkruar si Đurađ dhe Đorđe (sq. Gjuragj dhe Gjorgje) në sllavisht në korrespondencën me rajonet fqinje sllave.[4][5] Në vitin 1450, emri i tij i plotë në shkrimin cirilik të sllavishtes së vjetër ishte shkruar si Đurađ Kastriot (Ђурьђ Кастриот),[4] nga vetë kancelari i tij Ninac Vukosaliq.[6][7] Du Fresne (1610–1688), duke shkruar në latinisht, përdori Georgius Castriotus Scanderbegus në veprën e tij.[8] Frangu i Bardhë te fjalori i tij shkruan se bashkëkohësit i referoheshin rëndomë si Dragoi i Arbnit (lat. Epiri Draco) dhe emrin ia shkruan Giec Caſtrioti, ku Gjeç përbën një formë arkaike e shkurtuar që gegnishtja i ka bërë këtij emri grek "γεωργός" (sq. georgos, argat).[9] Moore në veprën biografike për Skënderbeun (1850) përdori trajtën Castriot.[10] Mbiemri rrjedh nga latinishtja castrum nëpërmjet fjalës greke κάστρο (shqip: kështjellë).[11][12] Sipas Nolit, mbiemri është një toponim, që rrjedh nga fshati Kastriot në Shqipërinë e sotme verilindore.[13][14]
Osmanët i dhanë atij emrin اسکندر بگ, İskender bey ose İskender beğ, që do të thotë "zoti Skënder" ose "zoti Aleksandër", që në gjuhën shqipe paraqitet si Skënderbej ose Skënderbeu.[15] Në letrën e vitit 1450 dërguar Republikës së Raguzës nga Skënderbeu, ai u nënshkrua si Скедерь бегь ("Skeder beg"), dhe në vitin 1459 si Скендьрь бегь ("Skender beg").[4] I latinizuar nga Barleti si Scanderbegi, ky emër është supozuar të ketë qenë një krahasim i aftësive ushtarake të Skënderbeut me ata të Aleksandrit të Madh.[16] Në vitin 1463, emri i tij u shkrua në latinisht si Zorzi Castrioti.[17][18] Gjithmonë e nënshkroi veten si Zot i Arbërisë (latinisht: Dominus Albaniae), dhe nuk pretendoi tituj të tjerë përveç tij në dokumentet e mbijetuara.[3]
Jetëshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave.[19] Ka shumë teori mbi vendlindjen e tij. Një ndër biografët e shumtë të tij, Frashëri, duke analizuar gjenealogjitë e kronikës së Muzakës, burimet e Raffaele Mattei-t, si dhe defterët osmanë të 1467, e ka vendosur vendlindjen e tij në Sinë - një nga tre fshatrat, zotërime të të gjyshit Pal Kastriotit. Vendosja e datëlindjes më 1405 nga Noli ka gjetur mbështetje të gjerë tanimë, pas kundërshtive fillestare, si dhe mungesa e dokumentacionit të lindjes së tij apo vëllezërve e motrave të tij. I ati, Gjoni, kishte në zotërim një territor mes Shufadasë dhe Prizrenit, përmes Matit dhe Dibrës. E ëma Vojsava, origjina e së cilës është diskutuar, nëse ka qenë bijë Brankoviçësh, e një familjeje fisnike bullgare apo bijë Muzakajsh. Gjergji pati tre vëllezër më të mëdhenj, Stanishën, Reposhin dhe Kostantinin, si dhe pesë motra, Marën, Jelenën, Angjelinën, Vlajkën dhe Mamicën.
