Shaban Jashari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Jeta e Shaban Jasharit[1]

Shabani ka lindur në vitin (1924). Shabani ishte bujk. Mirëpo, pas Luftës së Dytë Botërore, për një kohë pati ushtruar profesionin e mësuesit, por për shkak të veprimtarisë atdhetare ai do të largohet nga procesi mësimor. Ai pa ndonjë kundërshti vendosi të merrej me punimin e tokës dhe edukimin e fëmijëve në frymën e atdhetarizmit. Edhe nëna e Ademit, Zahidja rridhte nga një familje e njohur atdhetare e galicajve. Kur Shabani kthehet nga ushtria, fillon të punojë si mësues në Skenderaj deri kur burgoset nga pushteti me akuzën se ka qenë "i papërshtatshëm. Në kohën kur ishte burgosur Shabani i kishte pasur 28 vjet. Pas burgimi të Shabanit, Murati u ballafaqua çdo herë me vështirësi të mëdha, duke filluar nga problemet ekonomike, presionet e ndryshme e deri te izolimi i tij nga pushteti dhe rrethi për gjashtë vjet me radhë. Shabani, gjithmonë ka qenë i përcjellur dhe i ndjekur nga pushteti, deri në momentin e fundit të jetës së tij. Pushteti e ka pasur parasysh atë si mësues e intelektual që ishte në atë kohë në Drenicë, prandaj UDB-në, e kanë penguar dy gjëra; e para, pse babai mësonte drejt fëmijët e tij, dhe e dyta, autoriteti i madh që kishte në Drenicë. Prandaj, pushteti ka dashur ta dërgojë atë për të punuar si mësues në Gjilan, në Gollak, por ai nuk kishte pranuar. Më së shumti ka punuar në Tërdec, Obri, Prekaz, Klinë, Prelloc, Skënderaj, etj.Si mësues ka punuar prej vitit 1949-1952, kur edhe burgoset nga pushteti iatëhershëm. Edhe gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, thuhet se Shabani se ka pasur shumë probleme si me serbët ashtu edhe me partizanët. Ai i ishte bashkangjitur prej fillimit e deri në fund Shaban Polluzhës. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, problemet me pushtetin megjithatë nuk marrin fund, por veç sa vijnë e shtohen.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Antarët e Familjes Jashari të rënë gjatë luftës së UÇK-së". Arkivuar nga origjinali më 21 nëntor 2011. Marrë më 17 qershor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)