Veprat kushtuar Skënderbeut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kopertina e "Historia e jetës dhe veprave të Skënderbeut, princit të Epirit
Historia e Gjergj Kastriotit të quajtur Skënderbe - Mbret i Shqipërisë, botuar në Moskë, më 1812, në gjuhën greke

Gjergj Kastrioti, Skënderbeu lindi ne vitin 6 maj 1405 dhe vdiq ne vitin 1468. Ai ishte simbol i mençurisë dhe i bashkimit ndërkombëtar.

Vepra nga autorët shqiptarë[redakto | redakto tekstin burimor]

Mbi Heroin Kombëtar Shqiptar janë shkruar një numër i madh veprash të fushave të ndryshme. Nga burimet kryesore historike për të janë Dhimiter Frangu, Marin Barleti dhe Gjon Muzaka, etj. Epoka e Skënderbeut e shekullit XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare.

Dhimiter Frangu duke qenë njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Skenderbeut, ishte i pari i cili shkroi për jetën dhe veprën e Skënderbeut, në frymën e ideve humaniste të kohës. Dhimiter Frangu shkroi realisht ashtu si kishte ndodhur, sepse përndryshe ishte bashkëshoqërues i Skënderbeut gjatë gjithë jetës dhe veprimtarisë së tij, arkëtar e shoqërues në udhëtimet e Princit Shqiptar, për dallim nga Marin Barleti ku ka edhe trillime. Shkrimet latinisht të Dhimiter Frangut të vitit 1480, 12 vjet pas vdekjes së Skënderbeut, mjerisht u përvetësuan nga të tjerët, dhe përkthimet dhe botimet e saj italisht u bënë më vonë, pas vdekjes së Dhimiter Frangut.[1]

Patjetër se vepra e Barletit qe u botua latinisht në fillim të shekullit XVI (1504) kushtuar luftës heroike të arbërve për mbrojtjen e Shkodrës, (rrethimi i Shkodrës) pati jehonë të madhe. Por vepra që e lartësoi figurën e tij si historian dhe humanist është “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, të cilën e botoi italisht në Romë, rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër voluminoze njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës. Veprat e Marin Barletit u bënë burimi më i rëndësishëm ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e epopesë legjendare të shekullit XV, kur ende nuk ishte zbuluar e njohur vepra e Dhimiter Frangut. [2]

Periudha e Skënderbeut u përjetësua edhe në vepra të tjera historike nga bashkëkohësit e heroit.

Një vepër tjetër e rëndësishme për të njohur shoqërinë shqiptarë të shekullit XV është “Historia dhe gjenealogjia e shtëpisë së Muzakajve”, shkruar në italisht më 1510 nga bashkëluftëtari i Skënderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. të XIX më të drejtë e ka cilësuar atë si një “margaritar”.

Në vitin 1812 Eugjen Vulgari publikoi në Moskë, në gjuhën greke, veprën me titull, "Historia e Gjergj Kastriotit të quajtur Skënderbe Mbret i Shqipërisë".

Vepra mbi Skënderbeun kanë shkruar edhe Jani Vreto "Historia e Skënderbeut" (poemë); Naim Frashëri "Histori e Skënderbeut" (poemë); Fan Noli "Historia e Skënderbeut" (1921); Ismail Kadare "Kështjella" (roman); Sabri Godo "Skënderbeu" (1975), etj. Së fundi, me datë 21 mars 2009 është botuar libri më i fundit mbi Heroin Kombëtar nga Fatos Daci "Skënderbeu i vërtetë" (2009), një studim dhe analizë historike, që fokusohet sidomos mbi vendlindjen, origjinën apo datëlindjen e Gjergj Kastriotit, duke kritikuar një diversitet të paqëndrueshëm hipotezash mbi këto fakte e duke i qartësuar ato.

Vepra nga autorët e huaj[redakto | redakto tekstin burimor]

Libra mbi princin shqiptar filluan të shfaqen në Evropën Perëndimore në fillim të shekullit XVI. Një nga veprat më të hershme të historive mbi jetën dhe veprën e Skenderbeut, e cila ka qarkulluar në Evropën Perëndimore ishte Historia de Vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis - Romë, 1508-1510, (Historia e jetës dhe veprave të Skënderbeut, Princi i Epirotve), shkruar nga historiani shqiptar Scodrensis Marinus Barletit, i njohur në gjuhën shqipe si Marin Barleti dhe botuar katër dekada pas vdekjes së Skënderbeut. Barleti e kishte përjetuar personalisht pushtimin turk të vendlindjes së tij Shkodrës, nga i cili pushtim kishte edhe eksperienca personale, u vendos në Padova ku u bë rektor i kishës famullitare të Shën Stefanit. Barleti ia dedikon tërë punën e tij Donferrante Kastriotit, (nip i Skënderbeut), dhe pasardhësve të tij. Libri është botuar së pari në latinisht.