Në shërbimin osman
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U dërgua peng razie në Edrene më 1415, edhe njëherë tjetër më 1423. Pandehet se qëndroi në oborrin e Muratit II si iç-ogllan për afro tre vjet,[20][21] ku mori edukim ushtarak në Enderun.[22]
Dokumentimi i parë ekzistues i emrit të Gjergjit është Akti i Parë i Hilandarit më 1426, ku Gjon Kastrioti me 4 djemtë e tij dhuruan të drejtën e vjeljes së taksave të dy fshatrave manastirit serb të Hilandarit.[23] Paskëtaj, Gjoni me djemtë e vet, përjashto Stanishën, blenë katër adelfate për në kullën e Shën Gjergjit dhe të disa pronave në brendi të Hilandarit siç pohohte në Aktin e Dytë të Hilandarit. Logu që Kastriotët dhuruan emërtohet nga murgjit e Hilandarit Arbanashki pirg, pra Kulla arbërore.[23]
Pasi u diplomua në Enderun, Sulltani i dha një timar pranë zotërimeve të të atit. Gjoni ishte i shqetësuar se mos sulltani do ta urdhëronte Skenderbeun që t'i pushtonte zotërimet e të atit, duke i lajmëruar në prill të 1428. Po atë vit Gjonit i duhet që t'i kërkojë falje senatit venedikas se i biri kishte marrë pjesë nëpër fushatat osmane kundër të krishterëve. Më 1430 Gjoni u thye në betejë nga sanxhakbeu i Shkupit, Isak Beu, si pasojë zotërimet e tij u zvogëluan. Po atë vit Skenderbeu vazhdoi duke luftuar nëpër fushatat e Muradit II, duke fituar kështu gradën spahi. Mendohet se iu dha një çiflig në Nikopojë, në Bullgarinë Veriore sot, meqë figuron një "Iskander Bey" i zoti i një çifligu në një dokument të 1430. Pavarësisht se u ftua nga të afërmit e tij, Gjergj Arianiti dhe Andrea Topia për të marrë pjesë në kryengritjen arbërore, por ai nuk u tund prej qëndrimeve të tij, duke vazhduar të ishte besnik i sulltanit.[24]
Më 1437/1438 përmendet si subash i Krujës para se Hizir Beu të emërohej aty nëntorin e 1438. Deri në maj të 1438 Skenderbeu kishte në zotërim një timar të konsiderueshëm, pjesë e vilajetit të Dhimitër Jonimës, që përbëhej nga 9 fshatra që ishin dikur pjesë e zotërimeve të të atit. Sipas Inalxhëkut, asokohe nëpër dokumentet osmane radhitej si Juvan oglu Iskender bey (i biri i Gjonit, Skender beu). Në sajë të meritave të tij nëpër fushatat e shumta osmane iu dha prej Muradit II titulli vali. Asokohe i printe një njësie prej 5,000 kalorësish.[25]
Kryengritja ndaj osmanëve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1443 trupat hungareze të komanduara nga Janosh Huniadi u futën në thellësi të Ballkanit dhe në nëntor u ndeshën me ushtrinë osmane duke e thyer. Këtë rast e shfrytëzoi Gjergj Kastrioti Skënderbeu për tu kthyer në atdhe. Pasi çliroi Krujën me 28 nëntor 1443 ngriti flamurin e Kastriotëve, flamur të kuq me shqiponjë të zezë dykrenore.[26][27] Para krutanëve mbajti një fjalim të zjarrtë. Pa humbur kohë hyri në bisedime me zotërit arbër dhe me ndihmën e tyre çliroi edhe një varg kështjellash tjera. Në hapësirat e çliruara ndodheshin zotërimet e shumë fisnikëve arbër.[28] Çlirimi i vendit në vitin 1443 ishte fitore historike, por Skënderbeu e kuptoi se për të mbrojtur territoret e çliruara duhej kapërcyer copëtimi politik dhe duhej bashkuar. Prandaj mblodhi në Lezhë një kuvend të fisnikëve.[29] U formua Lidhja e Lezhës,[30][31][32][33] një aleancë politike dhe ushtarake kryetar i së cilës u zgjodh Skënderbeu. Ai u zgjodh edhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë së përbashkët e cila do të formohej.[34]
