Historiografia e Adem Jasharit
Historiografia e Adem Jasharit merret me studimin e jetës dhe kontributit të Adem Jasharit dhe familjes së tij, duke u përqëndruar në periudhën prej lindjes së kryekomandantit e deri në vdekjen e tij. Që prej rënies heroike më 7 mars të vitit 1998 e deri më tani, figura emblematike e Adem Jasharit ka qenë objekt trajtimi në një varg veprash jo vetëm të karakterit historik por edhe në vepra të karakterit letrar, artistik dhe kulturor.
Vështrim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Adem Jashari, si prijës i gjithë familjes Jashari, së bashku më babain Shaban Jashari, të vëllain, Hamzën dhe anëtarët tjerë të familjes, për shkak të një sakrifice të jashtëzakonshme, që tejkalon modelin e Oso Kukës, ofron shembullin e sakrificës më sublime për një ide, idenë e shtetit të Kosovës dhe lirisë së popullit të Kosovës. Në këtë sakrificë kaq të dhembshme ai është shndërruar në një metaforë që përfshin sakrificën kolektive pa çmim, për një ideal të caktuar. Përmasa e kësaj sakrifice ka bërë që emri i Adem Jasharit, që nënkupton të gjithë familjen e tij, të marrë një referencialitet jo vetëm politik, por edhe kulturor e shpirtëror.[1]
Në një vizitë bërë në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, përfaqësuesi i parë special i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë zotëri Bernard Kouchner mes tjerash kishte deklaruar:
“Nëse do të kishte një Çmim Nobel për liri, ai do t'i shkonte Adem Jasharit".
“If there would be a Nobel Prize for freedom, it would go to Adem Jashari”. [2] [3] [4]
Veprimtaria dhe aktiviteti i kryekomandantit Adem Jashari janë përkujtuar, festuar dhe shndërruar në legjendë fillimisht nga ish-pjesëtarët e UÇK-së, pastaj nga masat e gjëra popullore në Kosovë si dhe shoqëria shqiptare në Kosovë e Shqipëri si dhe në Maqedoninë e Veriut. Kjo ka rezultuar në këngë dhe poezi kushtuar kryekomandantit legjendar, pastaj në vepra letrare dhe artistike, monumente dhe përmendore duke vazhduar me emra rrugësh dhe shkollash si dhe objekte të tjera publike që mbajnë emrin e tij si në mbarë Kosovën ashtu edhe jashtë saj. [5] [6] Përderisa nga bashkëluftëtarët e tij ai është pagëzuar me epitetin "Kryekomandanti Legjendar", [7] sot në Kosovë, Adem Jashari konsiderohet "babai i UÇK-së". Portrete të ndryshme të tij shpesh zbukurojnë muret e shtëpive të banuara nga shqiptarë etnikë. [8]
Duke qenë simbol i pavarësisë nga shqiptarët brenda dhe jashtë Kosovës, përvjetori i rënies heroike të Adem Jasharit dhe familjes së tij përkujtohet çdo vit anë e kënd Kosovës [9] ndërsa shtëpia e tij që atëherë është shndërruar në një vend pelegrinazhi për shqiptarët e të gjitha trevave. Fusha ku u varros ai dhe familja e tij që atëherë është bërë një vend monumental për shqiptarët e Kosovës dhe disa autorë e kanë krahasuar Adem Jasharin me heroin kombëtar shqiptar Skënderbeun [10] aq sa edhe me rebelët kaçakë shqiptarë të së kaluarës. [11] Pas Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008, figura e tij është nderuar me titullin "Hero i Kosovës" për rolin e tij në Luftën Çlirimtare të Kosovës. [9] Me emrin e tij janë pagëzuar edhe Stadiumi Olimpik "Adem Jashari" në Mitrovicë [12] [7] dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës Adem Jashari. [13] si dhe Sheshi Adem Jashari (Prishtinë).
Në Tiranë ndodhen busti, statuja dhe Sheshi Adem Jashari. Gjithashtu një rrugë në Tiranë dhe shumë të tjera anë e kënd Shqipërisë janë emërtuar sipas Adem Jasharit.
Në Maqedoninë e Veriut emrin e Adem Jasharit e mbajnë disa rrugë dhe shkolla si është p.sh. Shkolla fillore Adem Jashari në Çair të Shkupit. Krahas tyre janë ngritur edhe përmendore dhe/ose pllaka përkujtimore.
Në Turqi disa rrugë dhe parqe janë emërtuar sipas kryekomandantit legjendar dhe prej tyre më i njohuri është Parku Adem Jashari në Stamboll.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Bartrop, Paul (2012). A Biographical Encyclopedia of Contemporary Genocide (në anglisht). Santa Barbara, California: ABC-CLIO. ISBN 978-0-313-38679-4.
- "Kosovo footballers draw with Haiti in Mitrovica debut". BBC. 5 mars 2014.
- Di Lellio, Anna; Schwanders-Sievers, Stephanie (2006a). "The Legendary Commander: The construction of an Albanian master‐narrative in post‐war Kosovo" (PDF). Nations and Nationalism (në anglisht). 12 (3): 513–529. doi:10.1111/j.1469-8129.2006.00252.x.
- Di Lellio, Anna; Schwanders-Sievers, Stephanie (2006b). "Sacred Journey to a Nation: The Construction of a Shrine in Postwar Kosovo" (PDF). Journeys. 7 (1): 27–49. doi:10.3167/146526006780457315.
- Elsie, Robert (2012). A Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht). New York: I.B. Tauris. ISBN 978-1-78076-431-3.
- Judah, Tim (2008a). Kosovo: What Everyone Needs to Know (në anglisht). New York: Oxford University Press. ISBN 978-0-19-974103-8.
- Luci, Nita; Marković, Predrag (2009). "Events and Sites of Difference: Marking Self and Other in Kosovo". përmbledhur nga Kolstø, Pål (red.). Media Discourse and the Yugoslav Conflicts: Representations of Self and Other (në anglisht). Farnham, England: Ashgate Publishing. ISBN 978-1-4094-9164-4.
- Perritt, Henry H. (2010). The Road to Independence for Kosovo: A Chronicle of the Ahtisaari Plan (në anglisht). New York: Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-11624-4.
- Pettifer, James (2005). Kosova Express: A Journey in Wartime (në anglisht). Madison, Wisconsin: University of Wisconsin Press. ISBN 978-0-299-20444-0.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ https://teve1.info/adem-jashari-ne-kosoven-e-pasluftes/
- ^ S'il existait un prix Nobel pour le sacrifice pour la liberté, il reviendrait à Adem Jashari. https://www.koha.net/fr/arboretum/400647/l%27anniversaire-du-l%C3%A9gendaire-commandant-adem-jashari-et-la-premi%C3%A8re-apparition-de-uck-se/
- ^ https://top-channel.tv/english/homage-for-the-jashari-family/
- ^ https://warcrimesinkosovo.quora.com/23rd-anniversary-of-the-siege-of-the-Jashari-family
- ^ Di Lellio & Schwanders-Sievers 2006a.
- ^ Di Lellio & Schwanders-Sievers 2006b.
- ^ a b Luci & Marković 2009.
- ^ Perritt 2010.
- ^ a b Bartrop 2012.
- ^ Judah 2008a.
- ^ Pettifer 2005.
- ^ BBC & 5 March 2014.
- ^ Elsie 2012.