Në shekujt XVI dhe XVII libri i Barletit ishte përkthyer në një varg versionesh edhe në gjuhë të huaja: në gjuhën gjermane nga Johan Pincianus (1533), në italisht nga Pietro Rocca (1554, 1560), në portugalisht nga Francisco D'Andrade (1567), në polonisht nga Ciprian Bazylik (1569), në frëngjisht nga Jaques De Lavardin, fisnik i Plessis du-Bourrot (frëngjisht: Histoire de Georges Castriot Surnomé Skenderbeu, Roy d'Albanie, 1576), dhe në spanjisht nga Juan Ochoa de la Salde (1582). Versioni në anglisht ishte një përkthim nga gjuha frënge nga ana e De Lavardinit dhe Zachary Jones. Ajo është botuar në fund të shekullit XVI, nën titullin, Historiku i Gjergj Kastriotit, i mbiquajtur Skenderbe, Mbret i Shqipërisë. Gibbon nuk ishte i pari që e kishte vënë re se Barleti nganjëherë ishte i pasaktë në favor të heroit të tij, për shembull, Barleti pohon se Sulltani kishte ngordhur nga sëmundja nën muret e Krujës. Portreti i Skenderbeut, Biografia e 1648, ishte shkruar edhe nga Franciscus Blancus, një peshkop katolik i lindur në Shqipëri. Libri i tij "Georgius Castriotus, Epirensis vulgo Scanderbegh, Epirotarum Princeps Fortissimus" është botuar në latinisht në vitin 1636.

Nga ana tjetr edhe Voltaire nis kapitullin e tij "Marrja e Konstandinopojës" me frazën : "Sikur Perandoret grek të kishin vepruar si Skenderbeu, Perandoria e Lindjes ende mund ishte ruajtur." Skënderbeu është protagonist i tri tragjedive shekullit XVIII, Skënderbeu i autorit britanik, William Havard, një tragjedi e vitit 1733, pastaj George Lillo, Heroi i krishterë (1735), dhe Skënderbeu i Thomas Whincop, Ose, Dashuria dhe Liria, (1747). Një numër poetësh dhe kompozitorësh gjithashtu ishin frymëzyar nga karriera e tij ushtarake. Kështu, p.sh. poeti francez i shekullit XVI, Ronsard shkroi një poemë rreth tij, ashtu si edhe poeti amerikan i shekullit XIX, Henry Wadsworth Longfellow.

Në vitin 1855, Camille Paganel i frymëzuar nga krimet e lufts, ka shkruar Histoire de Scanderbeg.

Në përrallë të gjatë poetike me titull, Shtegtimi i Çajld Haroldit, (Child Harold`s Pilgrimage) (1812-1819), të cilën Bajroni filloi ta shkruajë gjersa ndodhej në Shqipëri. Skënderbeu dhe populli i tij luftëtar janë përshkruar në vargjet e mëposhtme:

"Land of Albania! where Iskander rose,
Theme of the young, and beacon of the wise,
And he his namesake, whose oft-baffled foes
Shrunk from his deeds of chivalrous emprize;
Land of Albania! let me bend mine eyes
On thee, thou rugged nurse of savage men!
The cross descends, thy minarets arise,
And the pale crescent sparkles in the glen,
Through many a cypress grove within each city's ken."
Canto II, XXXVIII. -

"Fierce are Albania's children, yet they lack
Not virtues, were those virtues more mature.
Where is the foe that ever saw their back?
Who can so well the toil of war endure?
Their native fastnesses not more secure
Than they in doubtful time of troublous need:
Their wrath how deadly! but their friendship sure,
When Gratitude or Valour bids them bleed,
Unshaken rushing on where'er their chief may lead."
Canto II, LXV.

Ludvig Holberg, një shkrimtar danez dhe filozof, pohoi se Skënderbeu është një nga gjeneralët më të mëdhenjë në histori. Sir William Temple e konsideron Skënderbeun si njërin nga shtatë krerët më të mëdhenjë pa kurorë, së bashku me Belisariusin, Flavius Aetiusin, Gjon Huniadin, Gonzalo Fernández de Cordoban, Farnese Aleksandër, dhe Williami i Heshtur.

Edhe kompozitori italian Antonio Vivaldi shkroi një operë me titull Skënderbeu (interpretuar më 1718). Një tjetër operë me titull Skënderbeu ishte edhe ajo e kompozitorit francez të shekullit XVIII, François Francœur (interpretuar më 1763).

Galeria[redakto | redakto tekstin burimor]

Bibliografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Mikel Prenushi:Dhimiter Frangu, Luftëtar dhe historian i Skenderbeut (Dhimiter Frangu, Skanderbeg's historian and soldier)
  2. ^ Minna Skafte Jensen, 2006,A Heroic Tale: Edin Barleti's Scanderbeg between orality and literacy