Në vitin 1444 forcat e komanduara nga Skënderbeu thyen ushtrinë osmane në Betejën e Torviollit.[35] Me 10 tetor 1445 një ushtri osmane prej 9,000–15,000 vetësh[36] nën komandën e Firuz Pashës u nis drejt Arbërisë nga ana e Prizrenit. Këto lëvizje nuk i shpëtuan Skënderbeut. Osmanët në luginën e Mokrës ndërsa Skënderbeu i sulmoi dhe i shpartalloi me 3500 luftëtarë.[37] Vitin passues ai theu osmanët edhe dy herë tjera, një herë forcat osmane nga Ohri,[38] dhe prapë në Betejën e Otonetës me 27 Shtator 1446.[39][40]
Në vitin 1450 sulltan Murati II mbërriti në Arbëri me një ushtri të madhe dhe rrethoi Krujën. Skënderbeu qëndroi jashtë kështjellës bashkë me luftëtarët e tij dhe godiste ushtrinë osmane papritur dhe pandërprerë nga drejtime të ndryshme. Duke parë humbjet sulltani urdhëroi asgjësimin e trupave të Skënderbeut duke i ndjekur kudo, por këto ekspedita u kushtuan osmanëve shumë humbje. Gjendja e osmanëve filloi të keqësohej nga mungesa e ushqimeve për shkak se arbërit sulmonin karvanet e furnizimeve. Pas disa muajsh rrethimi të pasuksesshëm, Murati humbi shpresat se mund ta merrte Krujën prandaj me fillimin e stinës së shirave e ndërpreu fushatën ushtarake. Lufta për mbrojtjen e Krujës ishte një ndër fitoret më të rëndësishme të Skënderbeut.[41]
Më 1451, u martua me Donikën, të bijën e Gjergj Arianitit.[42] Skënderbeu u përpoq të siguronte ndihma për të çliruar territore tjera që ishin nën osmanët. Atë vit Skënderbeu dhe Alfonsi V i Napolit nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi si dy zotër të barabartë.[43][44] Në vitin 1452 sulltani i ri Mehmeti II dërgoi dy ushtri në Arbëri të cilat u thyen njëra pas tjetrës nga Skënderbeu.[45]
Në vitin 1455 ushtria e Lidhjes rrethoi Beratin. Skënderbeu dhe Gjergj Arianiti ishin larguar kur u njoftuan për sulmin e papritur të ushtrisë osmane. Kur arritën në fushbetejë çdo gjë kishte përfunduar.[46] Pas Betejës së Beratit gjendja e brendshme poltike në Arbëri u keqësua, duke shkaktuar lëkundje te fisnikët. Moisi Golemi i trembur kaloi në anën e osmanëve të cilët në vitin 1456 e dërguan në krye të një ushtrie osmane në Arbëri por ushtria e Skënderbeut e theu keqas.[47] Në vitin 1456 Gjergj Stres Balsha, u shiti osmanëve kështjellën e Modriçit për 30,000 aspra argjendi. Ai u mundua ta fshehë këtë; megjithatë tradhëtia e tij u zbulua, dhe ai u burgos në Napoli.[48] Më 1456 Gjergjit i lindi djalë.[49] Hamza Kastrioti, nipi i Skënderbeut, humbi shpresat se do të trashëgonte principatën pas vdekjes së Skënderbeut dhe iu bashkua osmanëve.[49] Më 27 qershor 1458, Alfonsi V vdiq në Napoli dhe Skënderbeu dërgoi emisarë te i biri Ferdinandi.[50]
Pas pesë betejave të ashpra që u zhvilluan në vitin 1465 mes ushtrisë arbëre dhe ushtrive osmane të drejtuara nga Ballaban Pasha, ku arbërit dolën fitimtarë, sulltan Mehmeti II mendoi se kishte ardhur koha për një goditje vendimtare të të gjitha forcave ushtarake të Perandorisë Osmane. Në pranverën e vitit 1466 sulltani u nis në krye të gjithë ushtrisë osmane për të rrethuar Krujën.[51] Pasi dy muaj luftimesh të ashpra ai u bind se Kruja nuk pushtohej me forcën e armëve prandaj vendosi ta mbante nën një rrethim të vazhdueshëm derisa mbrojtësit e Krujës të dorëzoheshin nga uria. Këtë detyrë ia ngarkoi Ballaban Pashës duke ia lënë drejtimin e ushtrisë osmane në Arbëri. Krahas rrethimit, forcat e tij do të ushtonin presion të vazhdueshëm në viset e lira arbërore.[52]
Në prill 1467, Skënderbeu u kthye në atdhe ku me përkrahjen e popullit riorganizoi një ushtri të fuqishme dhe me 19 prill shpartalloi plotësisht ushtrinë osmane të komanduar nga vëllai i Ballabanit, Jonima, të cilin e zuri rob. Më 23 prill ushtria shqiptare së bashku me mbrojtësit e Krujës sulmuan dhe shpartalluan ushtrinë e Ballabanit duke e lënë këtë të fundit të vdekur.[53]
Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat arbër. Vdiq me 17 janar 1468 në Lezhë. U varros në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë, po në atë vend ku u mbajt Kuvendi i Lezhës.[54]
Trashëgimia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qëndresa e tij mbajti në vendnumro zgjërimin e Perandorisë Osmane, duke iu mveshur merita se qe ndër arsyet që i vonoi osmanët të pushtonin Evropën Perëndimore,[55] së bashku me bashkëkohësit Vladi III i Vllahisë me Stefani III i Moldavisë dhe Huniadin e Hungarisë.[56] Sipas dokumentacionit arkivor, namin e heroit e mori që në gjallje,[57] duke marrë edhe titullin papnor Athleta Christi.[58]
Ndër arbëreshët e Italisë kujtimi për të në formë rapsodish u mblodhën dhe botuan nga Jeronim de Rada më 1866. Për studjues të kësaj përmbledhjeje janë parë si këngë joautentike popullore, ku De Rada ka vënë dorë me gjasë nga dëshira e mirë për t'u dhënë arbëreshëve dhe shqiptarëve një faktor themelor identitar.[59]
Prej regjimit komunist në Shqipëri, figura e tij u përdor si mekanizëm legjitimues dhe konsolidues i një memorieje kolektive të standardizuar.[60]
Në letërsi dhe arte
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Veprat kushtuar Skënderbeut
Përgjatë shekullit të pesëmbëdhjetë dy janë veprat letrare të njohura që i kushtohen Skënderbeut. E para e shkruar në fillim të 1480' nga ipeshkvi katolik i Ulqinit,[61][62] Martin Segon që është një skicë e shkurtër biografike por tejet e rëndësishme (it. Narrazioni di Giorgio Castriotto, da i Turchi nella lingua loro chiamato Scander beg, cioe Alesandro Magno).[63][64] Vepra e dytë është Kujtimet e një Jeniçeri (sr. Успомене јаничара) shkruar gjatë viteve 1490-97 nga Konstantin Mihailoviq, një jeniçer serb i ushtrisë osmane.[65]
Shekullin pasardhës Barleti shkroi Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut, të cilën e botoi italisht në Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës.[66] Vepër tjetër me rëndësi është edhe vepra e shkruar nga Dhimiter Frangu "Komentar për punët e turqve dhe të zotit Gjergj Skënderbe, princ i Epirit".[67] Një vepër tjetër e rëndësishme për të njohur shoqërinë shqiptarë të shek. XV është “Historia dhe gjenealogjia e shtëpisë së Muzakajve”, shkruar në italisht më 1510 nga bashkëluftëtari i Skënderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. të XIX më të drejtë e ka cilësuar atë si një “margaritar”.[68]
Voltaire nis kapitullin e tij "Marrja e Konstandinopojës" me frazën: "Sikur Perandoret grek ka vepruar si Skenderbeu, Perandoria e Lindjes ende mund të ketë qenë ruajtur."
Skënderbeu është protagonist i tri tragjedive 18-shekullit britanik, Skenderbeu William Havard-së, një tragjedi (1733), George Lillo's Hero i krishterë (1735), dhe Skënderbeu Thomas Whincop-së, Ose, Dashuria dhe Liberty (1747). Një numër i poetë dhe kompozitorë gjithashtu kanë tërhequr frymëzim nga karrierën e tij ushtarake. Frëngjisht poeti i shekullit të 16 Ronsard shkroi një poemë rreth tij, ashtu si edhe të shekullit të 19 poeti amerikan Henry Wadsworth Longfellow. Për Gibbon, "John Huniades dhe Skënderbeut... janë të dyja të drejtë për njoftim tonë, që nga profesioni i tyre i Osmane armëve vonuar rrënojat e perandorisë greke."
Në 1855, Camille Paganel ka shkruajtur Histoire de Scanderbeg, i frymëzuar nga Krime të Luftës.
