Kryqëzatat

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Rrethimi i Antiokisë, nga një pikturë mesjetare gjatë Kryqëzatës së Parë.

Kryqëzatat ishin një radhë fushatash ushtarake zakonisht të thirrura nga Papa. Ato u zhvilluan në qindvjeçarin e 11 deri në atë të 13-in, dhe ishin Luftëra të Shenjta të Romës Katolike për rimarrjen e Jerusalemit dhe Tokës së Shenjtë (veçanërisht faltoret e Varrit të Shenjtë, dhe vendet e shoqëruara me jetën tokësore të Jezusit) nga myslimanët, por disa u drejtuan kundër shënjestrave të tjera, siç ishte Kryqëzata e Albigjinisë kundër katarëve në jug të Francës, Kryqëzata e Veriut dhe Kryqëzata e Katërt me marrjen e Konstantinopolit. Historianët kanë numëruar tetë ekspedita të mëdha; pati edhe disa të vogla, por aventureske.

Në një kuptim më të gjerë, emërtimi "kryqëzatë" mund të përdoret për të treguar çfarëdo lufte të shpallur për shkaqe (shtysa) fetare ose, edhe për ndonjë fushatë fetare, ideologjike apo shoqërore (p.sh. "kryqëzata kundër abortit", "kryqëzata kundër pirjes së duhanit" etj.).

Sipas disa historianëve, qëllimi i qytetarëve të paarmatosur, ushtarëve dhe kalorësve që i shoqëronin gjatë udhëtimit të Kryqëzatës së Parë (1096-1099) ishte shtegtimi për në Jerusalem, dhe duhej të ishte e përvuajtshme dhe e zakontë për atë kohë. Por ishte një shtegtim i armatosur, para së gjithash për shkaqe sigurie. Që prej 100 vjetësh hordhitë endacake turke të ardhura nga Azia qendrore ishin ngulitur në pellgun mesopotamik dhe Sirian duke trazuar jetën e popullsisë vendase. Megjithëse ndanë fenë myslimane me shumë vendës, turqit sundonin plotësisht dhe nuk përziheshin me popullsinë e atyshme: madje as edhe gjuhën.

Mes të tjerash kishin nisur të shqetësonin karavanët e shtegtarëve (pelegrinëve) të krishterë të lindjes e të perëndimit, që prej shekujsh udhëtonin për në Jerusalem në pelegrinazh (shtegtim) në vendet ku pati jetuar Krishtit. Grabitjet, plaçkitjet, vrasjet, përdhunimet e grupeve të shtegtarëve u bënë të zakonshme. Për këtë arsye shtegtarët nisën të udhëtojnë nën shoqërimin e grupeve të vogla të armatosura. Nën sundimin arab të qindvjeçarëve të parë nuk ishin vërtetuar ngjarje të tilla, përveç sundimtarit fatimidEgjiptit al-Hakim (fillim qv. XI).

Kur Papa Urbani II urdhëroi një shtegtim të armatosur në Këshillin e Klermontit (1095) askush nuk përmendi fjalën kryqëzatë. Qëllimi i garantuar nga Perëndia (Deus lo vult, Zoti e do) ishte arritja e një mase shtegtarësh të paparë ndonjëherë në vendet e shenjta të Krishterimit. Shumë mendojnë megjithatë, që përdorimi i forcës ushtarake ishte një vegël parandaluese që në fillim.

Rrethanat historike[redakto | redakto tekstin burimor]

Kryqëzatat më të njohura[redakto | redakto tekstin burimor]

Kryqëzata e parë[redakto | redakto tekstin burimor]

1096-1099 Qellimi ishte clirimi i tokes ku ishte kryqezuar Krishti e cila ishte e pushtuar prej myslimaneve. Synimi i feudaleve dhe i tregtareve te Europes ishte pushtimi i qyteteve dhe i tokave ne bregun lindor te detit Mesdhe. Ne keto kryqezata moren pjese feudale,bujkrober,fshatare te deshperuar,tregtar dhe kalores. Kryqtaret themeluan nje shtet ne Jerusalem dhe ky shtet u quajt "Shteti i Krishter". Por ky shtet ishte shume i dobet. Ne vitin 1244 myslimanet pushtuan Jerusalemin. Megjithese europianet organizuan dhe kryqezata te tjera, ata kurre nuk munden te ripushtonin Jerusalemin.

Kryqëzata e dytë[redakto | redakto tekstin burimor]

1147-1149

Kryqëzata e tretë[redakto | redakto tekstin burimor]

1187-1192

Kryqëzata e katërt[redakto | redakto tekstin burimor]

1202-1204 Kjo kryqezatë u bë kundër Perandorise Bizantine.

Kryqëzata e pestë[redakto | redakto tekstin burimor]

1217-1221

Kryqëzata e gjashtë[redakto | redakto tekstin burimor]

1228-1229

Kryqëzata e shtatë[redakto | redakto tekstin burimor]

1248-1254

Kryqëzata e tetë[redakto | redakto tekstin burimor]

Kryqëzata e tetë u zhvillua në vitin 1270.Kryqëzata e tetë ishte kryqëzata më e rrezikshme.Në këtë kryqëzat u tubuan fëmijët që të luftonin. Të gjithë fëmijët hynin në anije dhe duke shkuar për rrugë ata plaçkitshin dhe iu shiteshin të gjitha organet.Kryqezatat mbaruan ne vitin 1291.

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]