Në haxhit e gjatë poetike përrallë Çajld Harold's (1812-1819), që Bajroni filloi të shkruajë, ndërsa në Shqipëri, Skënderbeu dhe populli i tij luftëtar janë përshkruar në kushtet e mëposhtme : "Toka e Shqipërisë ! ku Iskander rose, Theme e rinj, dhe fener i urtë, dhe ai adash e tij, të cilit All-habitur armiqve të zvogëluar nga veprat e tij të emprize kalorësiak : Toka e Shqipërisë ! më lejoni të bëj sytë e minave Në ty, ti infermiere i thyer i papërsëritshëm ushtarak Thënë shkurt ! Kryq zbret, minaret e tua dalin, Dhe shkëlqen zbehtë hënë në lugore, Përmes zabel shumë një selvi brenda ken çdo qytetit. "Canto II, XXXVIII." Ashpra janë fëmijët e Shqipërisë, por ato nuk mungojnë virtytet, ishin ato virtyte më të pjekur . Ku është armiku që ndonjëherë e panë prapa tyre? Kush mund të mundohem ashtu edhe të luftës duroj? tyre amtare fastnesses nuk më të sigurt se ata në kohën e trazuar të dyshimta duhet : zemërimin e tyre si vdekjeprurës ! Miqësia e tyre por i sigurt, Kur Mirënjohjes ose ofertat e tyre rrjedh gjak trimëri palëkundur nxiton mbi where'er shefi i tyre mund të çojë. " Canto II, LXV.George Castriot, i mbiquajtur Skenderbe, Mbret i Shqipërisë.
Ludvig Holberg, një shkrimtar danez dhe filozof, pohoi se Skënderbeu është një nga gjeneralët më të mëdhenjë në histori.[69] Sir William Temple konsiderohet Skënderbeu të jetë një nga të shtatë krerët më të madh pa një kurorë, së bashku me Belisarius, Flavius Aetius, Gjon Huniadi, Gonzalo Fernández de Cordoba, Farnese Aleksandër, dhe William Heshtur.
Barok kompozitorit italian Antonio Vivaldi përbërë një opere me titull Skënderbeu (e parë e interpretuar 1718). Një tjetër opera me titull Skënderbeu ishte i përbërë nga shekulli 18 frëngjisht kompozitorit François Francœur (e parë e interpretuar 1763).
Mirënjohje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- I pari i shqiptarëve
- Hero Kombëtar
- Urdhri i Skënderbeut
Skënderbeu në art
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mbi jetën e Skënderbeut është xhiruar edhe një film me emrin e njëjtë (Velikiy voin Albanii Skanderbeg).
- Scanderbeg, opera nga François Francoeur dhe François Rebel.
- Scanderbeg, opera nga Antonio Vivaldi.
Projekti kulturor Itali-Shqipëri "A.C.C.I.A ARTE" organizoi me datë 1 gusht 2006 një konferencë shkencore me titull “Shqiponja dhe gjysmëhëna”. Në këtë sesion studiues e pedagogë shqiptarë e italianë diskutuan mbi praninë e figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në veprat letrare dhe ato muzikore, në shekuj. Referuan gjuhëtari Gjovalin shkurtaj, Mario Spedicato, pedagog në Universitetin e Leçes, Alessandro Laporta, drejtor i bibliotekës së provincës së Leçes, muzikologët Luisa Cosi dhe Corrado De Bernart, e shumë të tjerë.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Historia e popullit shqiptar: vëllimi i parë. Tiranë: Akademia e Shkencave të Shqipërisë. 2002. ISBN 9992716223.
- Frashëri, Kristo (2002), Gjergj Kastrioti Skënderbeu: jeta dhe vepra, 1405–1468, Botimet Toena, ISBN 99927-1-627-4
- Frashëri, Kristo (2009). Skënderbeu i shpërfytyruar nga një historian zviceran dhe disa analistë shqiptarë. Tirana: Dudaj. ISBN 978-99943-0-109-6.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Iscander-Shortfilm.com - (në shqip, anglisht, italisht dhe turqisht)
- Milosao
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Fine, John Van Antwerp (1994), The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest (në anglisht), University of Michigan Press, fq. 558–559, ISBN 978-0-472-08260-5
- ^ Simeon Ljubić (1875). Listine o odnošajih izmedju južnoga slavenstva i Mletačke Republike: Od godine 1403 do 1409 (në serbo-kroatisht). Jugoslavenska akademija znanosti i umjetnosti. fq. 120–.
- ^ a b Anamali, Skënder (2002), Historia e popullit shqiptar në katër vëllime, vëll. I, Botimet Toena, OCLC 52411919
- ^ a b c Jovanović, Gordana (1990). "Starosrpski jezik u dva pisma Đurđa Kastriota Dubrovčanima". Stanovništvo slovenskog porijekla u Albaniji (në serbo-kroatisht). Cetinje: Rastko.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Pavle Ivić (1987). Zbornik Šeste jugoslovenske onomastičke konferencije: Donji Milanovac, 9–12 oktobra 1985 (në serbo-kroatisht). SANU. fq. 343.
- ^ Srpska kraljevska akademija 1941, p. 95.
- ^ Miklosich, Fr. 1858, p. 443.
- ^ Du Fresne, Historia Byzantina Familiae Byzantinae, 1688
- ^ Bardhi, Frang. 1635. Dictionarium Latino-Epirotaricum. Roma. P. 197
- ^ Moore, Clement Clarke (1850), George Castriot, Surnamed Scanderbeg, King of Albania (në anglisht), New York: D. Appleton & Co., OCLC 397003
- ^ Michaelides, Constantine E. (2003). The Aegean crucible: tracing vernacular architecture in post-Byzantine centuries (në anglisht). Delos Press. fq. 118. ISBN 978-0-9729723-0-7. Marrë më 24 mars 2012.
- ^ von Thallóczy, Ludwig (1916), Illyrisch-albanische Forschungen (në gjermanisht), Konstantin Jireček; Milan von Šufflay; Theodor A Ippen; Ernst C Sedlmayr, MÜNCHEN UND LEIPZIG: VERLAG VON DüNCKER & HUMBLOT, fq. 80, OCLC 10224971
- ^ Noli, Fan S. (1947), George Castrioti Scanderbeg (1405–1468) (në anglisht), International Universities Press, OCLC 732882
- ^ Masson, Margaret (1954), The unwritten law in Albania (në anglisht), University Press
- ^ Hodgkinson, Harry (2005), Scanderbeg: From Ottoman Captive to Albanian Hero (në anglisht), I. B. Tauris, ISBN 1-85043-941-9
- ^ Rosser, John Hutchins (2001), Historical dictionary of Byzantium (në anglisht), Scarecrow Press, ISBN 978-0-8108-3979-3
- ^ Viktor Novak (1936). Jugoslovenski istoriski časopis (në serbo-kroatisht). Jugoslovensko istorisko društvo. fq. 410.
- ^ Clewing, Konrad; Schmitt, Oliver Jens; Hösch, Edgar (2005). Südosteuropa: von vormoderner Vielfalt und nationalstaatlicher Vereinheitlichung (në gjermanisht). Oldenbourg Verlag. fq. 150. ISBN 978-3-486-57888-1. Marrë më 20 korrik 2013.
Zorzi Castrioti, Signor de Croia
- ^ Akademia 2002, p. 392
- ^ Akademia 2002, p. 393
- ^ Frashëri 2002, p. 86
- ^ Setton, Kenneth Meyer (1990). A History of the Crusades: The Impact of the Crusades on Europe (në anglisht). Univ of Wisconsin Press. fq. 293. ISBN 978-0-299-10744-4.
- ^ a b Frashëri 2002, ff. 86-92.
- ^ Fine 1994, fq. 535.
- ^ Francione 2003, fq. 15.
- ^ Frashëri 2002, p. 212
- ^ Akademia 2002, p. 397-401
- ^ Akademia 2002, p. 397-401
- ^ Akademia 2002, p. 401-402
- ^ Plamen Tvetkov (1993), A history of the Balkans: a regional overview from a Bulgarian perspective (në anglisht), EM Text, origjinali nga Universiteti i Miçiganit, fq. 242, ISBN 9780773419568
- ^ Frashëri 2009, pp. 76-77.
- ^ Ferit Duka; Dorian Koçi (4 mars 2018). ""Besëlidhja e Lezhës", veprimtari në Muzeun Historik Kombëtar". Arkivuar nga origjinali më 24 gusht 2020. Marrë më 28 mars 2019.
- ^ Elsie, Robert (2012), A biographical dictionary of Albanian history, London: I.B. Tauris, fq. 127, ISBN 978-1-78076-431-3, OCLC 801605743
- ^ Akademia 2002, p. 393
- ^ Akademia 2002, p. 406
- ^ Hodgkinson, Harry (1999-01-01). Scanderbeg (në anglisht). Centre for Albanian Studies. fq. 81. ISBN 9781873928134.
- ^ Francione 2003, f. 310.
- ^ Frashëri 2002, p. 144
- ^ Frashëri 1964, p. 72
- ^ Myrdal 1976, p. 48
- ^ Akademia 2002, p. 414-415
- ^ Akademia 2002, p. 416
- ^ Frashëri 2009, pp. 101-102.
- ^ Akademia 2002, p. 417
- ^ Akademia 2002, p. 416
- ^ Akademia 2002, p. 419
- ^ Akademia 2002, p. 420
- ^ Noli 1947, p. 52
- ^ a b Zbornik Odsjeka za Povijesne Znanosti Zavoda za Povijesne i Društvene Znanosti Hrvatske Akademije Znanosti i Umjetnosti (në kroatisht). HAZU. 1999. fq. 169.
...1456 rođen je princ Gjon Kastrioti, Skenderbegov sin ... Hamza ... pobjegao je kod sultana Mehmeda II 1456 godine...
- ^ Frashëri 2002, p. 359
- ^ Akademia 2002, p. 450-451
- ^ Akademia 2002, p. 452
- ^ Akademia 2002, p. 450-451
- ^ Akademia 2002, p. 393
- ^ Hodgkinson 2005, p. 240.
- ^ Sedlar 1994, p. 396.
- ^ Hodgkinson 2005, p. xii.
- ^ Babinger 1992, pp. 152-53.
- ^ Vehbiu, Ardian (8 gusht 2020). "Arbëreshët - Çështje të hapura". peizazhe.com. Marrë më 17 maj 2021.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Dani, Doan (7 gusht 2016). "Analiza e njëanshme e burimeve historike". telegrafi.com.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Zbornik Matice srpske za književnost i jezik (në serbisht). Novi Sad: Matica srpska. 1991. fq. 91. Marrë më 2 prill 2012.
Мартина Сегона, по сопственој изјави "српског писца"
- ^ Zgodovinski časopis (në serbo-kroatisht). Vëll. 54. Zgodovinsko društvo za Slovenijo. 2000. fq. 131.
Martin Segon je eden najvidnejših humanistov s konca 15. stoletja.
- ^ Studi storici (në italisht). Istituto storico italiano per il medio evo. 1980. fq. 142–45.
Narrazioni di Giorgio Castriotto, da i Turchi nella lingua loro chiamato Scander beg, cioe Alesandro Magno
- ^ UNVOLLSTÄNDIGER TEXTENTWURF ZUR DISKUSSION AM 6.2.2012 (PDF) (në suedisht). 2012. fq. 9. Marrë më 2 prill 2012.
Martinus Segonus verfasste eine der frühesten "Landeskunden" des spätmittelalterlichen Balkans und eine kurze, aber sehr wichtige biographische Skizze zu Skanderbeg
[lidhje e vdekur] - ^ Živanović, Đorđe. "Konstantin Mihailović iz Ostrovice". Predgovor spisu Konstantina Mihailovića "Janičarove uspomene ili turska hronika" (në serbisht). Projekat Rastko, Poljska. Arkivuar nga origjinali më 28 qershor 2011. Marrë më 19 prill 2011.
Taj rukopis je ... postao pre 1500. godine, a po svoj prilici još za vlade Kazimira Jagjelovića (1445–1492) ... Kao što smo već rekli, Konstantin Mihailović je negde između 1497. i 1501. napisao jedino svoje književno delo, koje je sačuvano u raznim prepisima sve do naših dana ... delo napisano verovatno između 1490. i 1497, i to zbog toga što se u njemu Matija Korvin spominje kao već mrtav, a poljski kralj Jan Olbraht kao živ.
- ^ Akademia 2002, p. 486-487
- ^ Akademia 2002, p. 488-489
- ^ Akademia 2002, p. 490